Frank Shkreli:Qetsohuni të gjithë, 2013 nuk është 1992
Faqja 1 e 1
Frank Shkreli:Qetsohuni të gjithë, 2013 nuk është 1992
Frank Shkreli:Qetsohuni të gjithë, 2013 nuk është 1992
Është ndezur media dhe interneti, por edhe politikanët shqiptarë kanë dale nga binarët e trenit me reagimet e tyre nga një deklarate të ditëve të fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu, i cili duke komentuar mbi zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, citohet të ketë thënë pardje në Jale të Vlorës se, "Zgjedhjet e 23 qershorit, 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin". Po të lexosh reagimet ndaj kësaj deklarate duket sikur Ambasadori Arvizu hodhi një bombë në marrëdhënjet shqiptaro-amerikane. Tani, pa marrë parasyshë deklaratën e ambasadorit Arvizu, duhet të jemi të qartë, por edhe të sinqertë se Shqipëria e vitit 2013, nuk është Shqipëria e vitit 1992, në asnjë mënyrë, as nga pikpamja e zgjedhjeve, as nga pikpamja e asgjëje. Sa për informacion, për ata që ndofta nuk e kanë parë Shqipërinë e vitit 1991-1992, ose për ata që me dashje dhe për dobi politike, preferojnë të harrojnë të zezat e regjimit komunist të Enver Hoxhës -- unë isha atje me delegacionin e parë e diplomatik amerikan në atë kohë dhe u garantoj se Shqipëria e sodit ndryshon me Shqipërinë e viti 1992, si dita me natën, nga çdo pikpamje, për më mirë.
Ai qe mendon ndryshe e ka humbur busullen e arsyesë dhe të gjykimit të së drejtës dhe të vërtetës. Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thotë ambasadori Arvizu me deklaratën e tij në Vlorë, por jam i mendimit se edhe ai e sheh tani se mund ta ketë thënë këtë gjë në një mënyrë tjetër dhe nuk është vonë që të thotë, "What I actually meant to say is....... ", ajo që në të vërtetë deshta të thoja është.....Sepse edhe ambasadorët, njerëz janë, bëjnë gabime, gafa dhe jam i sigurt se Z. Arvizu e pranon se edhe ai në kapacitetin e tij si përfaqsues i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, dhe më pare gjatë karjerës së tij, ka thënë gjëra që mund ti kishte komunikuar ndryshe. Por ambasadori duhet të jetë i kujdesshem dhe t’i mate fjalët me kujdes sidomos në një atmosferë të polarizuar politike dhe mediatike si ajo e Shqipërisë. Duhet të jetë i vetdijshëm, se çdo fjalë që ai thotë do të interpretohet për tua përshtatur qendrimeve dhe interesave politike të momentit të palëve të ndryshëme politike dhe medias shërbetore të tyre. Është i çuditshëm fakti se edhe sot pas 20 vjetë marrëdhënjesh midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë, klasa politike shqiptare por edhe media që e ndjekë e përkrahë atë, ende nuk e kanë kuptuar esencën e zhvillimit dhe qellimin e këtyre marrëdhënjeve. Shpeshëherë edhe ambasadorët amerikanë, dashtë e pa dashtë, kanë renë viktima të këtij menatiliteti politik e mediatik, ku ecuria e këtyre marrëdhënjeve dhe deklaratat e ambasadorëve amerikanë -- duke u nxjerrur krejtsisht nga konteksti -- përdoren nga njëra ose tjetra palë për qëllimet e tyre politike të momentit. Kur më përshtatet mua, ambasadori flet në emër të Shteteve të Bashkuara, por kur ai thotë diçka që nuk më pëlqen mua, atëherë ambasadori amerikan flet në kokë të vet dhe nuk përfaqëson Amerikën. Këjo fatkeqsisht ka qenë vazhdimisht vlerësimi i punës së ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.
Fatkeqsisht, kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Ajo që tha Arvizu në Vlorë, jo vetëm atribohet atij me seriozitetin më të madh, sikur ai I vuri vulën, e tha Arvizu, tani nuk e luan toka! Por, për më tepër, për të përdorur këtë deklaratë për qëllimet e veta politike kundër pales tjetër, thuhet se ambasadori Arvizu e bëri ketë deklaratë në emër të Shteteve te Bashkuara. Madje, ministri i ardhëshëm i punëve të jashtëme të Shqipërisë Ditmir Bushati, duke komentuar deklaratën e Ambasadorit Arvizu në Vlorë -- në një përpjekje shterpë për të përfituar pikë për partinë e tij nga një gafë -- tha se Arvizu flet në emër të Shteteve të Bashkuara. Duke iu referuar qeverisë në ikje, ministri i ardhëshëm shqiptar tha se ata “Nuk duan të kuptojnë që Ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA?! "
S'ka lojë! Këtë, sipas Z. Bushati, e vulosi ambasadori amerikan, Shqipëria e 2013 është si Shqipëria e 1992 dhe tani jemi ne kalorësit e ketij vendi që do ta bëjmë Shqipërinë lule. Nëqoftse ministri i ardhëshëm i punëve të jashtëme i Shqipërisë – i cili do të ketë përsipër zhvillimin e këtyre marrëdhënjeve -- mendon se Amerika nuk ka problem të tjera veç të udhëzoj ambasadorin e vet në Tiranë se çdo të thotë çdo ditë dhe se deklarata e Z. Arvizu në Vlorë, është me të vertetë qendrimi zyrtar i Amerikes, atëherë… Besoj se edhe vet ambasadori Arvizu do të thonte se për çdo gjë që prononcohet në Shqipëri, ai nuk shprehet me doeomos në emër të Shteteve të Bashkuara. Por është e vërtetë se ai është përfaqsues i presidentit dhe i adminstratës amerikane në fuqi, por nuk besoj që ai të jetë këshilluar me Departamentin e Shtetit Amerikan per komentin, tani famkeq, që ai bëri duke krahasuar zghedhjet e vitit 1991 dhe ato të këtij viti.
Nga ana tjeter, maxhoranca në ikje, të pakën nepërmjet një zëdhënsje, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas medias shqiptare vuri në shënjestër përfaqsuesin amerikan për deklaratëpn e tij në Vlorë, u shpreh ashpër dhe në mënyrë denigruese ndaj Ambasadorit amerikan duke thënë se “Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike."
Ndonëse, Zoti Arvizu kësaj radhe, pa dashje, mund të ketë shkaktuar vet ketë rrëmujë në media si dhe reagimet e ndryshme politike me deklaratën e tij të pakujdesëshme në Vlorë -- edhe kësaj herë si gjithëherë më parë, ato që thotë një përfaqsues amerikan -- lëvdohen nga njëra dhe kritikohen e denigrohen nga tjetra palë, varësisht interesave politike partiake të momentit. Fatkeqsisht, këjo bëhet nga të dy palët, gjithmonë pa marrë aspak parasyshë interesat afatgjata të mbarëvajtjes së marrëdhënjeve strategjike shqiptaro-amerikane, për kombin shqiptar. Kështu ka ndodhur me secilin ambasador amerikan në Tiranë gjatë këtyre 20 vjetë marrëdhënjesh diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar. Fatkeqsisht asnjëri prej tyre nuk është larguar nga Tirana, pas mbarimit të mandatit të tyre, pa kritika nga njëra ose tjetra palë. Ky trajtim, megjith të metat që mund të kenë pasur ata si njerëz dhe si diplomatë, nuk është i denjë për përfaqsuesit e një vendi e miku të madh që vetëm ia ka dashur dhe ia do të mirën kombit shqiptar.
Marrëdhënjet diplomatike miqësore të Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk qenë dhe as nuk janë me një parti politike ose me një tjetër, as me ndonjë politikan ose grup politikanësh, por me popullin shqiptar dhe në interesin afatgjatë të shqiptarëve. Prandaj, qetsohuni, Amerika do të jetë aty, si gjithmonë për kombin shqiptar, për derisa Shqiptarët të dëshirojnë një gjë të tillë.
Në të njëjtin takim në Vlorë foli edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, (BE) Ettore Sequi, i cili nënvijoi sfidat me të cilat përballet Shqipëria për antarësimin e saj në BE, ku ai theksoi veçanërisht zgjidhjen e çështjes së pronësisë, një çështje këjo gjithnjë e pazgjidhur për shumë shqiptarë dhe njëra nga trashëgimitë e zeza të sistemit komunist që u rrëxua më 1991.
Politikanët shqiptarë dhe media që i shërben atyre, do bënin më mirë që tu kishin venë veshin më me kujdes fjalëve të ambasadorit Sequi, që Shqipëria të plotësojë standardet dhe kërkesat evropiane për antarësim – gjë që për çdo politikan të ndërgjegjshëm shqiptar -- duhet të jetë një përparsi këjo e interesit kombëtar për të gjithë – në vend që të harxhojnë kohë e të prishin kot nervat nga një “lapsus linguae” e ambasadorit amerikan.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi