Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ

Shko poshtë

PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ Empty PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 25, 2013 10:10 am

 
PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ
 
Shtime, 22 gusht 2013- Të enjten, me datë 15 gusht 2013, në restorantin Trofta në Petrovë, në praninë e shumë dashamirësve të librit, e miqve është promovuar libri me tregime “Kujtim i hidhur” të autorit Shaip Ademaj nga Shtimja. Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe redaktori z. Sulejman Dërmaku dhe recensuesi z. Faik Shkodra, të cilët folën për përmbajtjen e librit.
PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ Shaip%20A%20(1)

Recensenti Shkodra tha se autori i këtij libri z. Shaip Ademaj trajton tema të ndjeshme, tema që flasin mbi disa zakone, traditën dhe vlerat kombëtare, të cilat nëpër shekuj kanë mbajtur të gjallë respektin, kujdesin dhe mallin, nostalgjinë dhe frymën e dashurisë, midis njerëzve. Po ashtu, hapësirë e rëndësishme në tregimet e këtij libri u është dhënë veprimeve djallëzore të serbëve, të cilët edhe në botën e jashtme nuk i lënë bashkatdhetarët e qetë. Libri “Kujtim i hidhur” i autorit z. Shaip Ademaj është libri i parë, të cilin ja ka kushtuar familjes dhe vendlindjes. Ai aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani.
 PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ Shaip%20A%20(2)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi