FJALIMI i Azem Hajdarit në vitin 1992: Unë di shumë, ndaj duhet të zhdukem. Jam viktimë e kësaj diktature të re
Faqja 1 e 1
FJALIMI i Azem Hajdarit në vitin 1992: Unë di shumë, ndaj duhet të zhdukem. Jam viktimë e kësaj diktature të re
FJALIMI i Azem Hajdarit në vitin 1992: Unë di shumë, ndaj duhet të zhdukem. Jam viktimë e kësaj diktature të re
Pjesë nga fjalimi i z. Azem Hajdari në seancën plenare të 28 shtatorit 1992
...Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë... Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t'i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë... Problemi është politik dhe thjesht politik... E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha.
Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket.
Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç'situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë... Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t'i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën.
E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. ...imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet.
Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t'i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot... Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: "Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike"... Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s'ua ka kush borxh t'i ndërroni kombësinë... Ne deputetet kemi një "të dashur": ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se "e dashura" u ka ikur nga shtrati.
Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju...
Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s'kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri... Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.
Unë jam i ri, do t'i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën.
Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t'i nënshtrohem kujtdo.
Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: "Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë". Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi