Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbet duan dhune, vazhdojne me shperthime

Shko poshtë

Serbet duan dhune, vazhdojne me shperthime Empty Serbet duan dhune, vazhdojne me shperthime

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2009 10:30 am

30.04.2009
Serbët nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen rendit dhe ligjit në Kosovë. Të mësuar të jetojnë prej më shumë se një dekadë jashtë çdo rendi ligjor, ata edhe pas shumë kompromiseve në favor të tyre dhe kundër interesave të shqiptarëve, vazhdojnë të provokojnë dhunë dhe terror.
Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë qetësia relative e të martës, dhe provokimi i ekstremistëve serbë ndaj shqiptarëve, KFOR-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, është rikthyer. Ka qenë pikërisht ora 11.00 e ditës së mërkurë, kur një grup prej rreth 30 ekstremistësh serbë, kryesisht të rinj, me një flamur të Serbisë dhe duke brohoritur “Sërbia, Sërbia”, është nisur në drejtim të vendit ku javën e kaluar ka filluar procesi i rindërtimit të shtëpive shqiptare për tu kthyer në to familjet e dëbuara me dhunë, po nga këta ekstremistë, që tani po kundërshtojnë kthimin e tyre.
Qeveria e Kosovës i dha mbështetje të fuqishme në mbledhjen e saj të mërkurën rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve dhe kthimit të tyre në veri.
Që nga përfundimi i luftës janë rreth 25 mijë shqiptarë, që jetojnë jashtë Mitrovicës, të strehuar në jug të qytetit në fshatrat përreth dhe në gjithë Kosovën.
Ka qenë i menjëhershëm dhe shumë i vendosur i KFOR-it, policisë së EULEX-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për t’i penguar ekstremistët serbë që të ofrohen tek shtëpitë shqiptare. Në drejtim të tyre është hedhur një sasi e madhe e gazit lotsjellës, në intervale të shkurtra kohore, varësisht nga reagimi i ekstremistëve dhe disa shok-bomba. Një situatë e këtillë ka zgjatur për rreth dy orë dhe gjatë gjithë kësaj kohe, turmës së vogël të ekstremistëve nuk i janë bashkangjitur serbë të tjerë, edhe pse ata i thërrisnin dhe ofendonin ushtarët e KFOR-it dhe policët e Kosovës dhe ata të UNMIK-ut. Madje serbëve tjerë të lagjes nuk u ka bërë përshtypje as alarmi i autoambulancës që me shpejtësi arriti në lagje, kinse për të ndihmuar të lënduarit, që fare nuk kishte. Nga ajo që shihej, ekstremistët serbë, po mbesin gjithnjë e më pak në numër në përpjekjet e tyre për të ndalur punët në ndërtimin e shtëpive shqiptare. Nga ana tjetër, forca të mëdha të KFOR-it, të policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës, e kishin rrethuar lagjen nga të gjitha anët dhe nuk kishte ndonjë rrezik për të shpërthyer ndonjë konflikt që nuk mund të kontrollohej. Në ndërkohë punët në rindërtimin e shtëpive shqiptare vazhdonin normalisht. Pas pastrimit të trojeve nga rrënojat dhe përfundimit të themeleve të shtëpive të rrënuara, të mërkurën është vënë edhe gur themeli i parë në shtëpinë e familjes Mehmeti. Simbolikisht, lopatat e para me beton në themel i kanë hedhur drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, pronari i shtëpisë Blerim Mehmeti, banori i lagjes, tashmë i njohur në opinion për përpjekjet e tija të pandalshme për tu kthyer në pronën e tij, Ali Kadriu dhe banor të tjerë të lagjes. “Prej përfundimit të luftës kemi jetuar nëpër strehimore kolektive, nëpër lagje të ndryshme të qytetit. Kemi jetuar në kushte të rënda, por tash ndjehemi mirë që më në fund do të krijohet mundësia që të kthehemi në pronat tona”, tha pronari i shtëpisë së parë që iu vu gur themeli, Blerim Mehmeti. Ai tha se të gjithë nëntë anëtarët e familjes së tij janë të gatshëm që të kthehen në shtëpinë e re, e cila po ndërtohet në vendin ku ka qenë e vjetra. “Absolutisht nuk kemi frikë për tu kthyer në truallin ku kemi jetuar derisa shtëpinë na e shkatërruan ekstremistët serbë. Mezi po pres ditën që të kthehem e të jetoj në këtë vend të bukur”, tha Mehmeti. Edhe zyrtarët e komunës kanë shprehur kënaqësinë për këtë ngjarje, duke e vlerësuar si ditë të jashtëzakonshme. Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, tha se pushteti lokal ka qenë dhe mbetet shumë i përkushtuar që të bëj krejt çka është e mundur që të krijohen kushte më të mira për qytetarët. Veseli tha se ende në Mitrovicë ka shumë familje që jetojnë në gjendje të rëndë dhe me probleme sa i përket strehimit. “ Me qëllim të krijimit të kushteve për kthimin e të zhvendosurve, ne prej vitit të kaluar i kemi kushtuar rëndësi të madhe rindërtimit dhe kemi edhe rezultate konkrete”, tha Veseli. Ai sqaroi se sivjet për rindërtim komuna ka ndarë 300 mijë euro, Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh dhe se ndërtimin po ndihmon edhe OJQ “Veriu”. Në ndërkohë gjendja në lagjen “Kroi i Vitakut”, qetësohej vazhdimisht, kështu që në momentin e dërgimit të këtij raporti, në lagje çdo gjë ishte në rregull, ekstremistët serbë nuk dukeshin askund, andaj edhe policia dhe KFOR-i ishin relaksuar sadopak. (Hysni Syla, botasot)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi