KIMETE BERISHA:Qyteti bojë hiri!
Faqja 1 e 1
KIMETE BERISHA:Qyteti bojë hiri!
KIMETE BERISHA:Qyteti bojë hiri!
Sot është 19/9/1434, sipas kalendarit Islam.
Është ditë e Enjte.
E, për ata që nuk agjërojnë sot është ditë e Diel, 27 Korrik 2013.
Këtë shkrim po e shkruaj nga njëra pishinë e një fshati të bukur të Kosovës. Pishina është e mbushur plot vajza, djem, gra, burra, fëmijë, veç pleq nuk po shoh. Të gjithë janë shqiptarë.
Kurse unë jam e rrethuar me “fëmijë të huaj”, të cilëve jam duke ua treguar emrat e armiqve të Shqipërisë.
Ramadani është muaji i nëntë i kalendarit islam. Pra vjeshta jonë (shtatori) është verë islame (korriku).
Kafen e mëngjesit e piva buzë Ibrit. Kafenetë e qytetit janë të mbushura plot.
Të gjithë po pinë e po hanë mëngjesin të relasuar e mospërfillës, dhe askujt, si atëherë në fëmijërinë time, nuk po i vjen keq që të pi e të ha tinëz, të kthejë kokën e të ruhet për të mos e parë ata që agjërojnë.
Nga fëmijëria mbaj mend një rrëfim që fliste për një prift ortodoks i cili e ka fituar parajsën islame (anipse ka qenë ortodoks!), sepse gjatë muajit të agjërimit islam, nuk ka pirë as nuk ka ngrënë asgjë në praninë e muslimanëve që agjërojnë.
Agjërojnë në format e tyre besimtarët e të gjitha feve.
Agjerim janë edhe dietat që mbajnë gratë e burrat e botës për t’u dukur bukur para Zotit dhe engjëjve.
E Zoti shumë gëzohet kur e sheh që për respekt ndaj tij njerëzit çdo vit, në vend se të hanë në ditë, hanë në natë.
Unë për vete “agjëroj” çdo ditë të jetës sime. As nuk ha mëngjes, as drekë. Ha, pasi të përfundon dita në përendim të diellit. Dhe, jo për Zotin, as t’u dukem bukur “shpirtërave të mirë”, por sepse nuk kam nevojë për ushqim. Ha përpara se të bie në gjumë. Jo për të jetuar, por për të “vdekur” në gjumë, më duhet ushqimi.
Për herë të parë në vendlindjen time, mbrëmë dola nga shtëpia, në ora 2 të mëngjesit. Për ta parë me sytë e mi pamjen që ma përshkruan ditën shoqet e fëmijërisë.
Pranë çebaptores afër gjimnazit të qytetit, 1 (një) kilometër burra që prisnin në radhë për të blerë për syfyr çebapë.
Isha e vetmja femër në natë.
Çfarë shije ka ky mish me qepë që i ka magjepsur agjëruesit në mesnatë!
Kafsha para se të hahet, mbytet, vritet, therret. E vrarë dhe e mbytur, mishi i saj është i vdekur.
Njeriu mishngrënës, mban veten gjallë, duke u ushqyer me mish dhe gjak të vdekur.
Nga kureshtja e madhe për shijen e çebapëve me gjak, desha ta provoj një kafshatë.
Gjithë ky mashkull pa "zor" nuk do të ishte zgjuar në terrin e orës dy të mëngjesit.
E afrova deri te goja një copë çebap, por, s'isha e zonja ta provoj. Sytë. Sytë s'më lënë. Nuk mund të ha as peshkun që i ka sytë e vegjël.
Dita e parë e qytetërimit fillon atë çast kur njerëzit i kthehen
vetvetes, natyrës së tyre, dhe nuk hanë asgjë që ka sy, mish dhe gjak.
Qyteti që dikur ishte vendlindja e rokenrollit, vendlindja e poetëve këngëtarë, sot është qytet pa drita, pa ujë, pa urë dhe pa rrugëdalje.
Jugu i qytetit agjëron gjatë 12-të muajve të vitit, pa ujë.
Rrugës për në në Prishtinë e pashë rokerin e moçëm që ish bërë "asht e lëkurë". Me gërshërë të mëdha në dorë fishkëllonte këngën e tij të harruar "ata sy s'i harroj" derisa priste barin e keq përreth oborrit të tij të vogël.
Por, flokët ende i kishte të gjatë.
PDK-ja e ka ngjyrosur Mitrovicën me bojë dheu, bojë pluhuri, bojë Kandahari. Si për metaforë Kandahar do të thotë "candy" (karamele).
Asgjë, hiç-hiç asgjë nuk është ndërtuar në qytet. Është rrënuar edhe tradita që përpara të uriturit të mos hahet, përpara të eturit të mos pihet.
Në fëmijërinë time Mitrovicës i vinte era helm Zveçani.
Tani i vie era mish dhe gjak.
Por, asnjë fëmijë nuk e dëgjova duke bërtitur si atëherë: Urra, u "dhezën" kandilat.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në!
» Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve!
» Kimete Berisha:No, Isa Mustafa! No
» Kimete Berisha:Amaneti i vajzave!
» Kimete Berisha - Zemër, mos u tut!
» Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve!
» Kimete Berisha:No, Isa Mustafa! No
» Kimete Berisha:Amaneti i vajzave!
» Kimete Berisha - Zemër, mos u tut!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi