Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sevëme Fetiqi:PA TITULL-Ali Podrimjes

Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:PA TITULL-Ali Podrimjes Empty Sevëme Fetiqi:PA TITULL-Ali Podrimjes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 28, 2013 9:27 pm

Sevëme Fetiqi:PA TITULL-Ali Podrimjes 1044213_10201551836227616_1988207435_n


Sevëme Fetiqi:PA TITULL
Ali Podrimjes
Sevëme Fetiqi:PA TITULL-Ali Podrimjes 1239832_10202015390696188_111702728_n
Tokë nuk pate me nda
Dhe me vdekë na mësove
Kur qenqe jetonim
Edhe me sha të kishte hije
Kur vuajshe për atdheun 
Aty ku hijet e vdekjes
Mbulonin Kullën tënde

Çdo klithje e jotja
Lënte gjurmë në Botë
Dhe zgjonte revoltë shqipesh

Shtratit të Lumit 
Tu shkrumbuan fjalët zjarrmi
Kur vdekjen e tij e mashtroje me poezi
Derisa i tregoje tregime për Shans Elizen

Njerëzve pa atdhe
Kur i harron edhe Zoti
Metrove pamëshirë
Ju fale ´i copë
Tokë e Qiell
T´a bëjnë edhe dekën aty

Dhe fundi yt 
S´është maja e Ajfelit
Në majë të saj
Udha jote qiellore
E pastaj 
E pastaj
I hyhet Pyllit
Tepër pak
Buzëqeshje
Dhe fytyra

Një copë akull
Karajfilin në buzë
T´a shkrumoi hija e mallit
Në shuplakë të Kosovës
Fjongo e zezë pikëllimi
Loti në pentagramin vajtues
Evropa bukuri prej gjarpëri
Ku lexohen sytë e shkruar të ëndrrës
Për lamtumirë që të takohemi 
Përjetësisht në vargun
Ku qëndron ti gjithmonë
i ri


(Disa vargje janë marrë nga përmbledhjet me poezi të Ali Podrimjes)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi