Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 10:00 am

VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n

VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi
 
Zemrën e shtrydha t’i nxjerr pak lumturi,
Nga gishtërinjtë më rrodhi vetëm gjak,
Me lotët e syve u mundova ta fshij,
S’e ndala dot gjakun, jo, s’e ndala aspak.
 
Prandaj t’u luta të kesh kujdes,
Fytyrën mes duarsh të ma marrësh ngadalë,
Shikomi qepallat e qepura fort,
Do të zbulosh sa gjatë të kam pritur, sa gjatë.
 
Nëse arrin t’i kryqëzosh shikimet,
Do të them se në botë ka akoma dashuri.
Nëse shikimet arrijnë të flasin,
Zemrës gjakun do t’ia fshij përsëri.
 
27 qershor 2010 ora 21:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
“ZEMËR E NGRIRË” botuar në prill 2011
VIKTORIA XHAKO – ZEMRËN E SHTRYDHA - Poezi 1234576_682691201758395_405266920_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi