Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEKLARTË PËR SHTYPË-Lëshuar nga Kryetari i Kuvendit të BIK-së , Xhabir Hamiti

Shko poshtë

DEKLARTË PËR SHTYPË-Lëshuar nga Kryetari i Kuvendit të BIK-së , Xhabir Hamiti Empty DEKLARTË PËR SHTYPË-Lëshuar nga Kryetari i Kuvendit të BIK-së , Xhabir Hamiti

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 2:13 pm

DEKLARTË PËR SHTYPË-Lëshuar nga Kryetari i Kuvendit të BIK-së , Xhabir Hamiti 66068_10200778936131133_959630229_n

DEKLARTË PËR SHTYPË



Lëshuar nga Kryetari i Kuvendit të BIK-së , Xhabir Hamiti


Prishtinë, 21.08.2013

Shfrytëzojë rastin që të njoftojë gjithë opinionin se dje në kuvendin e BIK-së, më datë 20.08.2013, është bërë një puç i pa precedan deri më tani, për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë që kryetari i Kuvendit, me procedurë ad-hoc, pa inicime paraprake juridike, pa konsultime të komisioneve disiplinore të kuvendit dhe atij administrativo juridik, të mblidhen nënshkrime dhe të shkarkohet kryetari i Kuvendit të BIK-së, organit më të lartë legjislative dhe rregullativ, e sidomos pas përfundimit dhe mbylljes së mbledhjes nga ana ime, si kryesues legjitim i saj. Mbështetja sipas tyre mi një të Kushtetutës se kinse Xhabir Hamiti nuk e ka kryer detyrën zyrtare për çfarë është zgjedhur, konsiderojë se është hap tepër i ulët. 
Pse është dashur të kalojnë 4 vite e 8 muaj kohë, e vetëm tani dy muaj para shpalljes së zgjedhjeve qendrore, anëtarët të binden se unë si kryetar të kuvendit nuk e kam e paskam kryer detyrën zyrtare për çfarë jam thirrur ?! 
Jam plotësisht i vetëdijshëm se këtë nuk do ta bënin kurrë vetëm anëtarët e kuvendit pa inicimin, shtytjen dhe trysnin e vazhdueshme që atyre i`a kanë bërë disa nga pjesëtarët e kryesisë së BIK-së së fundi me qëllim të eliminimi tim nga vendimmarrja. Me atë që ka ndodhur dje është vërejtur edhe publikisht se kryesia e ndërrojë kahjen e kuvendit dhe nënvlerësoj legjitimitetin e tij.
Nuk është bërë hataj pse unë sipas tyre do të jem më në krye të këtij institucioni, sepse edhe ashtu nuk jam pyetur dhe nuk jam konsultuar për asnjë vendim sado i vogël ose madhor qoftë që ka ndodhur në BIK-së, për gjithë këtë kohë sa edhe jam në këtë pozitë.
Pavarësisht kërcënimeve,shantazhimeve dhe lutjeve, nuk kam pranuar që të bëjë kompromise në dëm te institucionit dhe besimtarëve mysliman. Kam kërkuar që në të ardhmen të punojmë bashkërisht, në respektimin e kushtetutës aktuale deri në zgjedhje , dhe pas zgjedhjeve të reja shofim dhe bëjmë, sepse të gjithë punonjësit janë të interesuar që puna e tyre në BIK-së të mbështetet në ligj dhe në rregulla të mirëfillta dhe transparente.
I sigurojë të gjithë punonjësit e BIK-së se unë legjitimisht jam ende kryetar i Kuvendit të BIK-së, deri në mandatin tim të rregullt, i cili përfundon më 18.10.2013. Çdo nënshkrim dhe çdo procedim i çfarëdo dokumenti zyrtar të Kuvendit, pa dijen time, deri në përfundimin e mandatit tim të rregullt dhe ligjor, është jo legjitim, ndërsa përgjegjësia do të bie mbi ata që marrin këtë guxim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi