Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pazari me pacientët e sëmurë nga zemra

Shko poshtë

Pazari me pacientët e sëmurë nga zemra Empty Pazari me pacientët e sëmurë nga zemra

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 05, 2013 8:46 pm

Pazari me pacientët e sëmurë nga zemra
Pazari me pacientët e sëmurë nga zemra F1_05zemra1378399270



Prishtinë, Gjakovë, 5 shtator - Një rrjet mjekësh prej 28 vetash, ku përfshihen edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet të akuzohen me dyshimin se kanë mashtruar mijëra pacientë të mjekuar në spitalin privat “Heart” në Gjakovë. Gazeta “Koha Ditore”, në numrin e sotëm ka publikuar emrat e shumë mjekëve të Pejës dhe të Gjakovës që kanë fituar para nga “Heart”, edhe pse nuk kanë punuar aty. 

E vetmja punë që kanë bërë, është dërgimi i pacientëve në këtë klinikë, duke fituar përqindje. Për këtë janë paguar nga Hajrullah Binakaj. Pagesat kanë nisur nga 100 euro dhe kanë shkuar deri në 500 euro. Pos nga Binakaj, shumë mjekë përqindje kanë marrë edhe nga prodhues barnash, për shkak se kanë përshkruar produkte të tyre për pacientë. Binakaj ka trajtuar pacientë me probleme në zemër pa diplomë mjeku. Hajrullah Binakaj të mërkurën nuk ka dashur të flasë, për shkak, se siç ka thënë, po udhëton jashtë vendit”. “Koha Ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në spitalin privat “Heart” në Gjakovë kanë vdekur së paku 15 persona. Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’u vënë stenta në zemër, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ata kanë paguar mbi pesë mijë euro për këtë “shërbim”. Shumë kohë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë kurrfarë stentash.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi