Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim

Shko poshtë

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim Empty Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 16, 2013 7:41 pm

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim F1_16elita1376658224
Prishtinë, 16 gusht - Ligji i amnistisë që u miratua kohë më parë në Kuvendin e Kosovës e që aktualisht ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Kështu, transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, në një storje të transmetuar në emision "Evropa Sot ", thekson se ligji i amnistisë kërcënon të vë në pikëpyetje të gjithë punën e EULEX-it në Kosovë.

Mediumi gjerman, rikujton se ligji fillimisht ishte menduar për veriun e Kosovës, ku lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar. Por, aty theksohet edhe dëshira e elitës kosovare të korruptuar dhe të zhytur në evazion fiskal, për ta amnistuar edhe vetën.

Deputetët kanë miratuar një ligj amnistie, i cili vlen jo vetëm për serbët në veri, por edhe për aktet penale në mbarë Kosovën. Madje, një ligj edhe për vet deputetët. Elita e Kosovës është e zhytur në korrupsion në evazion fiskal dhe kriminalitet të organizuar. Por për të vendosur paqen e qëndrueshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, ishte në radhë të parë BE që ushtroi presion për këtë ligj" thuhet në storjen e DW.

Po ashtu, përmendet tregtia ilegale me produkte farmaceutike në Kosovë, që thuhet se është një ndër bizneset kriminale me qarkullimin më të lartë të parave.

“Por, tani mafia kosovare e shëndetësisë mund të shpresojë tek amnistia për falsifikuesit e dokumenteve”.

Ndërkaq, potencohet edhe rasti i ish-sekretarit të Ministrisë Shëndetësisë Ilir Tolajt, që mund të përfitojë nga amnistia, sikurse edhe ai ish-kryetarit të Ferizajt Bajrush Xhemajli, që kishte shkaktuar aksident duke lënë të vdekur një kosovar.

DW ka rikujtuar se tani ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se ka pak shpresa të ndryshojë.

“Por askush nuk beson se kjo instancë do ta rrëzojë atë, të gjithë janë pro Qeveria, Parlamenti dhe tek e fundit edhe Bashkimi Evropian”.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi