Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa
Faqja 1 e 1
Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa
Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa
Prishtinë, 3 shtator - Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj Ismail Kadare është vlerësuar dje në Prishtinë me çmimin ndërkombëtar "Ali Podrimja".
Në ceremoninë e drejtuar nga Adi Krasta, për të nderuar shkrimtarin morën pjesë, presidentja Atifete Jahjaga, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Vetë showmeni Krasta, bëri me dije se së bashku me studentët e tij në Prishtinë i kanë dërguar një letër "kërcënuese" Akademisë së Çmimeve Nobel, duke i kërkuar asaj t'i japë çmimin e madh Kadaresë.
"Kjo, nuk ka ndodhur në Shqipëri... Shqipëria është vend i mirë, por i vështirë". Nga ana tjetër, shkrimtari në fjalën e mbajtur me këtë rast falënderoi për vlerësimin e bërë, dhe solli në vëmendje miqësinë me Ali Podrimjen, duke e konsideruar atë si një ndër poetët më të mirë të kombit shqiptar. "Ky gëzim vjen së bashku me një hidhërim. Unë po e marr këtë çmim, sepse miku im i mirë Podrimja vdiq.
Do doja që të mos e merrja, që ai të ishte gjallë", - tha dje, Kadare. Më tej, i pyetur nga Krasta se çfarë është për të Kosova, shkrimtari i madh u shpreh: "Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje. Ajo është pjesë e natyrshme e kombit shqiptar. Na është bërë shpesh zakon të themi se jemi popull i pafat, por unë mendoj se kemi pasur telashe e drama, por nuk kemi fat të hidhur. Ka shumë kombe që nuk janë më, e ne jemi".
Shkrimtari tregoi se e ka diskutuar shpesh me dy miqtë e tij që s'janë më, Azem Shkrelin e Ali Podrimjen, për marrëdhënien e letërsisë me shtetin. "Kemi arritur në përfundimin se letërsia nuk i rregullon punët e shtetit, as të partive politike. Popujt kanë nevojë për letërsinë, por ajo nuk duhet përzier në punët e shtetit. Ka pasur raste që ajo ka ndërhyrë në punët e kombit, por kjo ka qenë e nevojshme, si në Rilindje bie fjala", - tha shkrimtari.
Nga ana tjetër, ai ceku dhe njëherë çështjen e raportit të Shqipërisë me BE-në. "Janë përpjekur të thonë njerëz të zgjuar por të rrezikshëm se kombi shqiptar ka probleme me Europën. Janë përpjekur ta nxjerrin Shqipërinë nga Europa, ta përndjekin, jo aq sa hebrenjtë, por i ngjan asaj. Më duken absurde këto diskutime - ne jemi pjesë e Europës", - tha Kadare. Shkrimtari shtoi se të diskutuarit nëse kombi ynë është pjesë e Europës, është absurd.
"Ka pasur shpërngulje e dëbime të shqiptarëve, siç qe edhe ajo e para 14 viteve, kur u tentua që gjysmën e kombit tonë ta shpërngulin", - tha ai, duke nënkuptuar luftën e Kosovës. Në fund të fjalës së vet, Kadare shtoi se kultura dhe letërsia kanë detyrën të ndihmojnë në sqarimin e këtij keqkuptimi (kombi shqiptar, pjesë e Europës). Nuk është luks të jesh europian.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi