Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt, qindra të vdekur, ElBaradei dorëhiqet, reagon SHBA (foto)
Faqja 1 e 1
Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt, qindra të vdekur, ElBaradei dorëhiqet, reagon SHBA (foto)
Konfirmohen nga Ministria shendetesise 149 të vdekur, Vllazeria Muslimane: Janë mbi 2200 të vdekur
Zëvendës presidenti egjiptian, laureati i çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei, ka dhënë dorëheqje përmes një letre që ja ka dërguar presidentit të përkohshëm të Egjiptit. Agjencia franceze e lajmeve, AFP e cila raporton se e ka parë letrën, shkruan se dorëheqja është bërë pasi shumë njerëz u vranë gjatë përpjekjeve të forcave të rendit që të shpërndajnë protestat e përkrahësve të liderit islamik, Muhammad Morsi që u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik. “Është bërë shumë e vështirë që të vazhdohet mbajtja e përgjegjësisë për vendime me të cilat unë nuk pajtohem dhe për pasojat e së cilës kam frikë”, ka shkruar në letrën e dorëheqjës, ElBaradei. Ai ka thënë se ndërgjegja e tij është trazuar për shkak të humbjes së jetërave të njerëzve “sidomos pasi unë kam besuar se këto humbje ka qenë e mundur të evitohen”. “Fatkeqësisht ata që përfitojnë nga ajo që ndodhi sot janë ata që bëjnë thirrje për dhunë dhe terrori, grupet ekstremiste”, ka thënë ai. SHBA dënon dhunën ndaj protestuesve Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eskalimin e dhunës në Egjipt. Asistenti special i presidentit amerikan, Josh Earnest në një deklarim para mediave ka thënë se SHBA-të e dënojnë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt. “SHBA-të e dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt. Ne ju shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që kanë humbur pjesëtarët e tyre dhe ata që janë lënduar. Ne rregullisht ju kemi bërë thirrje ushtrisë egjiptiane dhe forcave të sigurisë që të përmbahen, ndërsa qeveria të respektojë të drejtat universale të qytetarëve, njejtë siç ju kemi kërkuar protestuesve që të demonstrojnë paqësisht. Dhuna vetëm sa do e bëjë më të vështirë për Egjiptin që të ec para drejt një stabiliteti afatgjatë dhe demokracisë. Kjo situatë shkon në kundërshtim me premtimet e qeverisë së përkohshme për ripajtim”, është shprehur Earnest. Josh Earnest gjithashtu ka thënë se SHBA-të e kundërshtojnë rikthimin e gjendjës së jashtëzakonshme.
(I plotësuar) - Presidenca e Egjiptit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas masakrës që ndodhi kur forcat e sigurisë bastisën kampet e protestuesve në Kajro.
Në kampe qëndronin mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi, që u rrëzua nga pushteti në fillim të korrikut. Ndërkaq, ministria e shëndetësisë së Egjiptit ka thënë se numri i të vrarë gjatë përleshjeve të sotme në të gjithë vendin ka arritur në 149, por lëvizja Vllazëria Myslimane thotë se viktimat janë shum më tepër.
Gjendja e jashtëzakonshme fillon në 16:00 me orën lokale dhe do të zgjasë për një muaj. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, buldozerë të armatosur hynë thellë në kampin kryesor të protestuesve që ishte ngritur jashtë xhamisë Raba al Adawiya, në lindje të Kajros.
Autoritetet deklarojnë se edhe kampet e tjera të protestuesve, në Sheshin Nahda, tani janë boshatisur. Të dhëna për një gjakderdhje masive dolën nga kampet e protestuesve, me gazetarët që raportonin se të plagosurit po trajtoheshin pranë të vdekurve në tenda spitalore.
Vajza 17-vjeçarë e një lideri të Vllazërisë Myslimane ishte mes viktimave, thonë gazetarët. Asmaa el Beltagy u qëllua në kurriz dhe në gjoks, tha vëllai i saj.
Ndërkohë, një kameraman që punonte për “Sky News”, Mick Deane, është vrarë gjithashtu gjatë akteve të dhunës. Së fundmi vijnë të dhëna edhe për manifestime në zona të tjera të Egjiptit.
Ende nuk është e qartë se sa viktima janë regjistruar në operacionet e forcave të sigurisë në Kajro. Shifrat ndryshojnë dhe verifikimi ka qenë i pamundur.
Khaled Ezzelarab, një gazetar për shërbimin arab të BBC, deklaroi se kishte numëruar të paktën 50 trupa në tendat spitalore rreth xhamisë Raba al Adawiya.
Ndërsa Ikhwanonline, faqja e internetit e Vllazërisë Myslimane, që mbështet dhe protestat, njofton se në total janë vrarë mbi 2200 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bilanci zyrtar i viktimave është ngjitur në 95, ndërsa Ministria e Brendshme ka mohuar që vdekjet të jenë shkaktuar nga forcat e sigurisë duke qëlluar me armë zjarri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Uragani Sandy - gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete
» Bilanci për anijen: Një i vdekur, 165 të evakuuar e qindra pasagjerë në bord (Foto/Video)
» Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet
» SHBA: Mbi 89 të vdekur nga tornado
» A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?
» Bilanci për anijen: Një i vdekur, 165 të evakuuar e qindra pasagjerë në bord (Foto/Video)
» Egjipt, Mubarak refuzon të dorëhiqet
» SHBA: Mbi 89 të vdekur nga tornado
» A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi