Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë

Shko poshtë

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Empty Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 12, 2013 7:42 pm

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Largea_basha-azemi1378996721
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë
Azem Hajdari pason rilindasit nga vlerësimet e marra
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim
Pas homazheve per nder te Heroit te Demokracisë, Azem Hajdarit ne Pallatin e Kongreseve, arkivoli me eshtrat e tij prehet te Varrezat e Deshmoreve te Kombit.
Kreu i PD-se, Lulezim Basha ka shprehur vleresimet me te larta per te dhe vepren e tij.
“Ai ishte prijesi i levizjes studentore, e ndaj u vra. Se kishte qene protagonist per hapjen demokratike te vendit, se kishte qene themelues i PD, se kishte qene mbrojtes i demokracise dhe ceshtjes kombetare. Nuk eshte e vertete se permbuysja e komunizmit u be ne menyre paqesore, levizja per demokraci ka dhene liderin e saj te pare, nuk e vrane ne betejen ballore te fillimit, por ne pabesine e revanshit. Sot figura e tij apelon per unitet dhe bashkim per vlerat kombetare”- tha Basha.
Sipas tij, ajo ditë e mallkuar ka qenë vetem fillimi i përjetësisë për Azem Hajdarin.
“Ai pason rilindësit më të shquar për vlerësimet institucionale qe ka marre, se lëvizja e dhjetorit shënoi ndarjen nga dikatura, kjo ishte dhe mbetet rilindja e vërtete e vendit”- tha Basha, duke kujtuar se ai eshte gjalle, se eshte e do te jete frymezim i brezave.
Homazhet
Ne nderim te tij jane drejtuar sot ne homazhe qytetare te thjeshte, personalitete e perfaqesues te politikes, ambasadore dhe perfaqesues te komuniteteve fetare. Homazhe kane bere ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i OSBE-se, Ambasadori i BE-se, etj.
Ne oren 12.10 minuta homazhe ka zhvilluar kreu i PD-se, Lulzim Basha, njeheresh kryebashkiaku i Tiranes. Ai shoqerohej nga bashkeshortja e tij.
Vetem pak caste pas tij, hollit te Pallatit te Kongreseve i eshte drejtuar ish kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, Liri Berisha.
Nderkohe qe Berisha ishte duke mbaruar mesazhin ne librin e kujtimeve per nder te Hajdarit, mberriti kreu i shtetit, Bujar Nishani.
Kater ministra te kabinetit Rama kane qene pjese e homazheve. Nderkohe homazhe kane zhvilluar ish kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i komanduar i grupit te PD-se, Paloka.

Rreth ores 11.42 homazhe ka zhvilluar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njeheresh kreu i LSI-se. Ai nderoi vepren e Hajdarit si simbol i levizjes se dhjetorit, duke shtuar se kjo dite duhet te sherbeje njeheresh edhe si angazhim per te permbushur endrren e tij, per Shqiperine anetare te denje ne BE.
Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka deklaruar pas homazheve se ndihet i emocionuar, nderkohe qe Hajdari do te prehet si e meriton ne Varrezat e Deshmoreve.
“Fat i jetes sime qe kam njohur Azem Hajdarin, njeriu me i hapur nga ata qe kam njohur te PD, shume i guximshem, dinjitoz, kurajoz, pa komplekse, qe dinte te bente edhe trimin edhe diplomatin. E perkujtoj me shume mall, respekt, e vleresim, ai do te mbahet mend si nje njeri qe do te frymezoje te rinj e te reja, e ata qe duan t’i hyjne rruges se politikes me dinjitet”- tha Topi.

Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim2
Biografia e Azem Hajdarit

- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;
- I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;
- Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;
- Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;
- Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim3
Aktiviteti Politik:

- Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;
- Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;
- 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;
- 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;
- 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;
- 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;
- 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;
- 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;
- Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;
- Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;
- 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim4
Vlerësime për Heroin e Demokracisë:

- Urdhëri i Flamurit;
- Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;
- Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;
- Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);
- Pishtar i Demokracisë;
- “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim5
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim6
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim7
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim9
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim8
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim10
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim11
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim12
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim13
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim15
Hajdari prehet te ‘Dëshmorët’. Basha: Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë Hajdari-perkujtim14
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi