Visar ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN
Faqja 1 e 1
Visar ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN
Visar ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN
nuk mund të vdiste Podrimja në Kosovën tij,
s’e linte toka këtu të shtrihej, as të mbyllte sytë,
gjithnjë në këmbë,
klithmë jete gjithnjë
nëpër beteja shpirti,
me vështrim shqiponje
e flatra të rënda ere,
Toka Dardane nën hapat e tij si nën ledhatime dashurie,
Deti Jon avitej si frymëzimi i tij
me dallgë të bardha si me kuaj dasmash,
që i çuam në luftë
dhe Lumi i tij,
ditën i errët dhe i përzishëm, kurse natën plot me shkëlqime parajse,
që lidhte zërin me ecjen,
ëndrrën me rrugën, jetën me vdekjen
si birin me atin,
ikën Ti, burrë i magjepsur dhe befas bëhesh fëmijë,
veshur me këmishë yjesh…
* * *
po ku ikën Ti, që s’ikën kurrë, Vëlla i shtrenjtë,
Vëlla i madh, Bard i shenjtë?
Nuk shkulesh dot se je zemër me rrënjët në gur,
je gur me rrënjët në zemër,
je rrënjë jete mes eshtrave të epokave
në Hijen e Tokës,
je kohë pavdekësie në një thirrje.
* * *
atëhere ku shkoi shpirti yt? Ku ishte? Mos vallë
sipër zjarreve, kur digjeshin Prizreni, Kruja? Ende më thellë endej si re sipër një si Troje, që
u bë më e pamposhtur kur s’ishte më,
kërkonte shpirti dardanin Enea, ikte ai me atin mbi kurriz.
Shpirti i Eneas kërkonte trupin Tënd, e di,
ma kanë thënë perënditë tona në Tomorr,
të njihnin, ti u ngjite atje, të pritën dhe ndanë bukën me Ty.
Ecje Ti, Vëlla i perëndive, Baba Ali,
me Kosovën mbi shpinë,
me Lumin prej dore
dhe s’duhej të vdisnin as Lumi, as Kosova, as Ti,
as perënditë. Binin shigjetat, por Ti me ç’magji
i ktheje në rreze dielli?
* * *
ky dardan i zhveshur që kishte ndalur në Butrint, ishe Ti,
me shkëmbinjtë mburojë e krahët shpata,
ngule një gur tjetër në Çamëri mes hirit,
me fjalët e Tua të forta sa guri,
lexove poezinë e fundit në Sarandë. Që të të përqafonin,
u krijuan menjeherë gjire të tjerë të kaltër. Ti shikoje
detin, atje ku mbështetej Naimi, tek ai ulli i moçëm,
që befas bleroi prej Teje.
Nga duart e Tua dilnin pulbardha…
* * *
Vëllai ynë i madh, bard nga Gjakova,
me Gjak klithmash në buzë,
me himnin e lirisë në ballë
për luftëtarët e Tu,
plagët e tyre i vure të gjitha në trupin Tënd,
të dhimbnin,
me ujin e Lumit tënd i qetësoje,
dole nga vorbullat e vdekura i gjallë,
shtatore lirie lakuriq,
krenar dhe i përunjur prej dhëmbjes,
i ndershëm dhe i madhërishëm prej dëshpërimit,
me këngën që edhe ujqit i bënte miq të zbutur,
ndërsa ajri përreth shndërrohet në mermer të bukur
që qan.
Na mbytën lotët pa Ty. Ti s’na duhesh varr,
kur dhe varret e tjerë i kishe hapur dhe
vdekjet i bëje jetë,
skeletin e kujtesës tonë e mbushje me mish e gjak nga Yti, me metaforat
e Tua dhe po harroje veten, baca Ali,
ku po shkoje ashtu, në ç’hutim, nuk duroje,
doje të ishe njëkohësisht në shumë vende dhe asgjëkundi,
me të gjithë, dhe me ata që s’janë e s’kanë ardhur ende,
Mik i perëndive,
Ti, që na tregoje rrugët
nga duhej të kalonim.
Ti, që në flamujt tanë, të vjetër e të rinj,
kishe venë krahun Tënd si shtizë.
Mos ik! Ku shkove ashtu, në ç’pyll nate të huaj?
Kush të thirri aq larg? Lumi? S’e mbajnë dot brigjet,
i shtyu si anët e arkëmortit. Kishte ardhur Lumi, që krijove Ti,
e hape burimin me thonj…
* * *
Doje që të shlodhëshe gjetiu, tutje, matanë jetës, se toka Jote dhe jeta Jote nuk të linte të shtrihëshe,
të mbyllje sytë,
Udhëtar i dashuruar,
gjithmonë në këmbë, i zbathur si dëshirat
në të kremten e poezisë,
sy-hapur si koha.
Lumi Yt rridhte poshtë flokëve të Tu, sillte zëra,
dilnin shtojzavalle, pasqyra hënash të thyera, bari i njomë si gishtrinj fëmije, të ndillte të tretëshe aty,
kush të thirri prapë, yjet ngecnin mbi qerpikë,
stërkala ujrash sikur shkundeshin psherëtima të argjenda,
Lumi, i lumi Ti, u ngjir së thirruri
deri sa të mori me vete.
Po Ti s’mund të jesh varr në tokën tënde, jo,
veçse epos i ri nëpër erën e thinjur që fryn dhe fryn, sjell frymën tënde të fundit që të mos vdesë
AtDheu, – e shkruajta si Ti dhe po shtoj
në nderimin Tënd, emrin e lashtë, që e vije në fund:
Ulpianë, më 23.07.2012
Solli për publikim:Sabit Rrustemi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN
» Visar Zhiti: Letërsi e copëtuar, ëndërr e përbashkët
» Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë
» Visar Zhiti:Dita që lindi Nënë Terezën
» Visar ZHITI:Mirësevjen, Meshar, libri ynë i parë...
» Visar Zhiti: Letërsi e copëtuar, ëndërr e përbashkët
» Visar Zhiti nderohet me çmim letrar në Kosovë
» Visar Zhiti:Dita që lindi Nënë Terezën
» Visar ZHITI:Mirësevjen, Meshar, libri ynë i parë...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi