Këze (Kozeta) Zylo: Nga libri “Gjurmë të humbura” të autorit Lek Pervizi
Faqja 1 e 1

Nga libri “Gjurmë të humbura” të autorit Lek Pervizi
Refleksione
…Qefini i errët,
I natës së përfrikshme,
Mbështjell t’internuemit e shkretë,
Ndigjohen, ankimet e foshnjave,
Të varun pas gjinit të nënave,
…në ato kazerma hukubete,
Shpella ciklopike…
(Lek Pervizi)
Refleksione
…Qefini i errët,
I natës së përfrikshme,
Mbështjell t’internuemit e shkretë,
Ndigjohen, ankimet e foshnjave,
Të varun pas gjinit të nënave,
…në ato kazerma hukubete,
Shpella ciklopike…
(Lek Pervizi)
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Janë vargje të shkëputura nga libri me poezi “Gjurmë të humbura” të autorit Lek Pervizi, janë vargje plot dhimbje, brengë, vargje të trishta, që të çmendin dhe të japin piskama të forta në tru, që veç rrotullimit në shtrat në orët e vona të natës, nuk mund të vesh pikë gjumi në sy!
E nata është e tmerrshme pa gjumë në sy, ngase vargjet të kthehen si një simfoni makabre, dhe siç shkruan autori, koristët këndojnë: krra…krra…krra!
Në një moment je midis konshiencës dhe subkonshiencës, të kaplon një gjendje e trishtë, një gjendje që s’ke mundur t’i tromaksësh tutje zërat çjerrës, ndjellakeq, krra..krra…krra…!
Këto ndjeva sapo mbarova së lexuari gjithë poezitë të shoqëruara me skica nga dora e mjeshtrit piktor me shije aq të hollë, z.Pervizi.
Eshtë një ish i dënuar, një i vuajtur për tërë jetën nga diktatura, ndaj dhe shpirti i tij lëkundet i shqetësuar në errësirën e shekullit XX-te, errësirë që u ndje si askund në Europë, në tokën e mëmëdheut tonë…
Para memorjes sime, para syve të mi të mjegulluar nga pikëzat e lotit, edhe dramat e Shekspirit zvetëniten, kur lexoj dëshmitë rrënqethëse, me vargje drithërurese nga poeti 80-vjeçar, që hedh mbi letrën e bardhë, tmerret që pa me sytë e tij!
Në këtë libër, çuditërisht pothuajse në çdo poezi më endej përreth hapësires së kompjuterit “Ferri” i Dante Aligherit, e me vete bashkëbisedoja në heshtje me mikun tim Pervizin, duke e pyetur: E çka më shumë Ferri i Dantes?
Poezitë e veshura me metafora aq të shumta, e bëjnë lexuesin të ndjejë së brendshmi artin e poetit bashkë me realitetin e frikshëm të asaj kohe…
…Krisma pushkësh mortore në breg të lumit,
Gjak në ujnat e trembura,
Lot në zemrat e nanave,
Batare plumbash mizore mbi gjokset e trimave,
Gjak mbi zallishten e bardhë,
Lot në zemrat e nuseve…
Vazhdoj t’i shfletoj dhe të bëj krahasimin midis autorit Pervizi dhe Dante Aligherit në librin e tij: Ferri, kanga e parë:
“Porsi ai që frymën merr veç tuj gulçue,
Mbasi ka dalë nga pellgu në bregore,
Dh’uj’n e rrezikshem kthehet me shikue,
Ashtu shpirti im që ende ikte me fore,
Mbrapa u kthye për t’vrejtun at kalimin,
Që nuk kaloi kurr gjallë qënie njerëzore”…
Eshte i njejti mendim real tek të dy autorët, është një ankth gulçimi, një tmerr, një amnezi e llahtarshme!
Poeti Pervizi edhe pse fatmirësisht mbijetoi nga ajo diktaturë, kurrë nuk pa një lule, kur nuk dalloi blerim, ngaqë errësira i kishte mbuluar për atë klasë të persekutuar, pranverën e lulëzuar, e kopshtet e blerta, ata asgjë nuk mund të shijonin nga Pranvera, sepse për ta sillte vetëm gjethe të zeza…
Libri i tërë të duket sikur është marr prej lahutës legjendare, dhe tashmë sjell vetëm tinguj mortor, tinguj që dalin nga nënat shamizeza, sepse siç do të shprehet autori as orët e shtojzovallet me vello të bardha të veshura, ma nuk do këndojnë.
Nuk do të këndojnë zanat e malit nën tingujt kumbues të lahutës, kur ndrit hana e argjendë, kur ndrisin yjet e zjarrtë…ngase vetëm vajtojnë e vajtojnë…të bukurat Zana…!
Ndërsa dielli në ato vite të tmerrshme internimi, burgu, i ngjante si një sy ciklopi, dhe “ciklopet” xhelatë vështronin njeri-tjetrin të uritun…!
Poeti kërkon ndihmë, sepse i duken që dhe monstrat kanë ndryshuar, ai i sjell ato si protagonisti i romanit “Metamorfoza” te Franc Kafkes, që shndërrohen në buburrec, dhe që kanë një pjesë helmi brenda vehtes, por është e pamundur t’i shtypesh.
Por edhe pse në këto tallaze, në sterpikje të përskuqura, autori jep ndjeshem shpirtin e tij të butë, ëndrrat djaloshare, dhe në këtë shkrumb të perflakun ai dallon vashat e internuara, të cilat i quan miset e bukura, mise që u dallonin djelmoshave vetëm kockat…kocka që mund të thërmoheshin lehtë para syve të shtojzovalleve të bukura…!
Ja si shkruan autori:
Në ato shpella që nuk njihnin rreze drite,
Në flakëzën e shpirtit,
Dallonim njeri-tjetrin… nga poezia “Pritje e përfrikshme” f.35
Si në legjenda vargjet sjellin pranë vdekjen, por autori gjen forca dhe e përbuz atë, e përbuz sepse është një tjetër vdekje, ndryshe nga ajo natyrale, është një kosë e përgjakun, që shtrihet ogurzezë mbi njerëzit, mbi ëngjëjt foshnjorë.
Ai e pa vdekjen me sy bashkë me mjelmën e tij Bebe, emër që iu vendos nga gjithë kampi i Tepelenës, pasi ishte e vetmja foshnje që i shpëtoi vdekjes nga një epidemi shfarësose që ra atje, dhe për rrjedhojë dhe pse kanë kaluar dekada i thërrasin përsëri Bebe, në kujtim të mbijetesës.
…Hija e shëmtueme e vdekjes,
E zgërdheshun,
E frikshme,
Sillet midis nesh…! Nga poezia “Vdekja sillet midis nesh”, f.41
Pervizi si ish i përvuajtur i atij sistemi kërkon dhe dëshmon që këto gjurmë të zeza të mos humbasin, por t’u transmetohen brezave, për të rrëfyer se ç’gjëmë e madhe ishte diktatura.
Ai vajton për varret e humbur, që u zhdukën në atë tokë të ftohtë, të ashpër,
por kujtimet e ndrydhura, vajet e nënave, për krelat e arta të Zanave dhe të sokolave të malit, nuk humben, ato mbetën të stamposura si gjurmë që s’do të zhduken kurrë.
Ndërsa në lartesinë e qiellit do të shtohen yje të rinj, yje që u munduan t’u hiqnin shkëlqimin barbarët, dhe të prishnin ritet shekullore, ritin e lashtë të varrimit, duke i lënë edhe pa varr…
Ai kërkon t’i shpirtëzojë yjet reale në qiellin me hanë, të bashkëbisedojë me ta, sepse vetëm me ta gjen prehje, prehje që se gjeti kurrë në tokë.
Në errësirën e natës endem,
Kërkoj të flas me yjet,
Kërkoj të flas me hanën,
(Valle a ndrit dielli mbi kete tokë?) nga poezia “Acar kërcënues”, f.45
Të gjitha këto tmerre me sy, shoqëroheshin pashmangërisht me urinë e bukës, po paksa në dallim me poemën e mjerimit të Migjenit, sepse tek poema e Mjerimit, vetëm mjerimi është kafshatë që s’kapërdihet, kafshatë që të ngec në fyt dhe të zë trishtimi…!
Kurse tek poezia “Baladë e bukës”, të Pervizit, njerëzit janë brenda hekurave të burgut, në errësirën e kobshme, që nuk mund ta shikojnë njeri-tjetrin me sy.
Nëpërmjet antitezave të fuqishme, vargu i tij të trondit, saqë duke lexuar mendoja se ky libër duket gati-gati si ata filmat horror, që duhet të jepet paralajmërimi për të mos lejuar moshat nën 18 vjec të shikojnë këto skena, por në këtë libër duhet të ndryshohet paralajmërimi, duhet të ndalohen njerëzit për ta lexuar mbi moshën 67 vjec, ngase mund të shkaktojë infarkte në zemër, sigurisht për ata që janë njerëz, njerëz që u dridhet shpirti qoftë dhe për një cicërrimë kur gjakoset…!
…Të gjallët jetojnë me të vdekmit,
T’vdekmit me të gjallët,
Për një kothere buke…
Autori sjell para syve tanë, të burgosurit e ndërgjegjes për Liri, sjell duartë e tyre të përthame skeletike, që kërkojnë një kothere të thatë buke, ndërsa Migjeni tek “Poema e Mjerimit” i jep të mjerët; se të shikojnë si hije dhe shtrijnë duartë e mpita…!
Tek Pervizi parakalojnë të burgusor dhe të uritur, kurse tek Migjeni jo te burgosur por te uritur…
…I burgosuri i Pervizit mbërthen në gjoks racionin e bukes, si relike të shenjtë…
Bukë, bukë, bukë, shpirti s’don me dalë…
Jane mijëra e mijëra emra, një listë e pambaruar ende, një libër ende i pashkruar, nga autorët që iu mohuan të drejtën e autorësisë, e pikërisht prej tyre ndoshta do të dalë kryevepra botërore që do t’ja kalojë dhe ferrit të Dantes!
Ndaj poeti Pervizi e kërkon Danten, e pyet ku ishje në këtë ferr tokësor, se me siguri një ferr tjetër, një libër dhe më i përkryer mund të dilte në shekullin e njëzetë.
Në këtë libër nuk mungojnë dhe poezitë lirike.
Poeti ëndrrën e dashurisë edhe pse e prek pas prezores, qielli nga frëngjitë i duket i largët, i sakatuar pa ngjyrë.
Papritur në këtë ditë të trishtë, një petale e bukur luleje i qëndroi në faqen e rrudhosur, i përkëdhel ëmbël shpirtin, si puthja e një vashëze të bukur.
Nëpërmjet paralelizmit figurativ petalen e quan vashëzën e bukur imagjinare, si lajmëtare të pranverës, duke e përshkruar si një zanë perri, me dy sy të ndritur magjepsës, me dy buzë si lulja e allit, me ata gji të mbushtun, e me puthje të zjarrta…
Këto poezi janë siç thotë poetja belge, Paule De Smet, e cila i ka lexuar me ëndje,
… “janë si farëra të kuqe të hedhura mbi tokë, një ditë do të mbijnë…si kacube të përflakura mbi shkretëtirën e botës. Ajo vazhdon se:
…Një këngë e ndritur ngrihet nga errësira,
Tingujt e shpresës vallëzojnë mbi tmerrin.
Duke përfunduar dëgjoj si kumbim në vesh, fjalët e autorit që i bën thirrje një populli të tërë: në poezinë “Mjaft”! f.219
…Le t’i shtrijmë duart nga vllazërimi,
Le t’i shtrijmë zemrat nga dashuria,
Le të fluturojnë përsëri,
Pëllumbeshat e bardha mbi qiellin e kaltërt, të pastërt,
Te lira!...
Libri “Gjurmë të humbura” do të lexohet me dhimbje, sepse paraqet një tragjedi të tërë njerëzore, në ndeshje të përhershme me vdekjen, dhe autori Pervizi do te rroj gjate, ngase ne shpirt i endet thenia profetike drejtuar At Zef Pllumbit: “Rrno per me tregue”…!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi