Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arben Ahmeti:Partitë në riparim

Shko poshtë

 Arben Ahmeti:Partitë në riparim Empty Arben Ahmeti:Partitë në riparim

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 17, 2013 5:48 pm

Arben Ahmeti:Partitë në riparim


 Arben Ahmeti:Partitë në riparim Arbeni111_20130525030223
Nga: Arben Ahmeti


Kur zbriti herën e fundit në Kosovë, komisionari për Zgjerim Stefan Fule, nuk ishte ai i moçmi. Diplomati çek hoqi petkun e evropianit të matur atë ditë në Prishtinë. Tek uronte për vendimin e Këshillit që me Kosovën të nisë dialogu për MSA-në, Fule dha edhe një premtim. Tha se dialogu që ende nuk ishte përgatitur të nisej, por që do të niste në vjeshtë, mund edhe të përfundojë suksesshëm në pranverë. 
Diplomatët evropianë mund t`i paramendosh në secilën situatë te flasin për perspektivën evropiane dhe të ardhmen e përbashkët por nuk është në zakonin e tyre të flasin për afate kohore. Tek qëndronte në konferencë për media krahas kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, politikanit ekspert për të dhënë premtime për të cilat pastaj nuk jep përgjegjësi, Stefan Fule, premtoi në stilin ballkanik.
Ai foli për një gjë që do të arrihet në pranverë, kohën kur Fule nuk do të jetë më komisionar për zgjerim. Në fund të këtij viti mandati i Fules përfundon dhe kësisoj ai nuk do të japë përgjegjësi nëse premtimi i tij për procesin i cili ende nuk ka nisur, nuk realizohet. 

Premtimi i pabazë do të zinte ballinat e secilës gazetë në vendet normale, por jo te ne. Fule këtu po i përshtatej diskursit politik vendës. Vetëm te ne ndodh që edhe komunës më të vogël në vend t`i premtohet Evropa. Vetëm te ne ndodh që edhe pretendenti për ta udhëhequr komunën më të vogël e më të varfër në vend të premtojë liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE. Premtohet BE-ja derisa ende vdesim prej rriqrave. Premtohet rritja e pagave, derisa rritjen e vetme ekonomike e kemi papunësinë. Premtohet rend dhe sundim i ligjit, derisa votat vidhen mu në ditën e zgjedhjeve.

E kur hyjmë në fushatë zgjedhore, premtimet janë pikënisja e secilit muhabet. Ajo që partitë tona rëndom nuk e kuptojnë është se nuk është premtimi ai që sjell votat dhe besimin e qytetarëve. Qytetari i lodhur në zgjedhjet e ardhshme, qoftë lokale qoftë apo nacionale, nuk do të marrë më energji vetëm nga fjalët. Qytetarët veç tjerash janë lodhur edhe nga mungesa e orarit të rregullt të zgjedhjeve. Në gjithë qeverisjen Thaçi zgjedhjet e parakohshme kanë qenë gjithmonë mundësi. Kjo për shkak se lideri aktual i PDK-së ka dëshmuar se zgjedhjet i ka mjet për presion, e presionin mjetin e vetëm për edukim partiak. 
“Janë do gjana” është përgjigjja e një mikut tim sa herë që pyetet për diçka që nuk ka përgjigje. Besoj që janë do gjëra brenda partive që do ta definojnë rezultatin. Po fokusohemi pak te lokalet.



Dy PDK


Ai e ka bërë ekipin e tij. Pak muaj i janë dashur që të instalojë autoritetin e pakontestueshëm në partinë më të madhe të vendit, bazuar në zgjedhjet e kaluara. Ngritja e ish shefit të SHIK-ut Kadri Veseli në PDK e ka futur partinë në një tranzicion të pambarimtë. Ndryshimet në PDK nuk do të ndalen me Veselin zëvendëskryetar. Ai do të jetë lideri i ardhshëm i partisë. Por rokada nuk do të jetë vetëm mes dy figurave Thaçi e Veseli. Çuditërisht, ish-shefi i SHIK-ut nuk po identifikohet me gardën e vjetër. Rreth vetes po e krijon një elitë të re të partisë, duke i lënë anash elitat totalisht të vjetra si ajo e Jakup Krasniqit apo Xhavit Halitit. Veseli po i lë anash edhe elitat e Fatmir Limajt, apo prurjet e mëdha të Hashim Thaçit. 

Veseli madje nuk po do të identifikohet as me vetë ShIK-un, organizatën informuese të PDK-së, aq shumë të përfolur për krime të ndryshme. 
Duke qenë brenda këtyre ndryshimeve, i bie që PDK në zgjedhjet e ardhme lokale, hyn me një fletë A4 të vendosur në hyrje të partisë. Në letër duhet shkruar “under construction”. Në këtë pozitë, të sigurt e ka humbjen e Prizrenit, ngushëllimin e vetëm për mungesën e Prishtinës. Të vështirë do ta ketë edhe fitoren në Gjilan. Kësisoj në zgjedhjet lokale PDK hyn duke rrezikuar dy komuna të mëdha dhe pa kurrfarë gjase për Prishtinën.

“Kështjella” e Isës


Njeriu që do të duhej të shihnim si kryeministrin e ardhshëm, nuk do të duhej të ishte në PDK. Nuk do të duhej të ishte i krahut të luftës por profesor. Nuk do të duhej të ishte Kadri Veseli por Isa Mustafa. Pa çka që profesori nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë mundësinë që të promovohet si i tillë. Isa Mustafa nuk ka arritur që ta përfundojë tranzicionin dhe ndryshimet e nisura nga kuvendi i karrigeve në LDK. Nuk ka arritur ta përgatisë partinë si alternativë, në mënyrë që PDK-ja ta bëjë në opozitë rikonstruktimin e brendshëm. Shembullin se nuk është gati për kryeministër po na e përgatit në zgjedhjet lokale ku sërish duket se do të konkurrojë për kryetar të Prishtinës. Atij i duhet Prishtina për të vazhduar të mbajë sadopak autoritet ndaj elitave të moçme të LDK-së që ka qenë dashur të mos jenë pjesë e partisë një ditë pas karrigeve. Profesorit i duhet të kandidojë për Prishtinën për të mbajtur sadopak autoritet ndaj Hamitëve, dhe elitave tjera të rrejshme në partinë e trullosur që tërhiqet zvarrë nga “kthjelltësia” e Hashim Thaçit. Për shkak të këtyre elitave, Mustafa nuk është gati për kryeministër. I duhet që fatin e tij sërish ta definojë me Prishtinën. Paramendojeni LDK-në nëse e humb Prishtinën.


VV-je e idealeve


Nëse qytetarit që çdo ditë i rrezikohet jeta nga rriqrat, PDK i premton Malishevën Evropiane, VV i premton bashkimin me Shqipërinë. Të dyja premtimet më së paku kanë të bëjnë me rriqrat. VV-ja e Albinit nuk ka ndërtuar asnjëherë profil praktik të partisë që mund të menaxhojë, ta zëmë, me mbeturinat e qytetit. E gjithë partia është “viktimë” e imazhit të vetë liderit të partisë. Albin Kurti lehtë mund të paramendohet në protesta, por asnjëherë si një udhëheqës institucional që paradite merr vendim për heqjen e një kioske në qytet, në mesditë takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, e në mbrëmje shkon në një festival muzike. Aq më pak të paramendohet Albini duke qeshur. Imazhi i tij është alla Hasan Prishtina, që mund të merret me çështje kombëtare por kurrsesi me hallin e përditshëm të erës së qelbur që ka mbuluar rrugën “B”. 
Kësisoj, VV e ka të pamundur fitoren qoftë edhe në një komunë. Shpëtimin megjithatë mund ta gjejë tek ish-Fryma e Re. Shpend Ahmeti mund të jetë alternativë serioze për Prishtinën. Në situatën kur Ahmeti do të dilte përballë Mustafës në balotazh, kryetarit aktual nuk do t`i kryente më punë Vranjevci dhe vota e bastioneve të partisë. Ata të rrugës “B” që qelbet nga era dhe që nuk u përfundua kurrë, do të votonin sfiduesin. Jo vetëm ata, por edhe shumë qytetarë të Prishtinës që nuk u normalizua kurrë.


AAK-ja e Dukagjinit 




Mungesa e AKR-së


Kur ta shkruan librin e radhës, Behgjet Pacollit do t`i duhet të numërojë shumë gafe në politikë. Biznesmeni i suksesshëm assesi të tregohet në skenën e vrazhdët. Megjithatë numërimi i gafave të tij politik do të përfundojë nëse kandidon për Prishtinën. Ajo do të jetë gafa e fundit. Nuk do të ketë më sepse me Prishtinën do të definohet fundi i tij politik. 
Shtëpia e tij vizitohet shumë para zgjedhjeve. Delegacione e delegacione i afrohen. Të gjithë pretendojnë se e kanë zgjidhjen për të. Në fakt të gjithë e shohin Pacollin si biznesmeni që duhet rrezikuar. 
Nëse i hyn garës për Prishtinën, kreu i AKR-së do ta linte partinë që edhe ashtu nuk po funksionon edhe pa lider. Krejt çka do të arrinte është tërheqja e një përqindjeje të votave por me të cilat vështirë do të arrinte balotazhin. Pacolli do ta zvogëlonte përqindjen e LDK-së por pamjaftueshëm. Kësisoj, AKR do t`i jepte fund qëndrimit të saj në politikë ende pa u mbajtur zgjedhjet qendrore. Partia që aq shumë u dëmtua gjatë flirtit me PDK-në, nuk do t`i përdorte në këtë rast zgjedhjet lokale për kthjellje para atyre qendrore, por do ta fundoste veten ende pa e provuar përballjen në nivel nacional. Këndellja nuk bëhet duke e rrezikuar liderin. Mimoza, Vegimi dhe të tjerat do të duhej të bartnin përgjegjësinë e përballjes me elektoratin lokal. Liderin do të duhej ta ruanin, riformatonin imazhin e tij dhe ta provonin fatin sërish në nacionale.

P.S. Nuk mbaj mend të kem shkruar ndonjëherë më gjatë. Të gjithë atyre që e kanë lexuar deri në fund, në stilin e partive tona, u premtoj që herën tjetër do të jem më i shkurtër

(Autori është redaktor përgjegjës në gazetën Tribuna) 
Burrat e Deçanit ta kujtojnë sa herë të jetë nevoja se “nuk ka bir nane” qe e mund Rasim Selmanajn atje. Nëse gjatë qëndrimit në odë rakia dhe birra e Pejës përcillet edhe më ndonjë këngë çiftelie, burrat mikpritës të asaj ane e kanë muhabetin e këndshëm. Por e keqja e AAK-së së Haradinajt është se nuk ka ku shkon përtej Deçanit. Nëse e ruan edhe Pejën do të duhej ta konsideronte si sukses. Gjakovën e ka të humbur nëse për te kandidon Mimoza Kusari-Lila. Theranda tashmë nuk është më e AAK-së, derisa befasi në ndonjë komunë të re vështirë se do të prodhojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi