Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN

Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN Empty AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 09, 2013 10:25 pm

AGIM GASHI
 
NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN


AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN 540119_10151652722419077_1181603048_n
Sëbashku me doktoreshën Temizel dhe librin e Sabit Rrustemit "Mos e lësho sharkinë prej dorës"!


Pas transplantimit të mëlqisë në Klinikën Universitare në Aachen, nën mbikqyrjen e profesor Neumannit, dhe pas krajatave të rënda shëndetsore, duhet të vazhdojnë kontrollimet e mëtejme mjeksore gjithashtu në Klinikën Universitare në Aachen.
Këto kontrollime mjeksore të përcjellura edhe me analiza komplete laboratorike kryhen në repartin e Klinikës Medicionale III të Klinikës Universitare.
Pata fatin që këto kontrollime ti udhëheq mjekja e bukur, bujare, simpatike, gjermano-turkja zonjusha Dr. Med.Lüdde I.Temizel. Sot kisha një kontrollim të tillë ku për të më ndihmuar erdhi edhe vajza ime Orhideja për çka e falenderoj shumë.
Në ora 0.8 të mëngjesit isha pranë sportelit të Klinikës Medicionale III. Mora udhëzimet e duhura, shkova në laborator  ku edhe aty shkoi për mrekulli. Kudo mirësjellje e kudo pritje njerzore. Tani duhej ngjitë edhe një kat për të shkuar pranë zyrës së doktoreshës e cila të pret gjithmonë me dashamirësi e gjithmonë e buzqeshur.
Për fat sot lifti 4 nuk punonte çka ndodh shumë rrallë në Klinikë. U ngjitëm këmbë ngadal dhe pothuaj se nuk u lodha shumë pasi që kishim vetëm një kat.
Shkuam pranë zyrë,zumë vend dhe pritnim në radhë. Para meje ishin dy gra të bukura, njëra afër të dyzetave e tjetra afër të gjashtëdhjetave të cilat edhe ato ishin me transplantim të mëlqisë. Biseduam për hallet tona.
Na erdhi radha edhe neve. Doli doktoresha dhe si gjithmonë e buzqeshur më tha:
-Urdhëroni z. Gashitë shiqojmë se çka mund të ketë të reja te shëndeti i juaj.
Pasi ia zgjata edhe unë dorën duke e falenderuar, ia prezentova vajzën time Orhidenë.
-O sa më vjenmirë.Njohjet e reja janë interesante.
Me ju thënë të drejten unë që sa vite i bëra në Gjermani e akoma gjuhen nuk e di.Orhideja kësaj radhe kishte edhe rrolin e përkthyesës.
Derisa doktoresha fliste me Orhidenë, mendime milonshe ma vërshonin kokën time. Ku dhemb dhëmbi,shkon gjuha, thonë të vjetrit. Mendoja se pse në trojet tona nuk kemi këso spitale, këso shëndetsie e mbi të gjitha këso doktoresha e doktor si kanë kombet tjera. Çdo ditë dëgjojmë lajme senzacionale nga atdheu, me tituj bombastik të gazetave:-Sot u burgosen 28 doktor; -Sot policia e EULEX-itbastisi ministrinë e shëndetsisë; -U burgosë Sekretari përmanent....e shumë e shumë tituj tjerë. Më dilnin para syve stoqet e bërllogjeve në oborret e spitaleve dhe ordinancave tjera, mjek duke marr ryshfete, pacient të varfër duke u dridhë për të paguar ilaqet, të varfër duke shitë vezët e fëmijëve për një kuti Bebiron bebes së vogël...
-Herr Gashi....ndëgjova zërin e doktoreshës.Kërceva dhe u këndella shpejt. Mirë që nuk diktoi asgjë tek mendimet e mia. Do të më vinte marre tia shpjegoja të gjithat këto një mjekeje e cila nga fytyra e saj dhe fjalët e saja dalin ilaqet më të forta se ato të barnatoreve.Nuk besoja se do të më besonte po tia tregoja të vëretën për mjeksinë kosovae.
Dhimbjet e forta qëkisha në gju e që këtë javë duhet të operohem, po thuajse i harrova.
I shpjegova problemet e mia me ndihmen e Orhidesë. Doktoresha me fjalët e saja sëpari ma hoqi frikën,u disponova aq shumë saqë nuk harrova fare se sot doktoreshës Temizel ia kisha sjellë librin e Sabit Rrustemit „Mos e lësho sharkinë prej Dorës“(Poetë e miq,për rapsodin e poetin,Agim Gashi), që mban disa dhjetra poezi dedikuar mua e që i përmblodhi poeti e shkrimtari Sabit Rrustemi, që sëbashku me antarët e Ars Clubit „Beqir Musliu“, si dhe shtypshkronjes „Star Print“, mu dhurua mua. Ia dhurova me zemër e shpirt edhe pse ajo sdo ta lexon tani pasiqë libri është i shkruar në gjuhën shqipe, por biblioteka e doktoreshës që nga sot do ta ketë edhe librin e Sabit Rrustemit „Mos e lësho sharkinë prej dorës“.
Pas këshillave që mi dha dhe pasi shkruajti mbi njëzet lloje barnash, u ngritëm duke u përshëndetur njerëzisht, bujarisht e me mirësjellje nga zemra e kulturës Evropiane.Doktoresha Temizel e poesdon kulturën dhe shkollimin evropian.
Mbasditja do të na takoj përsëri në telefon me doktoreshën për njoftimin mbi ndryshimet e rezultatit të gjakut. Në email adresën time erdhi edhe rezultati komplet ku shkruante:
 
„Lieber Herr Gashi,
anbei Ihre Blutwerte.
Viele Grüße
Ilknur Temizel“
 AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN 554557_10151652724534077_1817531247_n
Doktoresha Temizel në tavolinën e saj të punës.

U gëzova pa masë.Rezultatet e gjakut ishin të knaqëshme. Vendosa që me anë të këtij shkrimi ta falenderoj doktoreshën Temizel, por edhe tu tregoj mjekëve shqiptar se humanizmi dhe mirësjellja në shkencën e medicinës luajnë rrol më shumë se barnat. Lumi ai mjek që posedon këto vyrtyte që bashkë me Betimin e Hipokratit kompletojnë një përsonalitet mjeksor.
Atdheut tim i dëshiroj këndellje sa më të shpejtë, e dhashtë Zoti kurr mos ndjefsha se u burgosen mjekët tanë për thyerje të kodit mjeksor apo edhe ryshfeteve që si virus i pashërueshëm sulmon një komb të tërë.
 
 
Düren
09.09.13

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN 1185920_10151652725569077_1874299988_n
Hije i ka vendi i punës.

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN 1231647_10151652726419077_976121314_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN Empty Re: AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 03, 2014 7:04 pm

AGIM GASHI:NJË VIZITË KONTROLLIMI TE ZONJUSHA DR. TEMIZEL NË AACHEN 10520684_10152524223179077_2158552596334117812_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi