NOL BERISHA:LOJA ME SHTATOREN E NËNËS TEREZE, NJË AKT JASHTË-INSTITUCIONAL QË DËSHMON GJUNJËZIMIN E PUSHTETIT AKTUAL PËRPARA KËRCËNIMEVE TË EKSTREMISTËVE
NOL BERISHA:LOJA ME SHTATOREN E NËNËS TEREZE, NJË AKT JASHTË-INSTITUCIONAL QË DËSHMON GJUNJËZIMIN E PUSHTETIT AKTUAL PËRPARA KËRCËNIMEVE TË EKSTREMISTËVE
NOL BERISHA:LOJA ME SHTATOREN E NËNËS TEREZE, NJË AKT JASHTË-INSTITUCIONAL QË DËSHMON GJUNJËZIMIN E PUSHTETIT AKTUAL PËRPARA KËRCËNIMEVE TË EKSTREMISTËVE |
Bashkësia e degëve të PSHDK-së në Klinë reagon ashpër ndaj një vendimi jasht-institucional të zhvendosjes së shtatores së Nënës Tereze nga sheshi në Klinë. Ky shesh, po ashtu, ka emrin e humanistes së madhe botërore "Nëna Tereze". Pushteti aktual komunal ka nisur një lojë të rrezikshme në prag të zgjedhjeve lokale, qoftë edhe me anë të lojës me përmendore e sheshe. Diheshin kërcënimet e para një dekade të individëve ekstremë se nuk qenka i lejueshëm ndërtimi i kësaj shtatoreje, që e përuroi presidenti historik Ibrahim Rugova dhe e financoi veprimtari nga diaspora, Elmi Berisha, si donator, i cili fare as që është konsultuar për këtë zhvendosje. Vendimi për emërtimin e sheshit e të vendosjes së shtatores, ka qenë vendim i institucioneve të komunës së Klinës deri në nivel presidence. Nuk u janë dhënë sqarime qytetarëve se përse bëhet kjo zhvendosje. Se është një gjunjëzim, flet edhe fakti pikërisht i këtyre ditëve me pengimin e ngritjes së kësaj shtatoreje në Kastriot (Obiliq). Prandaj, ne e konsiderojmë këtë akt jashtinstitucional komunal si gjunjëzim përpara ekstremistëve radikalë që po shprehen në unison e egërsisht kundër kombit shqiptar e figurave të shquara të kombit tonë dhe po përpiqen që ta rrënojnë tolerancën shqiptare ndërfetare. Nëse mendohet që një prift paska bërë kërkesë për zhvendosje, le të dihet: ajo nuk është kërkesë e qytetarëve dhe asnjë institucion fetar nuk ka monopol mbi interesin e kërkesat e qytetarëve. Dhe i lusim institucionet fetare, si përfaqësuesit e kishave katolike të komunës së Klinës, ashtu edhe krerët e xhamive të komunës së Klinës, që të mos përzihen në lojën e partive politike për sa i përket zgjedhjeve dhe votimeve, sepse këto ndërhyrje shkaktojnë konflikte, për të cilat nuk angazhohen institucionet fetare. Sigurisht që ato bashkëpunojnë me institucionet për të mirën e qytetarëve, por jo në dëm të tyre e pa i pyetur fare qytetarët. Së këndejmi, këtë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zhvendosjen e shtatores, e konsiderojmë si veprim anti-qytetërues e antinjerëzor, që nxit konflikte, që përdhos tolerancën qytetare dhe si veprim anti-urbanistik e anti-institucional. Nuk ka pasur ankesa nga qytetarët, se përmendorja e Nënës Tereze e pengon trafikun apo se e prish planin urbanistik. Kjo fushatë e re kundër Nënës Tereze, po shprehet edhe gjatë këtyre ditëve në Kastriot (Obiliq), ku ekstremistët fetarë nuk duan ndërtimin e shtatores së Nënës Tereze dhe e konsiderojmë si veprimtari të koordinuar të sulmeve kundër saj... I lusim institucionet komunale dhe kreun e Kishës katolike "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë që të mos luajnë me shtatoret, të mos luajnë me ndjesitë e qytetarëve, me tolerancën qytetare dhe me vendimet institucionale komunale e shtetërore. Nol Berisha Kryetar i BD-ve të PSHDK-së në Klinë |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi