Panoramë poetike në kujtim të korifeut të vargut shqip Ali Podrimja, me rastin e njëvjetorit të vdekjës
Faqja 1 e 1
Panoramë poetike në kujtim të korifeut të vargut shqip Ali Podrimja, me rastin e njëvjetorit të vdekjës
Panoramë poetike në kujtim të korifeut të vargut shqip Ali Podrimja, me rastin e njëvjetorit të vdekjës.Botuar në Oren shqiptare të Haxhi Muhaxherit.
NAIM KELMENDI
POETI DHE VDEKJA
(Ali Podrimjes)
Vdekja dhe poeti asgjë të përbashkët nuk kanë
Mund ta lësh veç shpirtin shenjt ku të duash
Në një rrugë franceze sikur bëri Ali Podrimja
Gjithkund në Evropë apo botë apo dhe në Ballkan
Ngase vdekja dhe poeti asgjë të përbashkët s’kanë
Kalon veç vigun siç thoshte Azem shkreli dhe shkon
Përjetësia është e poetit dhe aty vargu t’kujton
Mallëngjyeshëm gjithmonë në rrjedhë kohërash
Dhe shpirti yt është gjithkund e në secilin varg
Ligjërim rrugëtimesh dhe agimesh dhe kujtimesh
Ngase asgjë të përbashkët nuk kanë poeti dhe vdekja
Veç ndërron formë jeta e vargut dhe fjala e tij
Ligjëron dashurinë e përjetshme dhe merr pak nur
Të përjetshëm mbi emrin, mbi fjalën e pathënë mbi kohë
I bie cep më cep atdheut siç e do te tërin deri në fund
E bëhet i lashtë sa jeta, sa koha dhe bleron rrënjë në gur
Ngase s’kanë asgjë të përbashkët vdekja dhe poeti
Ligjërim i bukur rrjedhë fjala rrjedhë, vargu dhe pak zjarr
Shpirti aty ku e kanë lënë dje në ditën që harroi veç orën
E kemi në log t’kohëve mengjeseve e mbrëmjeve e mesjetëve
Gjithmonë në hirin dhe në shkrumbin e fjalës tij digjemi ngapak
Dhe ngrohemi e zgjohemi e gjejmë hijen e tij në secilin breg deti
S’kanë asgjë të përbashkët vdekja dhe poeti
____________________
ELINDA MARKU
Po thone…
Po thone se vdiq Ali Podrimja
T’u thafte thasha
Qysh vdiska poeti!!!
Poetit i ka ra
vdekja hasha.
Kish thanë Podrimja…
Ç’eshte kjo dyndje kaq e madhe
Me shku n’mort te pavdekshmit
Me qa me lot famoz nje poet
Qe nuk ia ndjen per vdekjen.
Kish thane Podrimja
Ne mos nuk u shkruj ma
Nuk ken pse me ba si te terbumit e dhimtes
Une e di si dhimb vdekja e te dashtunit
Ta dini se nuk u dhimb ma shume
Se me dhimbi Lumi mu
Provojeni per here te pare ne jeten tuj
Te mos shtireni s te mire ne vdekjen time.
Nuk kam vdek, jo!
Kam shku mbas Lumit
Shkova se kam çka ti kallxoj.
Paj, Kosova u çlirua!
21 Korrik 2012
____________________
SINAN KËRPAÇI
BLLOKU IM
Poetit Ali Podrimja (1)
Ushtar isha, ushtar jam, ushtar do te jem
në komandën “ Për nder armë!”
pranë vargut tënd Ali Podrimja.
Në bllokun tim asnjëherë nuk shënova
kalibrat e armëve, por të vargjeve të tua,
asnjëherë nuk shënova distancën
e fuqisë shpuese të plumbave,
por të vargut tënd Ali Podrimja,
asnjëherë nuk i mësova kompletet
luftarake të armëve, por titujt
e librave të tu s`i harrova kurrë,
s`i harrova kurrë, o “ Lum Lumi”
Sa herë që komandanti më pyeste:
ushtar Kërpaçi, ç`e ke atë bllok,
i përgjigjesha: ështe ky që më mëson
si të vrapoj transheve dhe të kap pozicion.
Ushtar isha, ushtar jam, ushtar do të jem,
por jo në komandën “ Për nder armë!”,
në komandën: “ Për nder Ali Podrimja!”
1.Kur isha student në shkollën e oficerëve në vitet 1977 – 1980 në një nga xhepat e shumtë të uniformëstime ushtarake unë do të kisha përherë një bllok sagjysma e pëllëmbës time të vogël me vargje të poetit Ali Podrimja.
___________________
MENTOR THAQI
SHEMBËLLTYRË N´KREATYRË
përvjetorëve
përveç kujtesës,
ç´t´iu shtojmë tjetër
dhimbja,
petku më i ngushtë
rezyme e saktë
vetëm shembëlltyra
dhe kreatyra
Ai dhe kërcimi dallëndyshë,
një e plotë në dysh
unë, n´tijin varg
n´lexim shoh largë
edhe ato që s´na i tha,
të shkruara na i la
nuk pat kohë
pas t´rishoh,
përveç ecjes para
kah e mbara
takimet, kuvendimet
ke "Burgu i hapur"
kur hudhej "Zari",
"Buzëqeshje në kafaz" mbetën
as "Credo", as "Torzo", as "Ditar i ankthit", ...
ai "Fundi i gëzuar",
(s)bëri prishje rendi,
"Loja nën Diell"
nuk mund të shkon "N´bisht t´sorrës"
eh, i lumi unë "Lum-Lumi",
"Ishulli Albania"
Emrin tënd mbanë
o Ali Podrimja
paj, më shumë se kaq
s´bëri kush dot
atë ditë e sot
facoleten e vajit
t´ia lëmë muajit Maj
që t´thanë atë vajë
Ti je aty
ku i thonë Shqipni,
pasha k´ta dy sy,
se "Tokë me nda nuk kam,
në .... hasmi, ....,
duhet të mësohemi me vdekjen ..."!
VS., 21.07.20
____________________
ZYBA HYSA
Në lumin e Lumit shkoi…
(Poetit Ali Podrimja)
Një drithmë athtime më pushtoi shpirtin,
Mornica – mornica, dhembja trupin pulësoi,
Zemra papandehur u mbyt… ndryshoi ritmin,
Poet – poeti në lumin e Lumit të tij shkoi…
Si vallë më ndodhi kjo gjendje kaq tronditëse,
Asnjëherë se kisha parë nga afër, poetin kosovar,
Mos vallë poezia mes poetësh bëhet lidhëse,
Muza mike e përbashkët, të bashkuar na mban…
S’di, çfarë u shkëput nga brenda qenies sime,
Ndjej një dhembje që dhemb thikë më thikë,
Lotët më vërshojnë… qaj… gjer në klithje,
Lot rrjedhin nga librat e tij poezitë…
Vargje të pa shkruara…
U nise,
Drejt Francës me xhepat e mbushur plot,
Me vargjet e pashkruara ndonjëherë…
(Sa shumë…)
Rrugës,
Fusje dorën dhe,
Si petalet e trëndafilave që i hedhin nuses,
I lëshove përmbi Kosovë, Camëri,
Ulqin, Tetovë…
Një grusht,
I hodhe mbi Vlorë,
Përmbi Shqipëri,
Për 100 vjetor…
Kur Ti mbushe 60 vjec,
Ditëlindjen e festove në Vlorë
E Vlora të gatoi tortë muze,
E Ti shjkove poezi,
Ku vargjet mbuluan gjithë trojet tona,
E celën dritë për sytë tanë,
Si nuk prite të shijosh tortën e saj?!
E ke lënduar,
Mes gazit të festës,
Për ty, do të qaj…!
____________________
SADIK KRASNIQI
Ali Podrimjes
Ai është te Lumi i tij
eh sa moti te ai është nis
udhë e gjatë deri te ai
përtej dimrave të mërzisë
përtej pranverave me pikëllim
përtej vjeshtave me mall e shi
me diellin e verës në krye
udhës së moçme
udhës së shkretë
mes permes Ulpianës së tij
nën hijet e qiparisave
s´la varr pa çelë
mos mshifet Lumi
nën pllakë mermeri
ta shastisë babin
për mahi
Ai shkoi te Lumi i vet
udhës së dritës
përtej kohës
përtej galaksisë
ai është te Lumi i tij
u bë Lume Plaku
i lumi ai
oi oi oi oiii
____________________
HAXHI MUHAXHERI
LUTJE PËR POETIN
/Shkruar pas marrjë së kumtit për zhdukjen e poetit/
Zot
na e kthe poetin
ai veç lule mbolli
Me këngë mundi të keqen
e shpirt i dha dashurisë
Nga ashti i shpirtit e bëri fyellin
për të lozur melodine e atdheut
20.07.2012
ÇOHU POET
Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur
Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët
Çohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“
Çohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote
Europa prapë fle
E djalli ngre krye
Dritën për ta ndalë
Çohu për tokën dardane
Për „gjakun që nuk falet“
Çohu Ali Podrimja
E ti zëm pusi të keqës
Se koha nuk pret
17.06.2013
____________________
FEHMI KORÇA
ALI
Pse ike ne amshim
e vargu na mbeti peng
poeti yne ALI...
te dashtem me zemer
se ti ke nje emer...
Por edhe ne parajse
do gjeni lumturi
I madhe do mbeteni
Ali poeti-Njeri!
Njeriu per njeriun
te behet kandil
miresin e humanizem
le ti mbaj ne shpirte.
Thoshe ne vargun
kur i thurre njerzimit
Poeti i yne ALI...
Poet fjale embel
qe njeriut i fale dashuri
eshte vlera qe do ruhet
E loti...loti
rreshqiti padashje,
mbi vargun tend ALI !
Kirchenthumbach
____________________
BEKRI S. MURSELAJ
IKE NË AMSHIM
Botës i le vargje shpirtin ta freskon
në kohë të zymta
u nise udhës botës përjetësisht
mendje ndritur shpirt butë
kërkove aromën e lirisë
vargu yt do të shndrris në bibliotekat
e Parisit, Romës, Berlinit, e Londrës
ike në amshim
udhëve të Francës pa asnjë fjalë
ty do të mbaj mend gjatë atdheu
si shumë shokë të tjerë poetë
ike për t’i kënduar atdheut
tash atdheu ty të kujton
21.07.2012
_____________________
ENVER SULAJ
KRAHPËRKRAH ME VETEN
Poetit Ali Podrimja- disa orë para se të gjendej i vdekur
Diku keni me m’gjetë
e unë s’kam me mujtë me i pa ma sytë e bukur
të çikës që di me vajtue dhembshëm e me t’shti n’dhe
me atë gjamën e saj epike
Due me e shkel gurin fort me kambë
e me pa a muj me ec krapërkrah me veten teme
Mos u lodhni duke m’kërkue atje ku s’ka kuptim vetmia
Atje ku fjalës i kanë vu therrë te dera e shpisë
e s’e lanë me pa fundin e rrugës ku pluhnin e ngrit nalt edhe fryma ma e lehtë
Unë dola sot skaj lumit për me ia pa edhe njiherë brigjet gropa- gropa
Që ia shkaktuan reshjet e shiut në stinën teme që s’mi teri kurrë sytë
Më lini të qetë, o miq, të luej me guralecat e bardhë aty ku s’më njeh kush
veç Lumit tem që ma njeh vetminë
e dhembjen....
____________________
AGIM GASHI
KËNGË PËR ALI PODRIMJEN
Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue,
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.
Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij,
Do t’i nderojnë për jetë e mot.
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy,
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
27.07.2012
Düren
http://orashqiptare.blogspot.de/2013/07/poezi-kushtuar-poetit-ali-podrimja.html?spref=fb
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi