Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI

Shko poshtë

Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI Empty Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 15, 2013 12:06 pm

Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI 1003140_10201032133637990_799725329_n
 
Izet ABDYLI

PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI

Janë të njohura rastet e përkushtimeve për krijuesit që nuk janë në jetë, por raste të atyre që ende frymojnë dhe jetojnë me ne dhe i thuren vargje për të gjallë janë të rralla. Dhe kjo ndodh për një arsye shumë domethënëse ngase sfidat e presin njeriun deri në frymën e fundit të jetës dhe droja për ndonjë lajthitje të mundshme nga virtytet njerëzore në momentet e fundit të jetës, mund të përmbysë tërë madhështinë e veprës së tij të mëhershme. Megjithatë, te rasti i Agimit kemi diçka unike, apo shprehur me atë thënien e famshme, është rast sui generis. Krejt kjo për faktin që poeti dhe rapsodi popullor, Agim Gashi, jo njëherë është sfiduar me vdekjen dhe ballëhapur e ka pritur atë. Forca e tij për të mbijetuar dhe për të mos ndryshuar parimet e tij jetësore, virtytet e tij të larta njerëzore, na kanë bindur më se një herë se ky njeri që ishte buzë vdekjes edhe po ta përqafonte atë, edhe po të ringjallej sërish do të mbetej prapë Agim Gashi. Ndaj edhe të gjithë ata krijues që kanë gjetur frymëzimin në jetën dhe veprën e Agimit, duhet thënë se ka qenë diçka tejet e fuqishme e mbase me përmasa magjike, duke i bërë ata që nga penat e tyre të nxjerrin vargje - margaritar e fjalë miradije për të. Po ashtu nuk janë të rastësishme edhe epitetet që i vishen këngëtarit popullor, si: fitimtari; rapsod i kohës sime; zë Shqipërie; legjendë e gjallë; kreshniku i këngës etj. Mbi të gjitha ajo që është me rëndësi në këtë vëllim, pothuaj të gjitha këto krijime kanë dalë nga thellësia e zemrës dhe aty pasqyrohet ndjesia, dhimbja dhe dashuria e pastër si kristali për poetin, Agim Gashi.
Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI 1098014_593631330678998_15303386_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI Empty Re: Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 15, 2013 12:29 pm

Izet ABDYLI:PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI 374831_486265231406322_2028734443_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi