Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin

Shko poshtë

Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin Empty Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 05, 2013 8:27 pm

Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin 409x32290802Psikologet_e_keshillojne_seksin_me_ish-partnerin

Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin


Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme dhe pothuajse ajo që bëjnë të gjithë është të përpiqen të ndërpresin çdo kontakt me ish-partnerin e tyre.Megjithatë, një studim i Universitetit të Arizonës mbi efektet psikologjike të një ndarje arriti në një sugjerim krejtësisht të kundërt, madje jo vetëm që këshillon kontaktin, por mundësisht edhe marrëdhëniet seksuale me një ish-partner.
Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapo divorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.
Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas divorcit.
Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta apo gjithsesi të herë pas hershme dhe nga ata që nuk kishin kurrfarë kontakti.
Të parë në pyetje për gjendjen e tyre mendore, shpirtërore dhe emocionale, pjesëtarët e grupit që mbanin ende marrëdhënie seksuale, dëshmuan se kishin një mesatare më të lartë se dy grupet e tjera.
Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje.


 Psikologët e këshillojnë seksin me ish-partnerin 5d180e034075d00ca18a8c50d27d59d95c56f080269299
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi