U zgjodhën anëtarët e Bordit të TPK-së, kritikohet ashpër RTK-ja

Kryetari i Komisioni për buxhet dhe financa, Gani Koci, ka vënë në pah një varg shkeljesh të RTK-së, sidomos në dhënien e kontratave. Ai tha se Radiotelevizioni i Kosovës ka diku rreth 120 kontrata mbi vepra të ekspertëve, ndërkohë ka theksuar edhe mungesën e auditorit të brendshëm të këtij televizioni tash e shtatë vjet.
Ibrahim Makolli, shef i GP të AKR-së, ka thënë se ky raport është dashur të diskutohej më herët dhe tani do të duhej të ishte raporti i vitit 2008, mirëpo sipas tij, kjo po i konvenon dikujt.
Ai ka thënë se ka një numër shkeljesh në RTK, duke nisur nga punësimet, të cilat janë bërë pa konkurse dhe në lidhje të ndryshme, pastaj përfitimi nga kompanitë private reklamuese që punojnë tash e sa kohë pa tender.
“Propozoj krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë bëmat dhe të pabërat e RTK-së”, ka thënë Makolli.
Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje propozimit të Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë vonesave maratonike për zgjedhjen e këtij bordi.
Megjithëse ka pasur një varg kritikash dhe mendimesh të ndryshme sa i përket propozimit të Qeverisë për gjashtë anëtarët e Bordit të TPK-së, me shumicë votash prej 54 vota për, 11 kundër dhe 19 abstenime, të enjten është zgjedhur Bordi i Trustit me mandat trevjeçar në përbërje Besim Beqaj, kryesues, dhe anëtarë Ruzhdi Morina, Ymer Havolli nga vendorët, dhe Angela Berns, Stive Bates dhe Harvey Richard Kember nga ndërkombëtarët.
Gjatë një debati që është zhvilluar përkitazi me këtë çështje, deputetët nga opozita kanë kritikuar për përzgjedhje të kandidatëve partiak, përmes së cilëve, sipas tyre, synohet të mbahet nën kontroll partiak edhe Trusti Pensional i Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) Lulzim Zeneli ka thënë se duhet të debatohet për këtë çështje pasi që përgjegjësia për të gjitha humbjet i takon këtij Kuvendi.
Ai ka thënë se nga ky trust janë shkaktuar humbje të mëdha dhe qytetarët presin nga Kuvendi që ta rregullojë këtë çështje. Veç tjerash, Zeneli ka shprehur habinë se pse të votohet edhe për ndërkombëtarët, përderisa asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Gjylnaze Syla ka theksuar se humbjet që i janë shkaktuar Kosovës deri tani nga Trusti Pensional arrin shifrën 120 milionë euro.
Sipas saj, zvarritjet e deritashme të zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të TPK-së kanë ndodhur me qëllim të vendosjes së anëtarëve përmes së cilëve Qeveria do të ushtronte kontroll në TPK. Syla ka thënë se të paktën dy prej këtyre anëtarëve janë të PDK-së.
Për humbjet e deritashme, ajo ka thënë se përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës.
Mirëpo, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti ka thënë se nuk mund të zhvillohet debat për humbjet në Trust, ngase një gjë e tillë është paraparë për një seancë tjetër, ngase do të jetë prezentë edhe drejtori i BQK-së dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave.
Sidoqoftë, Bordi i TPK-së e ka marrë mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe atë të LDK-së, ndërkohë që ka pasur kritika të ndryshme nga grupet tjera opozitare, ndër të tjera edhe propozime që të shtyhet kjo çështje dhe të sillen emra të tjerë, ‘më meritorë’.
Ligjvënësit kanë shqyrtuar edhe raportin e punës së RTK-së për vitin 2007 dhe raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së për vitin 2007, me ç’rast televizioni publik është kritikuar për keqpërdorime të shumta, ndërkohë që është kërkuar nga Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së që të marrë masa për shkeljet që janë bërë në këtë televizion.

“Tash e shtatë vjet RTK-ja nuk ka auditor të brendshëm. Të gjitha prokurimet bëhen ad-hoc, pa ndonjë procedurë të mirëfilltë sipas Ligjit të prokurimit publik”, ka thënë ai.
Koci është mbështetur edhe nga kryetari i Komisionit për media, Esat Brajshori, ndërkaq Bahri Hyseni në emër të GP të PDK-së i ka dhënë mbështetje komisionit funksional në rekomandimet e tij, mirëpo ka thënë se edhe Auditori i Përgjithshëm duhet të sjellë një raport më të qartë, ngase në raportin aktual ka shumë paqartësi.
Ndërsa, Ibrahim Makolli, shef i GP të AKR-së, ka thënë se ky raport është dashur të diskutohej më herët dhe tani do të duhej të ishte raporti i vitit 2008, mirëpo sipas tij, kjo po i konvenon dikujt.

Kurse shefi i GP të AAK-së, Ardian Gjini, ka theksuar se Qeveria e Kosovës paguan emisione në RTK, dhe sipas tij, duhet treguar se po janë emisione të paguara, ngase në këtë mënyrë po gënjehet opinioni publik.
“Në RTK gjithçka bëhet pa tender. Qëllimi është që të kontrollohet totalisht. Ne po paguajmë për një televizion, i cili kontrollohet nga partia më e madhe në pushtet, i shërben asaj dhe është shkatërruar nga partia më e madhe në pushtet”, ka thënë Gjini, duke shtuar se as nuk ka etikë profesionale në RTK.
Edhe Lulzim Zeneli, shef i GP të LDD-së, ka drejtuar një varg kritikash ndaj RTK-së, të cilat i ka ndërlidhur me ndikimet e Qeverisë që ka në këtë medium, duke thënë mes tjerash se duhet të merret prokuroria me shkeljet që po bëhen në këtë medium.
Ligjvënësit kanë miratuar Ligjin për zonat ekonomike dhe i ka dhënë mbështetje propozimit të një anëtari jo-ekzekutiv të Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, duke zgjedhur Mejdi Bektashin anëtar të BQK-së në mandat pesëvjeçar. /B.Lani/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi