Sindikata Islame: Tërnava në koalicion me grupe anti fetare dhe anti kombëtare
Faqja 1 e 1
Sindikata Islame: Tërnava në koalicion me grupe anti fetare dhe anti kombëtare
Sindikata Islame: Tërnava në koalicion me grupe anti fetare dhe anti kombëtare
Lidhje me puçin ndaj dr. Xhabir Hamitit, Kryetar i kuvendit të BIK-së
Më vëmendje kemi përcjell gjithë atë që ka ndodhur në BIK-së gjatë gjithë mandatit të kreut të BIK-së z. Naim Tërnaves, dhe në veçanti nga viti 2010 kur edhe jemi themeluar si sindikatë, për të adresuar pakënaqësitë e shumta të punonjësve të BIK-së, të cilëve vazhdimisht u janë shkelur dhe po ju shkelen të drejtat nga klani Tërnava.
Ajo që ka ndodhur më 20.08.2013, ku është tentuar që me çdo kusht, të futet në rend të ditës, aty për aty drafti për ndryshimin e Kushtetutës së BIK-së, veprim të cilit i ka rezistuar Prof. Hamiti, për faktin se ishte tentativë ilegjitime dhe grackë e përgatitur paraprakisht nga disa anëtarë të kuvendit, me para projektim të Naim Tërnavës, është argumenti më eklantat i daljes në shesh të “ koalicionit të heshtur të Tërnaves me grupe anti fetare dhe anti kombëtare të vendit tonë”, për çfarë opinionin edhe e kemi bërë me dije qysh herët.
Shkarkimi i Hamitit nga pozita e kryetarit të kuvendit të BIK-së, me kërkesën më të zëshme edhe të një përfaqësuesi ideologjik të LISBA-së, si dhe me miratimin edhe të Tërnavës, kjo nuk do më shumë koment, se në duar të kujt dhe nga kush është duke u udhëhequr BIK-së.
Lufta speciale ndaj Xhabir Hamitit, me kërcënime, shantazhime, dhe me puçe të njëpasnjëshme, nuk është luftë vetëm ndaj tij individualisht, por është një luftë për të eliminuar vlerat fetare dhe kombëtare të popullit tonë në përgjithësi dhe tendencë permanente e zëvendësimit të tyre me mentalitetin e "Tora Bora"-s, të cilin e ka krijuar dhe kultivuar lëvizja ultra vehabite dhe selefite, e që përfaqësuesit e tyre, sot, për fat të keq, me të dy këmbët janë futur thellë në institucionet dhe organet e BIK-së, me derën që ua ka hapur atyre kreu i kryesisë së BIK-së , Naim Tërnava, personalisht.
Pjesëmarrja e vetme e z Tërnavës nga kryesia e BIK-së, në hapjen e xhamisë në fshatin Makofc-Prishtinë , më datë 24.08.2013, të ndërtuar nga aktivistë të LISBE-es- me fonde të cilat nuk kanë kaluar përmes BIK-së, tregon se ai nuk e ka më mbështetjen, as të njerëzve të Kryesisë për hapat e tij të pa matur dhe për lidhjet e tij të ngushta me këto grupe, të cilat janë të vetmet që po e përkrahin së fundmi, jo për të mirën e tij, por që përmes tij t`i realizojnë projektet e tyre anti fetare dhe anti kombëtare.
Në vend që kryetari i BIK-së, të merret me organizimin e mirëfilltë të BIK-së, të mbledhë rreth tij koka studiuese të cilët ia duan të mirën fesë dhe kombit, në vend që të merret me hallin e shumë imamëve të mjerë, të cilët mezi mbijetojnë me pagat e tyre simbolike të cilat i marrin dhuratë nga xhemati, në vend që të merret me devijimet e shumta që në xhematë po i krijojnë imamët e dekretuat të tij, ai merret me intriga, me puçe si dhe me veprime të liga të cilat kurrsesi nuk i takojnë një udhëheqësi të lartë shpirtëror.
Ftojmë të gjithë anëtarët e Kuvendit të BIK-së, të cilët u mashtruan keq me intrigat e Tërnavës , që të mos bëhen pjesëmarrës të një historie të zezë të BIK-së dhe të vendit. Ditën kur ju aty për aty keni marr vendim për mbledhje të jashtëzakonshme dhe për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të BIK-së, ju treguat papjekuri dhe pavendosmëri ndaj projektit tendencio Tërnava dhe disa përkrahësve të tij.
Të nderuar dhe të respektuar punonjës të BIK-së, Tërnava i ka përfunduar dy mandate me kushtetutën mbi të cilën e ka miratuar vet në vitin 2002 mbi të cilën është betuar vet edhe në të dhe e ka humbur të drejtën juridike dhe morale të rikandidoj për pozitën e të parit të BIK-ës. Tendencat për ti rihapur rrugën vetëvetes për këtë post janë ambicie të sëmura dhe njëherit degradim dhe devijim i institucionit të BIK-ës.
Mos bini pre e Fadil Hasanit, i cili ka thirrur mbledhje për miratimin e ndryshimit kozmetik të kushtetutës dhe jo substancial dhe rrënjësor të saj dhe me procedur anti kushtetuese, sepse kjo do t`i hapte rrugë edhe shumë të tjerëve pas Tërnaves që të bëjnë veprime të tilla manovruese dhe nuk do të mbetej rend e rregull në këtë institucion të rëndësishëm tonin.
Ju e din fort mirë se edhe zgjedhjet e mbajtura në Këshillat e BIK-së janë përcjell me parregullsi jashtëzakonisht të mëdha, ato janë zhvilluar pa rregullore të zgjedhjeve, që është kategori kushtetuese të ketë rregullore të zgjedhjeve, janë emëruar kryetar pa votat e fituara shumicë dhe pa miratimin shumicë së anëtarëve të Këshillave.
Askund në botë nuk ka që Kryesia e BIK-së t`i shpallë zgjedhjet vet për veten e vet, të emëroj vet komisionin për zgjedhje dhe të verifikojë vet zgjedhjet, ndërsa Kuvendi si instanca më e lartë të mos ketë fare qasje në procedurën e zgjedhjeve. Si rezultat i këtyre eksperimeteve për interesa të një klani të ngushtë tani i kemi gati gjysmën e Këshillave të BIK-ës jo funksional dhe jeta fetare e paralizuar.
Në Medrese, në Kryesi të BIK-së, në Fakultet dhe në shumë organe të BIK-së kuadrot pranohen me preferenca e pa konkurs e pa kritere, ndërsa kjo është kategori kushtetuese, dhe nepotizmi kurrë nuk ka qenë më i lartë, e pse këto devijimi anti kushtetuese të BIK- nuk po i luftoni dhe nuk po i pushoni me kushtetutë por jeni vu në shërbim të parregullsive, të padrejtësive dhe realizim të apetiteve të sëmura të një njeriu.
Ju të nderuar antarë të Kuvendit të BIK-ës është dashur që Naim Tërnaven t'a qitni në votëbesim dhe t`a shkarkoni, e jo Kryetarin e Kuvendit i cili që nga fillimi i mandatit të tij ka krijuar kritere e rregulla dhe ka kërkuar vazhdimisht zbatim kushtetute dhe rregullësi në BIK
Veprimi i juaj jo i matur , nuk do ti bëjë nderë as atyre qe ju kanë thëne që t`i votoni ndryshimet kozmetike e as BIK-së e as gjithë besimtarëve dhe vendit tonë mbarë, këtë koha do ta dëshmojë.
Kryesia e Sindikatës së Puntorëve të BIK-ës
Date 26.08.2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi