Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI

Shko poshtë

AGIM GASHI-URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI Empty AGIM GASHI-URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 30, 2013 5:04 pm

AGIM GASHI-URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI U2_gezimurusi3

AGIM GASHI-URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI

Sot në ditëlindjen tënde, lotët spo ndalen për Ty vlla Gëzim. Ike pa lamtumirë, ike duke më dhënë kurajo mua për dhimbjet e mia!

Në DITËLINDJEN e Prof.Gëzim Uruçi! 

Ishe njeriu që jetën ia fale atdheut duke gjurmuar pasuritë natyrore të vendit, Evropës dhe Botës.Tani kur nuk je më mbi dhe, çka të fali atdheu Ty?
Një kujtim pë Ditëlindjen tënde? Jo!
Atdheu po i harron njerzit e tij. Sot atdheu ka rënë në mjerim ku përkujtohen sulltanat, hajdutët dhe robruesit. Më mirë që shkove në atdheun e pëjetshëm.Atje ka më shumë liri.
Të lehtë tokën shqiptare o vlla i dashur!
Të lehtë dhembjen për Ty familje e miqë!
Biçikleta jote me tri rrota sdo ti rrah më rrugët e Shkodres, por ato rrugë sdo ta harrojnë asnjëherë kalërimin tënd për mëmëdhe.

URIME DITËLINDJE GËZIM URUÇI

I Yti Agim Gashi!



PSE IKE O VLLA, GËZIM URUÇI?

Unë dua të shkruaj për Ty, Gëzim!
Unë dua të qaj për Ty, i dashur vlla!
Unë dua tani të jem në Shkodër,
E me lahutën tande të qaj me za,
Në shtëpinë tënde muze,
Se ti sot më ndër të gjallët nuk je.

Po si shkove kështu oooooooooooo Gëzim Uruçi?
Po a më the, o vlla, se edhe kësaj radhe shpëtuam bashkë?
Po si ma theve zemrën e ike në atë rrugë të gjatë?
Dhe unë tani qaj për Ty, në këngën që e meritove.
Ah, po zani im është i mbytur, fyti është i thatë.

Shkuan, shumë shkuan nga kjo botë,
Tani edhe ti shkove, o vlla, pa fjalë, pa zhurmë.
Edhe në ndarjen e fundit ishe dinjitoz,
Nuk i shqetësove të dashurit e tu.
As miqtë, as Shkodrën,
As malet e shpellat që i studjove,
As piramidat e të parëve tanë!

Ti, mundin dhe dashurinë
Atdheut ia fale,
Por sonte zemrën mua ma thave!
O miku im, o vëlla!

17.12.12
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi