Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Edi Rama s'e përmendi Rugovën

Shko poshtë

Beqiri: Edi Rama s'e përmendi Rugovën Empty Beqiri: Edi Rama s'e përmendi Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 13, 2013 4:55 pm

Beqiri: Edi Rama s'e përmendi Rugovën

Beqiri: Edi Rama s'e përmendi Rugovën Largea_ismeti1379078659
Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë folur lidhur me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Ramës i ka munguar një pjesë e historisë në fjalimin e tij duke thënë se e ka injoruar historinë dhe kulturën e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Beqiri ka thënë se Rama e ka bërë me qëllim këtë fjalim ndërsa ia ka rikujtuar se një ndër kontribuuesit kryesor të shtetndërtimit të Kosovës ka qenë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, që kryeministri i posazgjedhur shqiptarë nuk e ka përmendur fare.
“Ky me vetëdije ka anashkaluar fakte të rritjes dhe zhvillimit të historisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Nëse zotëri Rama bëhet se nuk e dinë se kush janë kontribuuesit në lindjen, ndërtimin e shtetit të Kosovës, unë po ia rikujtoj. Nuk them se ai duhet ta dojë por e duan qytetarët dhe e dinë kontributin se një ndër ata ose kryesori ka qenë presidenti Rugova”, ka thënë Beqiri.
Beqiri ka thënë se le të mbetet në ndërgjegjen e tij, dhe ka thënë se nuk e ka menduar se do të vijë në pozitë që ta interpretojë fjalimin e një kryeministri shqiptar, por arsyeja, sipas tij, është qasja e tij, injorimi i historisë dhe i kulturës në lindjen dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se pesha e vizitës së Ramës është përtej përmbajtjes së fjalimit të tij, sepse, sipas tij, është me rëndësi për Kosovën që ta zhvilloj një vizitë kryeministri i ri i Shqipërisë.
“Kjo vizitë e ka një rëndësi tejet të çmueshme. Edhe nëse ndalemi në pikat kryesore të fjalimit të tij, mendoj që shpalosja e vizionit të tij në lidhje me hapësirat e përbashkëta shqiptare siç ishte ajo e arsimit, e sigurisë, e gjuhës, e unifikimit të sistemit arsimor, pastaj e mbledhjeve të përbashkëta të Qeverisë mendoj që e bën zotimin e tij edhe më të rëndësishëm sa i përket interesave të shtetit tonë”, ka thënë Konjufca.
Sipas Konjufcës, fjalimi i Ramës, artikulon pak a shumë në ato kornizat e trasha të interesit mbarëshqiptar, që nuk e bën veç Vetëvendosja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi