Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qosja: Shqipëria u çlirua nga Berisha

Shko poshtë

Qosja: Shqipëria u çlirua nga Berisha Empty Qosja: Shqipëria u çlirua nga Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 22, 2013 2:06 pm

[b class="headline"]Q
 
osja: Shqipëria u çlirua nga Berisha[/b]



Qosja: Shqipëria u çlirua nga Berisha QOSJA

Për akademikun Rexhep Qosja ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Në një intervistë për gazetën Shqip, akademiku ka folur edhe për Edi Ramën kryeministër.


“Ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ky ndërrim, mjerisht shumë i vonuar, përfaqëson interes të madh kombëtar. Dhe, ky ndërrim duhet të gëzojë çdo shqiptar që e do Shqipërinë dhe që i do shqiptarët kudo qofshin ata. Shqipëria kishte një person politik, në të cilin ishin mbledhur të këqijat plotësisht të pamjaftueshme në kohën në të cilën jetojmë, me marrdhëniet shoqërore që ndërtojmë, domethënë me demokracinë, me vlerat shoqërore,kulturore, shpirtërore, morale që duhet të ndërtojmë. Ai ishte një antikulturë politike, shtetërore dhe shoqërore, që mendjen time e ka ngarkuar me çudinë : si e duroi populli shqiptar kaq gjatë këtë anti kulturë. Ai ishte mankthi i Shqipërisë dhe, për fat, Shqipëria u çlirua prej tij”, shprehet Qosja


Sipas tij marrdhëniet Shqipëri- Kosovë nuk varen nga politika.

“Para së gjithash duhet të jetë e qartë se ndërtimi intelektual, politik e kulturor i Edi Ramës ndryshon rrënjësisht prej ndërtimit të paraardhësit të tij. Edi Rama është, para së gjithash, intelektual e intelektuali nuk e kupton politikën si mjet për sundimin e njerëzve, por si mjet për shëndërrimet e përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike, shtetërore, kulturore e të tjera. Edi Rama, siç është parë edhe në fushatën që bëri Partia Socialiste, e ka mësuar shumë mirë politikën por, natyrisht, politikën moderne, që aq shumë i duhet sot Shqipërisë. Për mua është e sigurt se Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij dhe me aleatët e tij në politikën shqiptare do të fusë atë që aq tragjikisht ka munguar në këtë politikë: do të fusë kulturën, kulturën si vlerë, si traditë e si përditësi, kulturën si vlerë kombëtare dhe si vlerë universale, kulturën në politikë dhe kulturën në jetë. Dua të besoj se Edi Rama do të sjellë në politikën shqiptare atë që tragjikisht ka munguar: Përkushtimin ndaj së drejtës dhe drejtësisë, përkushtimin ndaj të vërtetës. E para për t’i bërë të gjitha këto që thashë , Edi Rama me bashkëpunëtorë dhe me aleatët duhet ta bëjnë Shqipërinë shtet të së drejtës. Pa shtet të së drejtës nuk ka demokraci. Dhe atëherë kur Shqipëria të fillojë të funksionojë si shtet i së drejtës , në gjykatoren kryesore të Tiranës , do t’i shohim fajtorët e dramës së madhe të viteve 1996-’97, fajtorët politikë dhe administrues të tragjedisë së Gërdecit, fajtorët politikë dhe administrues të vrasjes së katër protestuesve më 21 janar. Dhe kampionët e korrupsionit.”, është shprehur Qosja.
Sipas tij po nuk ndodhën këto Shqipëria do të vazhdojë të ecë me barrën e e krimeve, korropsionit, plaçkitjen e pasurive kombëtare, me barrën e neveristshme të rrenave dhe mashtrimeve./FISHMEDIA/

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi