Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë

Shko poshtë

Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë Empty Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 10, 2013 2:06 pm

Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë
Beogradi shkarkon e emëron zyrtarë në Kosovë F1_10qevser-jpg1378806503

Beograd, 10 shtator - Qeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Qeveria e Serbisë, sipas njoftimit të saj, po ashtu ka emëruar kryetarët dhe anëtarët e organeve të përkohshme në këto komuna. 

Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashihet me Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.  

KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi