Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së

Shko poshtë

 Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së Empty Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 04, 2013 8:13 pm

 Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së 397858_296151850437454_59288722_n

Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së

 Adem Lushaj:Së bashku do largojmë nga pushteti qeverisjen e keqe të AAK-së 7012_399293880185981_695560986_n
Degët e LDK-së nga Zvicra dhe Gjermania, kanë dhënë mbështetjen e plotë për kandidatin e degës së LDK-së për kryetar të Deçanit, me ç’rast, edhe kanë ofruar edhe përkrahjen e tyre, qoftë intelektuale apo materiale. Kjo mbështetje është dhënë në takimin e këtyre degëve që kishin në Deçan, ku janë pritur nga kryetari i degës Armend Zemaj, së bashku me anëtarët tjerë të kryesisë.

Fillimisht, përfaqësuesve të këtyre dy degëve si motra, iu është prezantuar aktiviteti i shtuar i LDK-së, me qëllim të fuqizimit të saj, ashtu siç ishte dikur, nën udhëheqjen e presidentit Ibrahim Rugova, ku Deçani ishte qendër e kësaj partie, ndërkaq mërgata shqiptare, degët e LDK-së në diasporë, kryenin funksionin e diplomacisë shtetërore. Armend Zemaj, kryetar i degës dhe deputetet i parlamentit të Kosovës, ka thënë se jemi të angazhuar që qytetarëve të Deçanit, tua kthejmë dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur nga partie në pushtet, AAK-ja, dhe kjo do behet duke ardhur në krye te qeverisjes komunale, njerëzit e LDK-së. “Me këtë pushtet, qytetarët jo vetëm që nuk shohin perspektivë, por çdo herë po shantazhohen, po keqpërdoren dhe po iu vidhet paraja e tyre”, është shprehur Zemaj, para kolegëve të tij nga Zvicra dhe Gjermania. gjithashtu Zemaj, ka njoftuar edhe riorganizimet dhe ardhjet e atyre që dikur ishin bartës të zhvillimeve politike brenda LDK-së, duke bërë që ky subjekt të ec fuqishëm në rrugën e saj drejt rikthimit në pushtet, qoftë në pushtetin lokal apo qendror. “Kthimi i njerëzve të devotshëm të vijës rugoviane, tregon qartë se jemi përkushtuar për marrjen e pushteteve, qoftë në nivelin qendror apo komunal, sepse, veç LDK-ja është parti e vijës institucionale dhe jo kapadaillëkut dhe krimit.

Edhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Blerim Bajraktaraj, duke prezantuar planin e tij qeverisës, është shprehur i hapur për bashkëpunim dhe partneritet qeverisës me mërgatën shqiptare, duke ndërtuar së bashku, edhe institucionet komunale. Ai, paraprakisht ka fol për keqmenaxhimin e institucioneve komunale që bëhet për vite të tëra nga AAK-ja, duke thënë se, kryetari dhe stafi i tij, janë vënë nën hetimin e institucionit të prokurorisë dhe Agjencisë antikorrupsion. “Për shkak të keqpërdorime dhe shkeljeve ligjore, kryetari i komunës më orë të tëra është mbajt në prokurorinë e Pejës”, ka thënë Bajraktaraj, duke prezantuar shifra të ndryshme që dyshohen për keqpërdorim të bërë nga kryetari dhe stafi i tij. Ai, ka shpalos edhe projektet zhvillimore, projekte të cilat do bëjnë Deçanin një komunë me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, pasi disponon me resurse të mira zhvillimore, sidomos të zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e degëve të LDK-së së Zvicrës dhe Gjermanisë, të shqetësuar për keqpërdorimet e pushtetit komunal, të prezantuara nga LDK-ja e Deçanit, kanë thënë se, është koha që të kthehemi fuqishëm në qeverisjen komunale, me qëllim të realizimit të projekteve madhore për zhvillimin e kësaj komune. Duke fol në emër të degës së LDK-së Zvicrës, që konsiderohet dega më e fuqishme e LDK-së, doktor Shaqir Shala, është shprehur i gatshëm që ai dhe elektorati i tij në Zvicër, të ndihmon në të gjitha aspektet, qoftë materiale-financiare, apo edhe më ofrimin e kuadrove profesionale. “Mos na kurseni, jemi në përkrahjen e degës dhe të kandidatit Bajraktaraj, pasi që njohim kapacitetet e tij menaxhuese”, është deklaruar Shala, për të cilin, veç LDK-ja mund të formon institucione të mirëfillta, pasi ka njerëz dhe traditë, ka vizonin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova. Kurse, mentor Thaqi, nga dega e LDK-së së Gjermanisë, pasi ka fol për angazhimet e kësaj dege në rikthimin e anëtarësisë së dikurshme, ka kërkuar nga kandidati për kryetar, që në planin e tij qeverisës, të futet si prioritet, zhvillimi i turizmit në grykën e Deçanit, përkatësisht, menaxhimin me objektet hoteliere-turistike, të cilat pengohen nga manastiri i Deçanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi