Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë

Shko poshtë

Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë Empty Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:20 am

Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë


Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë Sh_b
Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë 00%20kampionati%20i%20diturise1
Grup nxënësish të shkollës shqipe duke interpretuar hymnin kombëtar

Të shtunën e kaluar, në Berlin, u mbajt Kampionati i Diturisë së nxënësve të shkollës shqipe në Gjermani. Këto gara të diturisë ishin të tetëmbëdhjetat më radhë. I pari Kampionat i Diturisë është mbajtë në Hamburg në vitin 1991 për të vazhduar me radhë, me përjashtim në vitin 1999 për shkak të luftës në Kosovë.
Sivjet ishte i veçantë sepse këto gara të diturisë së nxënësve u mbajtën nën patronatin e ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë. Këto gara i organizon për çdo vit shkollor KASH-i “Naim Frashëri” në Gjermani. Në këto gara të diturisë nxënësit pjesëmarrës prezantojnë publikisht njohuritë i tyre të fituara në shkollën shqipe gjatë vitit shkollor. Këtu nxënësit prezantojnë afinitetin dhe talentin e tyre për muzikën, këngën e mirëfillt shqipe, talentin për recitim, konfigurimin e fjalëve deri në formulim të drejtë dhe adekuat, njohuritë nga gjuha shqipe, njohuritë nga e kaluara e lavdishme e kombit tonë, nga trojet etnike shqiptare etj.Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë 00%20Vilson%20Mirdita
Kampionati filloi me intonimin e Hymnit kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës. Fjalën e hyrjes e mbajti kryetari i KASH-it për Gjermani Adem Shala i cili të pranishmit i informoi për disa ndryshime dhe risi që janë bërë për këtë Kampionat. Materialet janë përgatitur nga një grup arsimtarësh me përvojë në procesin edukativo mësimor të shkollës shqipe në Gjermani kurse pyetjet apo skenarët janë përgatitur nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i KASH-it, Adem Shala në vazhdim me kënaqësi të veçantë përshëndeti të pranishmit e veçanërisht të emëruarin në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Vilson Mirditën dhe sekretarin në këtë Ambasadë Islam Spahiun, pastaj atasheun për kulturë në ambasadën e Shqipërisë Tomor Alizotin dhe konsulin në ambasadën e Maqedonisë Sejdi Demirin. Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës përshëndeti Nuhi Gashi, i ngarkuari me punë në këtë Ministri për mësimin plotësues në mërgim. Nuhi Gashi u premtoi mërgimtarëve se Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, në të ardhmen, do të jetë me ju dhe se do të angazhohemi për një organizim sa më të mirë të shkollës shqipe në mërgim.
Nikoqir i këtij Kampionati, sivjet ishte Shoqata Kulturore “Shkendija” në Berlin, në emër të secilës të pranishmit i përshëndeti kryetari i kësaj Shoqate Avdi Tafilaj. Duhet theksuar se anëtarët e kësaj shoqata kanë qenë shumë mirë të organizuar në çdo aspekt në mënyrë që Kampionati të kalojë pa probleme. Duhët falënderuar publikisht angazhimin e tyre, duhet falënderuar familjet që aderojnë në këtë Shoqatë për përgatitjen e ushqimit të llojllojshëm dhe shumë të shijshëm nga kuzhina shqiptare.
Kampionatin e Diturisë së nxënësve të shkollës shqipe në Gjermani “Berlini 2009” e shpalli të hapur i emruari për ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës, dr. Vilson Mirdita i cili në vazhdim tha:
-”Kam kënaqësi të madhe që sot të ju drejtohem gjeneratave tona të reja për t´i përgëzuar dhe uruar suksese në këtë Kampionat të Diturisë. Dua të shfrytëzoj rastin t´i përgëzoj mësuesit që asnjëherë nuk kursyen dhe nuk kursejnë që fëmijëve tanë t´u sqarojnë prejardhjen e tyre, që këta fëmijë të mos e harrojnë gjuhën e tyre amtare dhe të mësojnë për kulturën dhe traditën kombëtare. Gjithashtu shfrytëzoj rastin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t´i drejtohem mërgatës sonë në shenjë falenderimi dhe respekti për ndihmën e dhënë për shkollën shqipe në Kosovë në ditët më të vështira. Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë motori i lëvizjeve tona kombëtare. Roli dhe rëndësia e saj sot në diasporë nuk duhet të zbehët. Jetojmë dhe punojmë në një shoqëri demokratike ku mësimi i gjuhës dhe zhvillimi i kulturave kombëtare është e drejtë legjitime e çdo njerit. Prandaj ky Kampionat i Diturisë organizuar këtu në Berlin, shërben në ruajtjën e identitetit kombëtar të fëmijëve tanë dhe në krijimin e një personaliteti më të formuar. Ai që nuk e njeh historinë, gjuhën dhe kulturën e vetë, në të ardhmën do të ballafaqohet me shumë probleme në të ardhmën. Këta fëmijë që po shkollohen në Gjermani dhe gjetiu në Përëndim, një ditë do të shërbejnë si flamurtar të integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Ky është edhe qëllimi ynë. Urime dhe shumë suksese të gjithëve”.
KASH-i “Naim Frashëri” në Gjermani, kësaj radhe nderoi me mirënjohje disa mësues të cilët në këtë vit shkollor janë pensionuar. Mirënjohje për punën e kryer në procesin edukativo-mësimor me nxënësit e shkollës shqipe murën Qemajl Kryeziu, Hazir Krasniqi, Shaban Bërbatovci, Feti Nasufi dhe Sylejman Muharremi. Këta dy të fundit nuk ishin prezent për shkaqe objektive. Mirënjohje u ndanë edhe dy gazetave ditore që botohen në Gjermani “Bota sot” dhe “Zëri” për shkrimet e tyre të vazhdueshme, kultivuese dhe afirmative për shollën shqipe në Gjermani. Me mirënjohje u nderuan edhe organizatorët dhe sponsorët si shoqata kulturore “Shkëndija” në Berlin, TV Diaspora, Tafibau, Nezajbau, Ada company.
Pjesa më interesante e këtij Kampionati të Diturisë ishte gara për dituri e ekipeve garuese të nxënësve të cilët kësaj radhe ishin 12. Garat ishin në nivel të mirë, motivimi i nxënësve i lartë, përgatitja e nxënësve shumë e mirë, shfaqja e njohurive shumë e mirë dhe në nivel. Por, nuk mund të fitojnë të gjitha ekipet. Kësaj radhe ekipi që zuri vendin e parë ishte ekipi i shkollës shqipe nga Tuttlingeni me mësuesën e vyeshme Nexhmije Syla. Ky ekip mblodhi numrin më të madh të pikëve dhe përbëhej nga këta nxënës: Albana Halilaj, Atdhe Syla, Atdhedon Mehmetaj, Ilirjana Halilaj dhe Ilir Vokshi të cilët u shpërblyen me nga një Laptop nga organizatori. Ekipi që zuri vendin e dytë ishte nga shkolla shqipe në Fulda në këtë përbërje: Zeqir Zeqiri, Ermira Hyseni, Ermir Hyseni, Sanije Rexhepi dhe Valentina Guri me mësuesën Shpresa Tafolli - Mirena, kurse vendin e tretë e zuri ekipi i shkollës shqipe nga Hamburgu me këtë përbërje: Floriana Hasanaj, Enisa Dervishaj, Egzona Mazrekaj, Doruntinë Lekaj dhe Getoarba Memaj me mësuesën Xherjane Curri. Si recituese më e mirë u dallua nxënësja Enisa Dervishaj nga Hamburgu me poezinë “Mos shko bir” ndërsa në interpretim të një këngë u dallua nxënësja Edona Abdullahu nga Vierseni me këngën “Lulet e majit”. Edhe në ekspozitën e punimeve figurative të organizuar në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës në Berlin, u dalluan këto nxënëse: Besarta Shala vendi i parë, Edona Abdullahu vendi i dytë dhe Blerina Qorri vendi i tretë të gjitha nga shkolla shqipe Viersen.
Me të vërtetë ishte një festë e vërtetë për nxënësit dhe prindërit shqiptarë që jetojnë e verpojnë në Gjermani.
Lekë Preçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi