Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE

Shko poshtë

MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE Empty MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 30, 2013 10:31 am

MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE 167737_186751714687575_6726492_n


MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE
( At Luigj Palaj, 100 vjet martirizim )
MENTOR THAQI:JE KULT I KULTEVE 1235217_680744278621647_345865991_n




Shëntëri i thonë
kur bjen për AtDhe,
sot e tevona,
njësoj si dje

o At,
fortunave të egra
ballë t´iu bëjsh,
guxim i thonë

bariu i mirë
përbashkësinë ruan
nga dhëmbi i çartur

kolonave t´përbuzura
që dhuna ua tjetërsonte identitetin,
prijësi iu duhej

e kërkonin sytë e përlotur,
e kërkonte dhimbja e përbotur

muslimanët katolikë
dhe katolikët muslimanë,
sllav t´mos bëhen

mund të ishim
edhe ortodoks tonë,
por, jo të huaj
se ndryshe do quheshim

knjazeviqët n´tërbim
turfullimën zbrazen,
n´vetmallkim

e the bukur,
gjaku s´ndahet
e as turpi s´hahet

theror
për Komb e AtDhe
o At i shenjtë,
ti i mbi Fe,
klerik i denjë

kult i kulteve
n´ballë t´kjenësisë,
t´shëntërisë
...

Mentor Thaqi VS., 27.08.2013


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi