Kryetari i Kuvendit të BIK-ut akuzohet për ngacmime seksuale

Emin Behrami ish-profesor i Mdreses Alaudin
Bashkësia Islame e Kosovës të enjten ka zgjedhur Fadil Hasanin për Kryetar të Kuvendit të BIK-ut. Ata që votuan, thanë fjalë të mira për të. Por, një ish-koleg i tij, Emin Behrami, dikur profesor në Medresenë Alaudin, tregon për një biografi të keqe të Kryetarit. Sipas tij, Hasani dyshohet për ngacmime seksuale dhe veprime të turpshme ne Medrese.
Fadil Hasani, kryetari i sapozgjedhur i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, po del se nuk është ashtu qysh duket. Për këtë njeri, një ish-koleg, po hedh akuza të rënda, për të cilat thotë se posedon edhe fakte.
Para plot tri vitesh qysh kur u shkarkua nga posti i profesorit të mësimeve të Kur`anit, Emin Behrami, pati publikuar në Express disa të dhëna, sipas të cilit, ishin dëshmi për ngacmime seksuale të nxënësve të medresesë nga ana e profesorëve.
Në mesin e shumë prej tyre figuron edhe emri i Fadil Hasanit, profesorit të gjuhës arabe në medresenë “Alauddin”, i cili të enjten u zgjodh Kryetar i Kuvendit të BIK’ut.
Emin Behrami thotë se zgjedhja e Fadil Hasanit në këtë post të rëndësishëm, po e shtyn të ndërmarrë masa konkrete.
“Do të dalë me fakte të reja shokuese. Fakte të cilat nuk pranohet as me sheriat e as me Kur’an”, thotë Behrami .
Sipas tij, përveç problemeve dhe dallavereve të shumta që janë bërë dhe po vazhdojnë me ritëm të njëjtë brenda Bashkësisë Islame, mes shumë emrave që janë të përfshirë në skandale është edhe ai i kryetarit aktual të kuvendit.
“Ka një mori dokumentesh te ngacmimit në orë të mësimit dhe jashtë orëve. Në mesin e tyre ka qenë edhe profesor Fadili”, thotë Behrami.
Ai pohon se i posedon të gjitha e-mailet që nxënësit i kanë shkëmbyer me drejtorin e shkollës nëpërmjet të cilave i kanë rrëfyer të gjitha të bëmat e profesorëve të tyre, përfshirë edhe kryetarin aktual të këshillit të BIK.
“Aty vërehet qartë fjalori amoral i profesorit në fjalë dhe profesorëve të tjerë si për shembull ‘puthjet tuaja ma kanë qetësuar shpirtin’, apo ‘duhet të takohemi edhe një herë’”, tregon Behrami për bisedat që sipas tij profesorët i kanë bërë me nxënëset e medresesë. “Unë i posedoj të gjithë e-mailat, bisedat e nxënësve me drejtorin në relacion me profesorët”, thotë ai.
E krejt këto marifete që sipas tij i ka bërë i sapoemëruari në kryesi, i di mirë edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
“Por cilado shkelje që bëhet kur një individ është i dëgjueshëm ndaj myftiut, mbrohen pavarësisht se çfarë kanë bërë”, pohon Behrami duke e quajtur Fadil Hasanin si kandidati kukull e myftiut Tërnava. Megjithëse pritjeve të Behramit për t’ia nxjerrë krejt të palarat BIK’ut dhe punonjësve të saj, po u vjen fundi.
“Unë që tri vite jam në proces gjyqësor për shkak të shkarkimit tim. Krejt këto që po i them i mbuloj me fakte ligjore të cilat unë do t’i paraqes herët apo vonë”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi