Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE Empty Vullnet Mato:MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 23, 2013 9:11 pm

Vullnet Mato:MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE 15990_4990240484969_905866726_n
Vullnet Mato:MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE 1005217_4985940577474_600545617_n
Vullnet Mato

 
MBETUR NGA MUGËTIRA PRIMITIVE
 
Në mugëtirën e hershme të lashtësisë,
njerëzit nuk zinin pusira,   
për të vrarë njëri-tjetrin,
ende pa lindur mosmarrëveshjet.
Ata sajonin armë primitive,
të vrisnin vetëm egërsira,
t’u hanin mishin, t’u rripnin
lëkurat e ngrohta të veshjes.
 
Punën e ndyrë të vrasjes së njeriut
të egrit e mësuan pa shkaqe armiqësie,
thjesht se u kishte lindur lakmia, 
për rezerva ushqimi dhe lëkura.
Atëherë përsosja e armëve
nevojitej për dy lloj gjuetie,
për vrasje kafshësh,
dhe për shfarosje burrash.
 
Përderisa njeriu e shihte veten
paralel me rangje kafshërie,
vrasja u bë puna parë  
në tërë veprimtaritë gjakësore.
Gratë nuk i vrisnin, se u duheshin,
veç lindjes së fëmijëve,
për të pjekur shpellave mishin
dhe rrënjët barishtore.
 
Kur mbuluan shenjat e trupit
me lëkura sorkadhesh,
gratë u bënë më të bukura
dhe hyri krimbi i xhelozisë në burra.
Kureshtja si mund t’i kishte
femra e tjetrit nishanet,
bëri që meshkujt të vërsuleshin
për të rrëmbyer gra të huaja.
 
Vrasja e grave filloi të dukej
në fiset e komunitetit primitiv,
kur ato u bënë pronë vetjake,
për burrat me fuqi muskulore,
që ndonëse me punë të barabartë,
në aktivitetin produktiv,
zunë të ushtrojnë forcën fizike,
kundër dobësisë femërore.
 
Egërsia vrastare e grave,
në kohën e sotme të modernizuar,
mbeti trashëgim nga mugëtira primitive,
që shfaqet ende te disa burra,
si atavizëm i turpshëm, tejet i shëmtuar...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi