Shukrije Bunjaku-Mani: Katastrofat tona nga luftërat me fqinjët tanë pushtues
Faqja 1 e 1

TREGIM I JETUAR
KATASTROFAT TONA NGA LUFTËRAT ME FQINJËT TANË PUSHTUES
Dhe me spiunët shqiptarë të shitur për ca groshë, që jua bënë bashkëkombasve të vet shpinat shoshë!
Nga Shukrije Bunjaku-Mani
Koha fill pasluftës Dytë Botërore, kur familjes tonë, në veri të atdheut, i pati rënë tifoja: thoshin se tifoja bie nga papastërtia, nga morri dhe poashtu nga frika?- Haradini ynë i rriturimitur ka shkuar në Gjilan, për furnizim dhe e ka zënë nata, e nga frika i ka rënë lëngata… nga tregimet që ka dëgjuar për Masakrën e Gjilanit nga ana e partizanoçenikëve, rrugës është frikësuar së tepërmi: çdo lis e çdo kaçubë po i faniteshin si ushtarë serbë, çetnikë të armatosur me pushkë, me revolverë e me thika, të gatshëm me vra e me pre çdo shqiptar, sikur më 1878 në Toplicë dhe sikur më 1921 në Keqekollë e në Prapashticë…ja tash edhe në Gjilan…do të vijnë edhe tek ne në Malësi…
Një fqiu ynë, Ademi i Rexhepit, na thërriste nga shpati tjetër: o rrini gati, paketohuni se duhet të ikim… se po vijnë komitët çetnikë…o pritni edhe pak se mbase nuk po vijnë këndej…Kështu yrrja-byrrja s’kishte të sosur për çdo ditë…e ku do të shkonim ne me gjithë ata të infektuar!?
Të tjerët thonin jo po lëngata ka ardhur nga partizanët që janë kthyer nga Lufta Banatës dhe nga Lufta kundër Shaban Polluzhës, janë kthyer me sëmundje dhe me morra: ata tregonin se sa s’kishin vdekur prej morrave…po vënin lecka të lagura nën sqetulla, ku grumbulloheshin morrat, e pastaj po i gjuanin në zjarr… ka pasur raste që edhe pas disa javësh, duke u larë, iu kanë dalur morrat nga llumi e nënlëkura!
Si do që të ketë qene, tifoja erdhi nga pasojat e luftës, që mori jetëra njerëzish të familjes tonë, të cilët nuk i ka numëruar as evidentuar askush! As sot e kësaj dite: pse, vallë, nuk organizohen ekspedita mjekësore, për plotësimin e pasurimin e arkivave të veta?
Na patën vdekur: gruaja e bacit Hamëz, tezja Hanife, me dy bijtë e vet, Brahimin e Hasimin, 5 e 1 vjeçar; axha i babës, Azemi me gruan e vet, Fatën; axha i gruas të bacit Hamëz, Heta, i cili kishte ardhur nga Bullajt e Marecit në varrim dhe e ka marrë sëmundjen ngjitëse; ka vdekur burri i kushërirës tonë, Hykës, Shaipi, poashtu nga infektimi gjatë varrimit; poashtu kishte vdekur edhe një njeri nga Busovata, i cili i pati blerë qetë tanë, se i ka prekur kërpeshët e qeve…tutje nuk dihet…
Ah qetë tanë të kuq! T’i mbrehsh e të punosh me ta ishte lezet...i shitëm për bukë, se bukën na e rrëmbyen partizanoçetnikët…arat tona djerrina, erdhi e na i lëroi burri i hallës, bashkëshorti i Dadës Likë, Xhema i Smajlit...
Është interesant dhe dukuria: e gjithë familja e sëmurë, të ndezur në temperaturë, pa mjek e pa ilaçe…e vetmja që nuk është infektua, ka qenë nëna jonë, Nazife Makolli-Bunjaku: ajo i lante dhe i ushqente të infektuarit e shtrirë për vdekje, ca prej tyre edhe ndër duar i vdisnin…fryma e të sëmurëve po i hynte drejt në gojë, dhe nuk u infektua!? Ajo i përvëlonte ndërresat e çdo gjë që mund të prekte njeriu me dorë, nga mund të vinte lëngata…dhe me krahët e vet sillte gjithë atë ujë nga kroi, nja 200 hapa larg shtëpisë, në shpatinën e thiktë tatpjetë-përpjetë!! Ajo na ngjalli e na ktheu në jetë, nga stomi i vdekjes… edhe unë vetë kam qenë e sëmurë në atë gjendje, kam qenë 9-vjeçare dhe mbaj mend çdo imtësi…
Kushëriri ynë, Hasani i Lahit, na binte dru në shpinë nga mali dhe i përplaste në oborr dhe ikte…të shpëtonte nga e keqja…të tjerë as guxonin të na vinin në vizita…
Kishte qenë i ngjashëm dhe i njëjtë me ne kosovarët, edhe fati i çamëve tanë nën pushtimin grek… Masakra të ngjashme e të njëjta lexuesit gjejnë në veprat e Ibrahim Daut Hoxhës: ”Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek”, në monografinë “Daut Hoxha” etj.
Dëgjonim se dy PP- do të na shpëtonin nga dy të këqia, nga sëmundja dhe nga robëria: Pena dhe Pushka!! Mësuesit tanë po përhapnin shkollat shqipe gjithandej, shkrimtarët po bënin libra e po shkruanin historinë…
Ndër male ishin kaçakët tanë: Mulla Idrizi, Shyt Mareci, Hasan Remniku, Gjon Sereçi, Ajet Kosovica… Flitej se liria nuk është e largët, edhe një muaj…edhe dy javë…por u desh të kalonte një epokë gjysmëshekullore, që të dilnin ndër male Agimi, Salihu…që të kacafyteshin me bajlozët serbë përballë, e me hijet e zeza pas shpine…

(Shifra-“Pashia”-(Ky tregim zuri vendin e II-të në konkursin letrar të shpallur Nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë, me ç’rast në mbrëmjen letrare të mbajtur më 29 prill 2005, juria e konkursit, ia dha çmimin e dytë për prozë, autores Shukrije Bunjaku-Mani)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi