NJOFTIM MBI VDEKJEN E HERSHME TË POETIT FEHMI KORÇA
Faqja 1 e 1
NJOFTIM MBI VDEKJEN E HERSHME TË POETIT FEHMI KORÇA
![NJOFTIM MBI VDEKJEN E HERSHME TË POETIT FEHMI KORÇA 602799_4725101824571_267990677_n](https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/602799_4725101824571_267990677_n.jpg)
NJOFTIM MBI VDEKJEN E HERSHME FEHMI KORÇA
Dje, miku ynë Fehmi Korça publikoi poezinë e tij "Mos më trazo", ndersa nga sot e tutje sdo ta trazoj askush më. Ai iku pa lamtumirë, iku shpejt e qetësisht duke na i trazuar zemrat tona, vdiq mërgimtari poet që su ndal kurr për të mirën e atdheut si me laps ashtu edhe me djers e mund, vdiq miku ynë me shpirt poeti.
Lajmi mbi vdekjen e e Fehmiut më ra në kokë papritmas dhe më ka shqetsuar plotsisht saqë një kohë smunda ta marr veten. Mikja jonë poete Sevëme Fetiqi kishte shkruar një IN MEMORIAM. E lexoja e smundja të besoja se Fehmiut po i shkruheshin ato fjalë morti, ajo biografi mortore. Ishte akoma i ri, në mohen më të pjekur kur pritej nga ai aktivitet, shkrime e libra. Biografinë për fehmiun por e marr nga Sevëme Fetiqi me qëllim që ta ngushllojmë familjen dhe vetëveten sa më denjësisht që mundemi. Borgj ia kemi mikut tonë poet Fehmi Korçes!
LSHAKSH në Gjermani
IN MEMORIAM
Në Përkujtim të mikut dhe kolegut, anëtar aktiv i LSHAKSH në Gjermani që ndërroi jetë sot nga sulm në zemër...
F E H M I K O R Ç A
Fehmi Korça ka lindur më 25 gusht 1969 në fshatin Gëminc-Malësia e Gallapit. Shkollën fillore dhe të mesmën i ka mbaruar në Gjilan. Si ish-student i fakultetit filologjikë dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe, u largua nga vendlindja në vitin 1991 dhe emigroi në Gjermani, ku jetoi me bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Në Gjermani përpos kursit të gjuhës gjermane, ai do të vazdhojë edhe studimet. Poeti Fehmi Korça me shkrime merrej që nga bankat e shkollës fillore. Më vitin 1996 shkroi dramën “Plisi në shtizë”, e cila dramë u realizua nga një grup amatorësh. Regjinë e dramës e bëri vet, e cila u shfaq në disa qytete të Gjermanisë. Në vitin 2011 në Tiranë nga shtëpia botuese “ WESO” iu botua vëllimi poetik “ NUK JAM LARG ”.
Shumë vite ishte anëtar aktiv i LSHAKSH në Gjermani.
Vdekja e befasishme më 29 gusht 2013i ndërpreu krijimtarinë e tij të bujshme poetike. Poeti Fehmi Korça vlerësohet si poet më i angazhuar i brezit të ri poetësh. Varrimi i të ndjerit Fehmi Korça, bëhet të premten ( 30 gusht) në varrezat e qytetit në Gjilan. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë e dashamirët por edhe për Letësinë shqiptare në përgjithësi dhe për LSHAKSH në Gjermani.
Pushoftë në paqe!
Për LSHAKSH
Sevëme Fetiqi-Zëdhënse e shoqates
Poezia e fundit që e publikoi dje në FB
MOS MË TRAZO
Hyra këmbëzbathur në pafundësi ,
zgjata dorën ta shpëtoj,më refuzoi
ose kishte mëri djaloshare,
ose kishte vendosur fundin
katrahura jetësore.
Të lutem,mik!
Mos më trazo plagën
në metropolin e gjenezës sime,
më kurse, të paktën në këtë moment!
Mos kërko zanafillën e dhimbjes,
diku,në harresë të kohës është përvjedhur.
Mos!Thinjat e flokut tim nuk përcaktojnë kohën,moshën,as intelektin.
Mos!Mos më ngatrro me"Plakun dhe Detin",jam enigmë në vete,jam ai që jam.
Do të mbetem kështu edhe nëse vdes.
Kështu si jam,me çmimin që do ta paguajmë të gjithë .
Mos me vete do t'i marr të gjitha nga kjo botë,
hidhërimet dhe gëzimet e pakta?
Nuk dua paragjykime,qofsha i harruar për jetë!
Hyra edhe atje,ku nuk dija ç'ka më priste,
rezunoja një pritje të pakuptimtë,për pos natës,dita sikur mungonte,
lugetërit vallën kishin filluar
dhe prtnin nuse pa dhëndërr
Hyra,po pse hyra?!
Të prek realitetin në palcë të njeriut.
Fehmi Korça
Poezi nga vëllimi poetik-Nuk kam larg-2011-Tiranë
Me këtë shfrytzoj rastin ta ngushlloj fmiljen, farefisin dhe miqët anë e kand botes!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
![-](https://2img.net/i/empty.gif)
» NJOFTIM PER VDEKJEN E GANI AZEMIR
» FEHMI KORÇA - ÇAMË JAM O VLLA!
» Njoftim për vdekjen e Prof. Mr. Mazllum Hasimja
» Fehmi Korça:Atje
» Monda Korça mbi vdekjen e Ferit Ramadanit
» FEHMI KORÇA - ÇAMË JAM O VLLA!
» Njoftim për vdekjen e Prof. Mr. Mazllum Hasimja
» Fehmi Korça:Atje
» Monda Korça mbi vdekjen e Ferit Ramadanit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA