Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR

Shko poshtë

Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR  Empty Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 26, 2013 11:14 am

Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR  308884_4767980875112_1220160864_n
Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR

Për ata që përbeshëm ishin ushtarë,
Me rastin e pesë vjetorit të (pa)varësisë së Kosovës.
Jeton Kelmendi:KUR U BËRA USHTAR  15992_10201422200334617_1252906147_n
Kur u bëra ushtar 
M’u duk sikur nuk isha unë,
Dikush tjetër hyri në mua;
Më dha pak teh shpate
Të Kastriotit,
Pak kurorë të Teutës,
Një besë të Lek Dukagjinit
Dhe nisa të besoj
Se liria është diçka e përkryer.

Shpirtit ia veshëm flamurin
Trupit ia armatosëm duart,
Sytë kah liria
Dhe morëm rrugën drejt vdekjes,
Drejt jetës.
Një jete pa liri të kufizuar,
Siç ishim mësuar ta kishim,
Betimin kështu e kemi bërë.

Kur u bëra ushtar,
Atdheun përmbi të gjithë
Thamë;
Gjurmëve të të parëve,
Shkuam, Isa Boletinin duke kënduar.
Mendonim se edhe ne mirë jemi 
Kur është mirë Shqipëria.
Ah, Kosova, bre,
Kjo dhimbë e bukur.

Ato ditë:
Liria kushtonte më shumë se jeta,
E ne jetën dhe vdekjen i kishim
Afër,
Madje edhe më afër se veten.
Vjet për vjet, ato net të errëta,
Ato rrugë të gjata shkojnë 
E më largohen,
Kujtojmë se jeta është bërë lule,
Vetëm e nesërmja ka mbetur pa kërkuar. 
Krejt çka erdhi deri më sot,
Njëqind e një rrenë më shumë,
Shumë miq më pak,
Asgjë tjetër dhe pikë.

Ke çka ke
Dhe jeta u nda prej robërisë,
Zoti si e pat shkruar;
Në shekullin njëzet e një
Kosova hyri e lirë. 

Më tej koha nis e bëhet kallëzim
I egër, si hija që të ndjekë mbrëmjeve
Nëpër dritën e Hënës. 
Bashkë me uniformën zhvesh edhe 
Ëndrrat, iluzionet, s’ di me njoftë 
Vetën. 
Atdheu, kështu po u dukka me kostum
Të lirisë. 

Kur u bëra ushtar, 
Mendonim, atdheun duhet dashur ndryshe, 
Disi më shumë se kaq sa sot.
As ëndërr s’kam mund me pa;
Flamurin që iu kam betuar,
Ma hoqën, ohhh
Në atdhe sa herë shkoj,
Akoma më kërkojnë pasaportë. 

Ushtari i vërtetë 
Kurrë s’e shkel benë e vet,
As flamurin s’e ndërron jo,
Se liria s’i ka kuptim.
N’ qafë na paçin ata që na mashtruan!

Uniformën,
Përfytyrimet dhe iluzionet;
Të gjitha përrallat me plis në mjegull
I kam hequr, krejt civil ma
Jam tani,
Por për ushtar prapë vetën e marr,
Ëndrrën deri ta bëjë t’vërtetë:
Shqipërinë një Shqipe ta kemi,
Përndryshe, 
Skënderbeut s’kem si t'i shkojmë n’at' jetë.

Bruksel me 16 Shkurt 2013

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi