Hamiti:Puç i pa precendent në Kuvendin e BIK-ut
Hamiti:Puç i pa precendent në Kuvendin e BIK-ut
Hamiti:Puç i pa precendent në Kuvendin e BIK-ut
Prishtinë, 21 gusht -
Kryetari i Kuvendit të BIK-së, Xhabir Hamiti, tani i shkarkuar nga posti, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka thënë se të martën në kuvendin e BIK-së, është bërë një puç i pa precedent deri më tani, për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë që kryetari i Kuvendit, me procedurë ad-hoc, pa inicime paraprake juridike, pa konsultime të komisioneve disiplinore të kuvendit dhe atij administrativo juridik, të mblidhen nënshkrime dhe të shkarkohet kryetari i Kuvendit të BIK-së, organit më të lartë legjislative dhe rregullativ, e sidomos pas përfundimit dhe mbylljes së mbledhjes nga ana ime, si kryesues legjitim i saj. Mbështetja, sipas tyre, në një nen të Kushtetutës se kinse Xhabir Hamiti nuk e ka kryer detyrën zyrtare për çfarë është zgjedhur, konsiderojë se është hap tepër i ulët, ka deklaruar Hamiti.
Pse është dashur të kalojnë 4 vite e 8 muaj kohë, e vetëm tani dy muaj para shpalljes së zgjedhjeve qendrore, anëtarët të binden se unë si kryetar të kuvendit nuk e paskam kryer detyrën zyrtare për çfarë jam thirrur ?!
Jam plotësisht i vetëdijshëm se këtë nuk do ta bënin kurrë vetëm anëtarët e Kuvendit pa inicimin, shtytjen dhe trysnin e vazhdueshme që atyre i`a kanë bërë disa nga pjesëtarët e kryesisë së BIK-së së fundi, me qëllim të eliminimit tim nga vendimmarrja. Me atë që ka ndodhur dje është vërejtur edhe publikisht se kryesia e ndërrojë kahen e Kuvendit dhe nënvlerësoj legjitimitetin e tij, thuhet në vazhdim të deklarates së Hamitit.
Nuk është bërë hataja pse unë, sipas tyre, nuk do të jem më në krye të këtij institucioni, sepse edhe ashtu nuk jam pyetur dhe nuk jam konsultuar për asnjë vendim sado i vogël ose madhor qoftë që ka ndodhur në BIK, për gjithë këtë kohë sa edhe jam në këtë pozitë.
Pavarësisht kërcënimeve, shantazhimeve dhe lutjeve, nuk kam pranuar që të bëjë kompromise në dëm te institucionit dhe besimtarëve mysliman. Kam kërkuar që në të ardhmen të punojmë bashkërisht, në respektimin e kushtetutës aktuale deri në zgjedhje , dhe pas zgjedhjeve të reja të shohim e bëjmë, sepse të gjithë punonjësit janë të interesuar që puna e tyre në BIK të mbështetet në ligj dhe në rregulla të mirëfillta dhe transparente.
I sigurojë të gjithë punonjësit e BIK-së se unë legjitimisht jam ende kryetar i Kuvendit të BIK-së, deri në perfundimin e mandatin tim të rregullt, i cili përfundon më 18.10.2013. Çdo nënshkrim dhe çdo procedim i çfarëdo dokumenti zyrtar të Kuvendit, pa dijen time, deri në përfundimin e mandatit tim ligjor, është jo legjitim, ndërsa përgjegjësia do të bie mbi ata që marrin këtë guxim, përfundon deklaratën Hamiti.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:APEL VËLLAZËROR PËR PËRKRAHJEN E KANDIDATURËS SË PROF. XHABIR HAMITIT PËR NË KRYE TË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS
» Sami Hamiti, në burg shtëpiak
» Ftesë për kuvendin e LSHK-së
» Sabri Hamiti për president, bie Surroi
» Nesër lirohet Sami Hamiti
» Sami Hamiti, në burg shtëpiak
» Ftesë për kuvendin e LSHK-së
» Sabri Hamiti për president, bie Surroi
» Nesër lirohet Sami Hamiti
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi