Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA-TRI POEZI

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA-TRI POEZI Empty ADEM ZAPLLUZHA-TRI POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 15, 2013 10:17 pm

ADEM ZAPLLUZHA-TRI POEZI U2_image002

ADEM ZAPLLUZHA-TRI POEZI


KUR M’I LIDHËN DUART

Kur m’i lidhën duart
Mendova se jam kryq prej mishi
Asnjë zog grabitqar
S’deshi të m’i shkulte sytë

Ishte një natë pa hënë
Dikush i kishte fshehur  yjet
Pranë kovës së urinimit
Një njeri këndonte një serenatë

Thash mos është i çmendur
Dritarja e qelisë e uli kokën
Në xhamat e palarë trokite shiu
Mbase pranvera
kishte ardhur më herët sivjet


E HERË KRYQ PREJ MISHI

Herë kryqi
E herë gjysmë hëna
Si era e çmendur
Galopuan nëpër gjakun tim

Ndërroheshin stinët
Ndërrohej edhe lëkura e njeriut prej gjarpri
Kambanat s’ndaleshin  me shekuj
Po ashtu edhe gjysmëhëna s’pushonte

Më duket se isha shpirt dualist
E doja njërën por nuk e urreja tjetrin
Në trupin tim të gjorë
Vareshin dy kokë në të njëjtën kohë

Herë isha flamur prej fjale
E herë kryq prej mishi
E herë erë vjeshte
E herë furtunë dimri



KUR I DOLI KLLAPIA E ERËS

Nëse ky dru rrapi
Jeton brenda meje si një lule
Do të më lulëzojnë flokët
Në qindra lule mëllage

Sa pak gjethe paskan thinjat e duarve
Sa që koka ime
Mund të krahasohet me shterpësinë e verës
Asnjë pik loti
Nuk rrjedh nga ky gur stralli

Më thanë të bëhem udhë
Kur dolën këto fjalë nga një mal dhëmbësh
U zgjua kryeneçësia e mjegullave
Dhe kurrë më nuk e zuri gjumi
Mishin tim të njomë 

Nuk fjetën  lisat
S’fjeti  as bari
Njëmijë vjet trishtimi përjetuan ninullat
Kur i doli kllapia erës
Njerëzit kishin hyrë nën lëkurën e dimrit



                              Nga libri  : “Koha e ime dhe koha e jote”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi