Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza Dajçi:Jeta një shans-Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit.

Shko poshtë

Mimoza Dajçi:Jeta një shans-Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit. Empty Mimoza Dajçi:Jeta një shans-Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 16, 2013 8:41 pm

Mimoza Dajçi:Jeta një shans-Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit. 1148821_10151610101369077_178914481_n
 
Jeta një shans

Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit.

Nga Mimoza Dajçi

Jeta  është e bukur e shkurtër, për dikë e hidhur e ndoshta tragjike, por gjithësesi ajo përjetohet nga njeriu në mënyra e kultura të ndryshme. Në 100 vjetorin e krjimit të luftës kundër kancerit nga shoqata me të njëjtin emërtim (American Cancer Society) mori pjesë edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shpresë & Paqe” në NY. Festa u mbajt në një nga lokalet luksoze buzë lumit East River quajtur “Marina Del Ray” në Bronx. Qindra njerëz të rinj e të reja, mjekë e aktivistë për të drejtat e njeriut ishin mbledhur në një ditë gushti për të kaluar së bashku një mëngjes buzë ujit të freskët. Përshëndetje, biseda, prezantime e urime dëgjuam e pamë në këtë ceremoni jubilare nga të gjithë të pranishmit. Kishte edhe shumë vajza e gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. Ishin të lumtura pranë familjarëve e miqve të tyre, të cilat herë pas here i reflektonin këto sjellje edhe me lot gëzimi.

Plot 100 vite që nga dita kur filluan përpjekjet në kurim të kësaj sëmundje të rëndë e me pasoja për njerëzimin. Mijra jetë të mbijetuara, qindra e qindra jetë të shpëtuara, falë kujdesit të personelit të aftë mjekësor amerikan. Por më kryesorja falë komunikimit të pacientëve që trokasin në dyert e mjekut e organizatave që meren direkt me kurimin e kësaj diagnoze të rrezikshme për jetën. Jeta është dhuratë, që vjen vetëm një herë e atë duhet ta jetojë normalisht çdo qënie njerëzore. Vizitat tek mjeku nuk duhet neglizhuzr apo qëndruar indifferent ndaj një shenje që na paraqitet pa pritur e pa dashur në trup. Mentaliteti i vjetër apo injorimi që mund ti bëhet çdo plage të vogël rrezikon jetën me pasojat e saj. Prandaj edhe organizata kundër kancerit ofron këshilla e teste falas për vajzat e gratë që kanë dyshime për ndonjë gjendër sado të vogël në kraharor.

Çdo vit shoqata kundër kancerit përveç mëngjesit në “Marina Del Ray” organizon në muajin shtator marshimin pranë bregut në Orchard Beach. Një plazh i bukur ky me hapësirë të gjerë në periferi të Bronxit, për të cilin është investiuar shumë nga qeveria lokale, si për parqet e gjelbërimin e mirëmbajtur por edhe nga vendosja e shumtë e lojrve zbavitëse, që ndikojnë psiqikisht në shlodhjen e qytetarëve përqark zonës.

Ngjyra që simbolizon luftën ndaj kësaj sëmundje është roza e hapët, me të cilën pregatiten bluza,  kapele e kanceleri të ndryshme për të suportuar e stimuluar mbijetesën, lindjen e fëmijëve nga nëna të prekura më parë nga konceri i gjirit etj. Më shumë jetë se vdekje thonë drejtueset e kësaj organizate, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni, ne jemi me ju e për ju vijojnë ato në kumtesat e fletëpalosjet e tyre në mbrojtje të shëndetit të gruas.

Ndërgjegjësimi i fondacioneve, institucioneve qeveritare e individëve të veçantë luan një rol vendimtar për të siguruar mundësitë financiare që kërkon kjo diagnosë me trajtime specifike, pasi ekzaminimi i shpejtë, e fillimi në kohë i një terapie të mundshme ka më shumë shanse për jetë. Kjo organizatë këshillon me çdo kusht; vizitat tek mjeku të jenë mëse të rregullta, për të parandaluar këtë risk të madh. Ka më shumë se 2 miljon gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit në SHBA, e ky sukses i përket teknologjisë moderne e bashëkohore të mjekësisë amerikane, ku kurimet e kancerit të gjirit kanë evoluar shumë në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas studiuesve gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara për kancerin e gjirit. Sa më shumë lindje normale, sa më shumë kujdes për shendetin, aq më shumë datëlindje do të festojmë, thanë në një takim mëngjesi drejtueset e American Cancer Society në një nga ambjentet e Marina Del Ray Restorant në Bronx. Prandaj thanë ato bashkojuni kauzës tonë, bashkohuni me ne për një jetë më të mirë e të shëndetshme.  Zbulimi i kancerit të gjirit tek gratë dhe kërkesa e tyre për ndihmë përbën një diferencë të madhe mes jetës e vdekjes, prandaj kjo qendër ofron shërbime falas për konsulta e vizita mjekësore, si dhe vullnetarë për të shpërndarë mesazhet në mbrojtje të shëndetit.

Studiuesit e mjekët onkologë theksojnë e japin alarmin e rëndësinë që ka depistimi në kohë, me qëllim që edhe ato gra të prekura me kancerin e gjirit supozohet se shmang rrezikun e kancerit të gjirit në rreth 25 përqind. Gjithashtu kjo organizatë bën thirrje për donacione e suporte financiare për tu fuqizuar e për tju gjendur në kohë të dignostikurve me kancer, pasi këto janë edhe synimet strategjike të tyre për parandalimin e kancerit, ku vet pacienti/ja merr vendimin e zgjedh mënyrën e trajtimit të kancerit, me kimioterapi, antibiotikë apo rrezatime të ndryshme.

Në këtë mëngjes të bukur gushti buzë oqeanit në Throgs Neck New York morën pjesë mjekë, përfaqësues të shtetit e politikës amerikane, përfaqësuese të organizatave jo qeveritare, si dhe gra e vajza të mbijetuanga kjo sëmundje që përbën shqetësim për botën mbarë.

Rosa Williams një nga përfaqësueset e stafit të American Cancer Society duke parë përkushtimin e organizatës shqiptare – amerikane Shpresë & Paqe për rëndësinë që i jep shëndetit e rolit të gruas në veçanti ka filluar bashkëpunimin reciprok e kërkon që kjo organizatë të jetë e pranishme në çdo inisiativë te tyre. 

Gusht,  2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi