Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Pse po e gozhdojnë Krishtin Femër?!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Pse po e gozhdojnë Krishtin Femër?! Empty Kimete Berisha:Pse po e gozhdojnë Krishtin Femër?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 12:25 pm

Kimete Berisha:Pse po e gozhdojnë Krishtin Femër?! 403x302106545944771_563712023666709_248679171_n
Pse po e gozhdojnë Krishtin Femër?!

23.08.2013


Nga Kimete Berisha

Në masmediat evropiane, në Shtator 2007, u shpall best-seller një libër me letra intime të Nënës Terezë, në të cilat letra ajo e paska mohuar Zotin dhe Krishtin! Duke heshtur para kësaj fushate, Vatikani përkrahë luftën kundër Nënës Terezë!
Në Dhjetor 2007, Bamir Topi shkeli Vatikanin. Pati shansin ta pyeste Papa Benediktin XVI: ‘Pse Vatikani po e pengon shenjtërimin e Nënës Terezë, meqë po qëndron indiferent ndaj akuzave publike që i bëhën asaj’? Akademikët shqiptarë dine gjithçka, por nuk e dinë se aktualisht në të gjithë botën po botohen libra kundër Nënës Terezë!

Çka ishte, përveç një djalë i ri president Shqipërie, Bamir Topi, që nuk diti gjë për fushatën e personaliteteve të Kishës kundër shenjtërimit të Nënës Terezë?
Në vitin 2007, Topi e falenderoi Benediktin XVI për lumturimin e Nënës Terezë, në vend se të ankohej për fushatën kundër shenjtërimit të saj! Lëre që lumturimi i Nënës nuk është meritë e Benediktit, po e Papa Gjon Palit II, që sipas gazetave italiane, paska vdekur urie, që të hiqet qafe plaku disident polak!
Ku merr leje Fjodor Kolodiejchuk, (prift katolik rus) të botoj libër blasfemues kundër Nënës Terezë, pa miratimin e heshtur të Papës sybardhë, adhuruesit të maceve të buta, eskluzivisht të zeza?!
Në shtator (2007) Kolodiejchuk, botoi librin me përmbledhje letrash intime të Nënës Terezë, “Come be my light” (Bëhu drita ime). Ky prift, agjent i Vatikanit, ka bashkëpunuar 20 vjet me Nënën Terezë. Deri në shtator të vitit 2007 askush s’e ka ditur se Nëna Terezë u paska shkruar shumë letra priftërinjëve.
Nëna la amanet që të asgjësoheshin letrat e saj intime, “se nuk dua që njerëzit të mendojnë më tepër për mua, e më pak për Krishtin”.

 Fjodori e shkeli amanetin e Nënës. Nuk i asgjësoi letrat e saj, po i përmblodhi në libër dhe i hudhi në opinion.
S’e pyeta gjermanin sybardhë, Benediktin XVI, “po ty, çka të bëri të shenjtë si Papë?”.
Ma merr mendja pse i pengon shenjtërimi i Nënës Terezë! Ajo është shqiptare.
Tek e fundit, sa për metaforë cinike, Krishtin e gozhduan romakët!

Cilin sekret e zbuluan letrat intime të Nënës Terezë? Unë dyshoj, a i ka shkruar vërtetë ajo ato letra, apo mjeshtërit e specializuar të falsifikimit kaligrafik kanë reprizuar politikën kishtare të vitit 1333, falsifikimin e tapive të pronave që i rrembente kisha nga feudalët, si atëherë inkuzicioni në Spanjë?  Sipas katolikëve rus të Vatikanit, u “zbulua” sekreti se “Nëna Terezë nuk i paska besuar Zotit, as Krishtit”!.
Vazhdon fushata në gazetën “Il Messeggero” e shkruhet se Nëna Terezë paska pasur vizione vetëm 1 vit, ndërsa 50 vjet ka dyshuar se ka Zot!  Ajo i paska shkruan mikut të saj të besueshëm, Rev.Michael van Der Peet:
“Jezusi ka dashuri speciale për ju. Por, sa për mua, heshtja dhe errësira është aq e madhe, sa shikoj dhe nuk shoh, hapi veshët e nuk dëgjoj, i lutem e nuk më përgjigjet…Nëse diku ka Zot, lutuni të më fal”.  Der Peet po thotë se ajo ka përjetuar metaforikisht “Natën e zezë të shpirtit”.  Shpirti i saj paska qenë në terr deri në fund të jetës, (si në poemën e St.Paul of the Cross, shek.XVIII, prifti që 45 vjet kishte dyshuar në Zot).
Pse Ipeshkvia e Kosovës nuk e gjen një ‘heretik’ t’i kundërvihet fushatës së Vatikanit kundër Nënës Terezë? Vatikanit, kaq haptas i pengon që shqiptarët e sotëm të kenë një shenjtore katolike?  A është Nëna e 11 milionta viktimë e holokaustit kishtar?! Çfarë domethënie ka kjo histeri masive pesëqind vjeçare kundër shqiptarëve? Cilat janë ato 10 mijë mrekulli të mbi 10 mijë njerëzve të shpallur të shenjtë nga Vatikani, që të gjithë njerëz më të rëndomtë se Nëna Terezë?
Çfarë mrekullie ka bërë heroina franceze, komandantja luftarake Jeanne d’Arc që u shpall e shenjtë (1920)?  Ajo luftoi kundër protestantëve (anglezë) si një katolike? Je e shenjtë nëse vret protestanë si Zhan D’ark, e nuk’mund të jesh e shenjtë nëse jep bukë dhe dashuri si Nëna Terezë!

Pse lejon Vatikani të shkelet Kodi i Rrëfimit?
Pse shkeli amanetin e Nënës Terezë?

A nuk dëshmoi Vince Gonzales (gazetar i CBS) “Sex crimes and the Vatikan” (Krimet seksuale dhe Vatikani) për një dokument që ishte mbajtur sekret nga krerët e Vatikanit për 40 vjet? Dokumenti, nënshkruar më 1962 nga kardinali Alfredo Ottaviani, obligon krerët më të lartë të Vatikanit që të mbajnë apsolutisht sekret krimet seksuale të priftërinjve të bëra me dekada ndaj fëmijëve.
Vatikani mbanë sekret krimet seksuale të priftërinjëve, kurse zbulon letrat blasfamuese të Nënës Terezë!  Pra Vatikani ruan sekrete, pos kur bie fjala për një Nënë Shqiptare!
Vatikani reagon kur Dan Brown shkruan romanin “Kodi i Da Vinqit”. Janë të sigurtë se Krishti para 2000 e kusur viteve nuk ka qenë i martuar me Maria Magdalenën, kurse dyshojnë se Nëna Terezë ka qenë në shërbim të Zotit!
Kur më mërzitet shpirti, mendja më shkon të rrëfehem. T’i rrëfehem dikujt që më kupton, më thotë se Zoti më fal!  Por, gjithmonë frikësohem.  Po qëlloi prifti i pashëm si Richard Chamberlain në “Zogjtë vdesin duke kënduar”, do të mund të dashurohesha në të!

Po s’qëlloi "Zog që vdes duke kënduar", kam frikë se ende pa u kthyer nga kisha, do ta merrte vesh i dashuri im!  Kur më dhemb shpirti, marr e shkruaj dhimbjen në letër. Letrën nuk ia dërgoj priftit, ia dërgoj vetvetes.  Frika nga gratë (horror feminae) pengon që Papa të jetë femër, ndaj Zoti më Mjafton! P.S. Këtë letër do ta shkruaj përsëri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi