Gripi i derrave:Historia e gripit
Faqja 1 e 1
Gripi i derrave:Historia e gripit
Historia e gripit
29.04.2009
Në lashtësi nuk njihej, ndërkohë që epidemitë e mëdha kanë qenë në vitet 1700. Një herë në 30 vjet ka shpërthime që marrin miliona jete njerezish. Gjatë shekujve të fundit, bota ka përjetuar epidemi të rënda gripi një herë çdo 30, 40 vjet.
Një herë në 30 vjet ka shpërthime që marrin miliona j
1- Gjatë shekujve të fundit, bota ka përjetuar epidemi të rënda gripi një herë çdo 30, 40 vjet. Tani, me shpërthimin e gripit të derrave në Meksikë, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara, ekspertët mjekësorë pyesin veten nëse bëhet fjalë për valën e radhës epidemike. Para se të zbuloheshin vaksinat, gripi merrte jetën e miliona njerëzve.
Gripi spanjoll i vitit 1918 me përmasa planetare "vrau" 50 milionë njerëz, një numër ky më i madh se i personave që u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore. Vaksinat u shpikën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1944, por çdo herë që virusi pëson mutacion në një formë të panjohur aq herë ai godet sistemet
imunitare të papërgatitura.
2- Hipokrati (460-370 para Krishtit)
Mjeku grek, që njihet rëndom si "babai i mjekësisë" në shkrimet e tij ka përshkruar edhe simptomat e gripit, por nga ajo epokë nuk kemi asnjë lloj dokumenti për ndonjë epidemi masive. Kjo deri në vitin 1580, kur Mbreti Filip II nisi mbretërimin në Spanjë. Sipas shkencëtarëve trupat ushtarake të mbretit ishin përgjegjësit kryesorë për përhapjen e një virusi gripi vdekjeprurës në pjesët e tjera të Evropës.
3- Në 1700 bota përjetoi 3 epidemi gripi masive dhe dy epidemi të tjera. Pavarësisht se mjekët u përpoqën që të bënin maksimumin e mundshëm për
kohën, ata nuk kishin shumë informacione për virusin e gripit. Disa mendonin se ai përhapej edhe përmes marrëdhënies seksuale. Kjo e vështirësoi shumë
mjekimin dhe parandalimin e tij
4- Epidemitë e gripit vazhduan edhe gjatë shekullit të 19-të, ndërkohë që qytetet rriteshin dhe popullsia shtohej e mbi të gjitha në epokën kur u rrit ndjeshëm edhe tregtia mes vendeve të ndryshme të botës. Një epidemi gripi,
ajo e vitit 1837, ishte aq e rreptë, saqë vdekjet nga gripi tejkaluan numrin e
lindjeve në Angli, ndërkohë që në Barcelonë biznesi u mbyll për shumë muaj. Një tjetër grip ishte edhe ai i vitit 1890 në Rusi që mendohet se erdhi nga Kina dhe u përhap në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
5- Viti 1918 nuk do të harrohet kollaj për shkak të epidemisë më të madhe të gripit të regjistruar deri më tani. Për disa kjo është epidemia më e rëndë e të gjithë historinë e njerëzimit. Në të gjithë botën, nga kjo epidemi humbën jetën
50 milionë vetë. Vetëm në Spanjë vdiqën 8 milionë. Kjo statistikë rrëqethëse tejkaloi disafi sh edhe numrin e të vrarëve nga Lufta e I Botërore, që kishte
përfunduar atë vit.
6- Me kalimin e viteve, shkencëtarët kanë mësuar shumë gjëra në lidhje me gripet dhe epidemitë e tyre dhe mësuan si të izolonin laboratikisht shumë viruse vdekjeprurëse. Prej kësaj lindën edhe tentativat për krijimin e vaksinave të para.
7- Viti 1957 shënoi përhapjen e epidemisë së gripit aziatik. Por në këtë epidemi u arrit një sukses, sepse virusi u lokalizua shpejt dhe si pasojë doli edhe vaksina. Megjithatë, numri botëror i viktimave shkoi në 2 milionë.
8- Ndërsa në shekullin e ri një nga epidemitë më të mëdha ishte ajo e gripit të shpendëve që u zbulua në disa ferma të Koresë së Jugut. Qeveria mori masa të menjëhershme duke vrarë dhe groposur shumë shpezë në të gjithë vendin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
10 mijë pako barna kundër “gripit të derrave”

Virusi H1N1 nuk ka “arritur” në Kosovë
Deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshimtë me gripin e derrave, përderisa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se janë blerë 10 mijë pako me antiviralë “Tamiflu” për parandalimin e “gripit të derrave”.
985 raste me H1N1
Sipas shifrave zyrtare të OBSH-së, deri më sot janë raportuar 985 raste të infektuarve me gripin e derrave, prej të cilave 26 kanë përfunduar me vdekje (25 në Meksikë dhe 1 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), por raste me gripin vdekjeprurës janë lajmëruar edhe në disa vende të Evropës.
Në kohën kur vendet e ndryshme të botës po përballen me alarmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës “gripi i derrave” dhe i cili po përhapet më shpejtësi të madhe në të katër anët e botës, Kosova ka siguruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve antiviralëve “Tamiflu”. Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka siguruar edhe një listë bazike, e cila është përpiluar nga profesionistët e Klinikës Infektive dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) për trajtimin e rasteve eventuale me “gripin e derrave”, ndërsa në depot e saj janë vendosur edhe 10 mijë pako të antiviralëve “Tamiflu” që janë blerë së fundmi. Me këto medikamente është shtuar sasia prej 2.500 pakove të tjera që i ka pasur vendi ynë. Zyrtarë të kësaj ministrie, të hënën në një konferencë për gazetarë, kanë bërë të ditur se janë në procedurë të blerjes edhe 10 mijë pakove të tjera, ndërsa është bërë kërkesa edhe për donacione me këtë ilaç për trajtimin e gripit. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, tha se niveli i bashkëpunimit mes ministrisë që e udhëheqë ai dhe institucioneve që bashkëpunojnë lidhur me çështjen e gripit të derrave është në nivelin e duhur.
Ministri Gashi optimist
“Ne jemi në zbatim të përpiktë të rekomandimeve të OBSH-së. Nivelin e mbikëqyrjes e kemi në shkallën e pestë dhe vazhdojmë t’i zbatojmë gjitha rekomandimet”, tha ai. Ministri theksoi se tash për tash nuk ka ndonjë rekomandim për kufizim të udhëtimeve, andaj vazhdimi i mbikëqyrjes në Aeroport do të vazhdojë derisa do të ketë një ngritje të nivelit të higjienës nëpër spitalet e Kosovës. Kurse, Skender Syla, drejtor i zyrës së OBSH-së në Kosovë, theksoi se kjo organizatë për momentin nuk rekomandon restrikcion të udhëtimeve apo mbyllje të kufijve, por rekomandon të gjithë ata individ të cilët mund të vijnë nga shtetet e prekura nga virusi duhet të kenë kujdes për shëndetin e tyre.
“Nëse tregojnë shenja të sëmundjes të lajmërohen sa më parë tek mjeku i tyre, por nëse rastësisht gjatë rrugës për në Kosovë shfaqen shenjat, lë të lajmërohen menjëherë në pikën kufitare ose në Aeroport, ku është i mobilizuar ekipi i mjekëve dhe do t’iu tregojnë se cilat janë rekomandimet”, tha ai. Syla tha se OBSH-ja po përcjell dhe po vëzhgon më kujdes të veçantë gjendjen nëpër të gjitha vendet e botës dhe për çdo rast të konfirmuar, brenda orës do të jetë i informuar ministri i shëndetësisë dhe Instituti.
Dezinfektimi në Aeroport
Ndërsa, Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së theksoi se po zbatohen me përpikëri të gjitha rekomandimet që janë dhënë në bazë të planit dhe aksionit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.
“Ne jemi në mbikëqyrje të vazhdueshme të paraqitjes eventuale të ndonjë rasti në territorin e republikës së Kosovës”, siguroi ai. Ramadani po ashtu bëri të ditur se ka një bashkëpunim të mirë mes institutit dhe Ministrisë së Arsimit, përmes së cilës po fillon shpërndarja e posterëve nëpër shkolla, ku nxënësit do të informohen lidhur me simptomat dhe mënyrën e parandalimit të virusit A. Iliriana Zymberi, kryeinspektore sanitare, tha se ky inspektorat, ndër të tjera, ka kërkuar edhe që të bëhet dezinfektimi i aeroportit dhe të gjitha pikave kufitare.
“Është dezinfektuar Aeroporti dhe të gjitha pikat kufitare, ndërsa janë ndërmarrë masa edhe lidhur me ushqimin dhe çdo produkt ushqimore që ka hyrë në kufi është asgjësuar ose nuk është lejuar të hyjë”, tha ajo. Fazli Rugova nga policia kufitare, ndërkaq, tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin, në bashkëpunim me IKSHP dhe MSH. “Deri me tani nuk kemi ndonjë rast i cili u lajmëruar nëpër pikat kufitare”, tha ai. Edhe përfaqësues të doganave të Kosovës thanë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat konform udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë bërë shpërndarjen e një sasie të maskave dhe dorëzave.

Trajnim për Gripin A H1N1 nga Banka Botërore

Banka Botërore, ka mbajtur një sesion lidhur me përgjigjen klinike ndaj pandemisë së Gripit AH1N1.
[img:5067]http://www.botasot.info/te_vogla/H1N1[1].jpg[/img:5067]
Ky sesion ka qenë interaktiv dhe ka pasur lidhje direkte të pjesëmarrësve të saj në Prishtinë me emra të njohur ekspertë mjekësor nga Britania e Madhe, duke adresuar mënyrat e diagnostikimit dhe menaxhimit klinik të rasteve të prekura nga Gripi AH1N1.
Nga Prishtina, sesioni është drejtuar nga Nedim Jaganjac, specialist i lartë i shëndetit nga Banka Botërore, ndërsa udhëheqës nga Britania i sesionit ka qenë Kevin Rooney, specialist në Anesteziologji dhe mjekimin intensive në Royal Alexandra Hospital në Paisley Skoci. Gjatë sesionit, lidhje e debate janë bërë edhe me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën , Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë e Turqinë.
Pjesëmarrës nga Qendra Emergjente dhe Klinika Infektive e QKUK së, kanë trajtuar së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë katër tema kryesore: menaxhimin klinik të rasteve me H1N1, gatishmërinë e spitaleve, , ndikimi në shëndetin animal, komunikimi dhe komunikimi dhe zbutja e rrezikut.
Një sesion tjetër do të mbahet edhe nesër, ndërsa kjo po zhvillohet në kuadër të një misioni të Bankës Botërore,k i cili po qëndron në Kosovë për disa ditë për të mbikëqyrë situatën rreth kontrollit të Gripit A H1N1 dhe përgjigjen ndaj pandemisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi