KMDLNj: Nis diferencimi në Bashkësinë Islame të Kosovës!

Prishtinë, 21 gusht - Më 20 gusht 2013 në një mbledhje të jashtëzakonshme (pasi ka përfunduar mbledhja e rregullt) anëtarët e Kuvendit të BIK-ut me 23 vota për dhe 1 abstenim shkarkuan kryetarin e Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamiti, pasi ai kundërshtoi futjen në rend të ditës pikën për ndryshimin e Kushtetutës së kësaj bashkësie me të cilën do të mundësohej që kryetari i BIK-ut të zgjedhjet me shumë se dy mandate. Në fakt, me Kushtetutën e BIK-ut i njëjti person nuk ka të drejtë që të zgjidhet në këtë pozitë më shumë se dy mandate. Një mandat është në kohëzgjatje 5 vjeçare.
Kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërrnava është në përfundim të mandatit të dytë dhe pas dy muajve është paraparë të mbahen zgjedhjet në BIK meqë sipas Kushtetutës z.Tërrnava nuk ka të drejtë të kandidohet edhe për mandat të tretë.
KMDLNj edhe më parë ka reaguar duke kërkuar që zgjedhjet në BIK të jenë transparente, të përgjegjshme, të paanshme dhe pa iu nënshtruar presionit. Aq më parë që në BIK vazhdimisht ka pasur fërkime dhe akuza të ndërsjella për jotransparencë financiare, nepotizëm, formim të klaneve të caktuara që janë nën ndikim dhe shërbim të politikës dhe presion deri në përdorim të forcës ndaj atyre që nuk pajtohen me këto dukuri dhe të cilat kërkojnë respektimin e Kushtetutës së BIK-ut!
Krahu që ka përfaqësuar islamin tradicional me në krye Xhabir Hamitin është cilësuar negativisht nga krahu tjetër dhe janë bërë përpjekje që këta të eliminohen nga skena duke përdorur metodat e kërcënimit, zhvendosjes nga postet deri te dhuna fizike të cilës i janë nënshtruar Xhabir Hamiti dhe Mulla Osmani nga Drenasi. Përjashtimin e Xhabir Hamitit nga posti i kryetarit të Kuvendit të BIK-ut, me një procedurë të përshpejtuar, në një mbledhje të jashtëzakonshme KMDLNj e cilëson veprim arbitrar të kundërligjshëm dhe përpjekje për të ngulfatur lirinë e shprehjes brenda BIK-ut. Këtij vendimi i ka paraprirë deklarimi i z.Hamiti se brenda BIK-ut po bëhet fushatë që në mënyrë të kundërligjshme t’i sigurohet edhe mandati i tretë z. Tërrnava në krye të BIK-ut si dhe paralajmërimin se edhe Xhabir Hamiti do të kandidohet për kryeparin e BIK-ut. Kësaj fushate kohëve të fundit i është bashkangjitur në mënyrë aktive edhe me një agresivitet të pazakonshëm edhe LISBA (parti politike) e cila haptazi është deklaruar se me të gjitha mjetet do të angazhohet që z.Hamiti të mos zgjedhet në krye të BIK-ut dhe për këtë fare nuk ka pasur reagim nga BIK. Përgjegjësit e BIK-ut kanë mbajtur qëndrim oportunist duke heshtur ndaj dukurive të fyerjeve dhe sulmeve ndaj personaliteteve të shquara kombëtare që ka lënë të nënkuptohet se këtë e kanë bërë për të mbajtur dhe rifituar pushtetin.
BIK-u nuk ka reaguar kundër fyerjeve dhe linçimit publik që i është bërë deputetes Alma Lama. As kundër kërcënimeve dhe fyerjeve që i është bërë gazetës “Bota Sot” etj. Me mosveprim, distancim nga kërcënimet dhe ligjëratat e disa imamëve që më së paku kanë të bëjnë me fenë, BIK nuk i ka përmbushur detyrimet si autoritet suprem për çështje të fesë në Kosovë dhe duket se po profilizohet si parti politike që të vetmin qëllim e ka marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe në afat sa më të gjatë. Duket se pozita e kryetarit në BIK përveçse sjellë përfitime të mëdha ekonomike. Gjithashtu është i leverdishëm edhe në planin afirmativ. Sidomos tash kur po ndërtohet Xhamia e Madhe dhe po bëhet garë se cili myfti do të bëhet pjesë e historisë duke prerë shiritin e inaugurimit të këtij tempulli fetar e shpirtëror. Në BIK duhet ta kenë të qartë se të drejtat fetare janë të drejta njerëzore dhe se çdo përpjekje për ngulfatej të lirisë së fjalës, dhunë fizike dhe eliminim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe në kundërshtim të plotë me normat dhe vlerat fetare. Në radhë të parë të tolerancës e cila qartazi mungon në BIK.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi