Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MUSA I.AHMETAJ:FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES

Shko poshtë

MUSA I.AHMETAJ:FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES Empty MUSA I.AHMETAJ:FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 31, 2013 2:54 pm

MUSA I.AHMETAJ:FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES 522833_464582746912113_249265770_n
FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES

( në vend të perkujtimit)
MUSA I.AHMETAJ:FEHMIU SINTEZE E VERTETE MBI REALITETIN E KOHES 602799_4725101824571_267990677_n
Zonja dhe zotërinj
Të cmuara motra dhe vellëzër
Të cmuar kolegë dhe miq.


Sot kemi dhembje dhe pikëllim. Sot kemi lot dhe dëshprim. Sot jemi më të dobët dhe me të varfur për nje vëlla, për një poet, për një intelektual, për një koleg, per nje shok dhe një njeri që perherë nëpër ravat e jetës diti te eci vertikalisht dhe njerëzishëm, Atë dhe jetënn e tij e shquajnë vyrtyte te shumta dhe të shtrenjta. Të gjitha ata qe kane pasur fat të punojne dhe të këmbejnë mendime rreth jetes dhe për jetën, per shkollën dhe nxënësit, për artin dhe letrat shqipe, rreth ceshtjeve dhe problemeve më të ndryshme që janë rrjedhoje e vlimeve dhe proceseve të jetës që vazhdon në jetën e pandalshme dhe ta mbajnë në mend dhe do t,i kujtojme këndshëm fjalët dhe idetë e të madhit Fehmi.

Qenka vështirë ta pranosh një lajm të vertetë por të hidhur.

Vdekja e pa pritur e Fehmiut, pikëlloi jo vetëm familjen Korça, por edhe të gjithë neve që e njohëm personalisht dhe patëm fatin të njihemi edhe edhe ne menyre virtuale apo forma tjera.

Fehmiu ishte nje profesionist i pashoq, punëtor i devotshëm, njeri fisnik, dhe shumë i afërt me kolegë dhe shokë që liddhte fjala e shkruar artistike. Fehmiu ishte i palodhur gjithëhere, në cdo kohë dhe sa herë paraqitej nevoja për detyrat e parashtruara. Në shpritin e tij vërshoi drita për njeriun, drita për arsimin dhe kulturën, drita për vëllain dhe familjen, për kolegë dhe të mirën e njerëzimit.

Sot që po ndahemi prej Fehmiutt vetëm fizikisht, ndërsa trupi i tij do të mprehet në gjirin e tokës së Kosovës. Fjala vdekje është e dhimbëshme dhe si e tillë është e rëndë. Por, veten do ta ngushëllojmë me faktin se fjala , bujaria, sinqeriteti, deshirën qe te jetojë jetën pa ndonjë zhgënjim, do të na japin forcë dhe besim për ta përmbajtur veten.
Pervoja e tij, fjala e matur e tij do ti shërbejë fëmijve, anëtarëve te tjerë të familjes, farefisit per ta përballuar mërzinë dhe pë të ecur shtigjeve te jets.
Këto vyrtyte dhe shumë të tjera qe s,i theksuam, e me te cilat Fehmi Korça ishte i pajisur do te jetë ngushellim i ynë dhe i gjithe farefisit dhe kolegëve te tij.

Per të gjitha këto LAVDI i qoftë Fehmi Korçës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi