Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë

Shko poshtë

Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë Empty Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 01, 2013 12:45 pm

Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë F1_01serbet1375339987
Serbët bashkë mund të dalin forca e parë politike në Kosovë

Prishtinë, 1 gusht - Nëse serbët pajtohen të dalin në zgjedhje me një subjekt të përbashkët politik, mund të renditen të parët për nga numri i votave. Është gati 300 mijë trupa elektorale e atyre që janë brenda Kosovës, por edhe e serbëve që kanë statusin e refugjatit, e për të cilët Prishtina zyrtare është pajtuar që të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, në zgjedhjet e fundit kishte marrë saktësisht 224.339 vota.
Njohës të çështjeve elektorale shprehin dyshimin për një fluks të mundshëm elektoral të organizuar nga Serbia, e që do të mund të prodhonte një rezultat që nuk do të pasqyronte gjendjen demografike në terrën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Trupa elektorale serbe është më e madhe sesa numri i kosovarëve që në zgjedhjet e fundit ia kanë dhënë votën Partisë Demokratike- subjekt politik që e drejton kryeministri Hashim Thaçi.
Në zgjedhje mund të votojnë edhe mbi 200 mijë serbë që ndodhen jashtë kufijve të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit, në listat e votuesve kanë figuruar diku 39 mijë banorë me të drejtë vote, e që e popullojnë veriun. Në Leposaviq kanë qenë 16.730 të regjistruar, në Zveçan 8475 dhe në Zubin- Potok 7563.
Mitrovica në zgjedhjet e shkuara është trajtuar su njësi e vetme, prandaj nuk ka pasur një shifër për numërimin e vituesve të veriut që tash do të trajtohet si komunë me vete. Por vetëm është vlerësuar të jenë në këtë pjesë 7-8 mijë votues. Gati po kaq serbë kanë pasur të drejtë vote në lokalitete të tjera të Kosovës.
Mazllum Barali, ish kryeshef i KQZ-së, ka thënë se nëse serbët organizohen mirë për të votuar, mund të shkaktojnë rebalancë të cilën nuk mund ta imagjinojë 99 për qind e njerëzve që nuk e njohin problematikën e të zhvendosurve.
“Pra, mund të ketë të paraqitura dhe mund tëk etë numër më të madh sesa që janë atje”, ka thënë Baraliu. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi