Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR…

Shko poshtë

Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR… Empty Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR…

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 31, 2013 8:53 pm

Vullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR… 544489_10200116460905453_1275842358_nVullnet Mato:DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR… 1005217_4985940577474_600545617_n
 
Vullnet Mato
 
DUKE FSHIRË SYTË E PLUHUROSUR…
  
 
Pa ty, mikja ime e hershme,
ura mbi lumin, ku na bashkonte nata,
zemërohet dhe shkon tatëpjetë zallit, 
bashkë me ujërat e shkumëzuara,
që rendin të ndjekur nga vitet e mallit.

Atëherë hëna dhe yjet fillojnë shndërrohen,
në hije gërmadhash parahistorike të vetmuara,
ku dalin prej tyre skulpturat antike
dhe më godasin zemrën me shigjeta të helmuara.

Kështu çdo mbrëmje hija jote vjen rrotull,
duke më tundur një shami mëndafshi të bardhë,
për të nisur hapat e kotë prej kohësh të lodhur,
drejt errësirës, ku harrimi shuan puthjet me radhë.
 
Pastaj shemben të gjitha gërmadhat
dhe pluhuri mbyll të tëra udhët e vona.
Unë vrapoj për të dalë nga asfiksia e pllakosur,
sa herë kaloj urën e psherëtimave tona,
duke fshirë lotët e syve të pluhurosur…  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi