Familja e madhe Jasharaj dhe pavarësia e njohur
Faqja 1 e 1

Opinion nga diaspora
Para disa ditësh agjencitë e mëdha botërore dhanë një lajm mahnitës nga burime të NASA-së amerikane. Bëhej e ditur se në të ardhmen e afërt nga kjo “shtëpi” e trurit amerikan do të lansohet një satelitë që do të përshkojë një numër të madh planetësh të orbitës për të vërtetuar se a ka jetë edhe diku tjetër. Për njerëzimin ky është një lajm dhe një arritje në vazhdimësi e njerëzimit, pra e një pune të dalë nga mendje njerëzish nga logjika dhe intelekti njerëzor. Thënë të drejtën për mua disi ishte diç që më kaloi shpejt nga mendja, sepse edhe truri i im i cekët nuk mund as ta merr me mend se çfarë do të thotë kjo për njerëzimin dhe arritjen e madhe shkencore. Me vonë më shkoi mendja se si të jetë diç e tillë interesante për mua kur unë si shumica e bashkëqytetarëve të mi shqiptarë kemi punë më ”interesante” dhe më “dobiprurëse”, pra të merremi me përditshmërinë politike, të partive dhe liderëve tanë të “mëdhenj” , jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojet tona shqiptare.
Realiteti është i tillë, mu këto ditë ndodhi që të jetë një datë vërtet e shënuar në historinë tonë kombëtare, përvjetorin e rënies së familjes së madhe shqiptare Jasharaj në krye me Adem, Hamëz e Shaban Jashari. Përvjetori i këtij viti ishte i pari në pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht. Ky përvjetor si zakonisht mbahej nën atë që rëndom te ne quhet “patronatin” e kryeministrit të Republikës. Si zakonisht në data të tilla pritet një organizim dhe manifestim dinjitoz, pra pritet një nivel i lartë sepse qytetarët e Kosovës dhe viseve të tëra shqiptare kishin, kanë dhe do të kenë respekt për vetë aktin dhe emrin e kësaj familjeje shqiptare. Pra qytetarët janë ata që nuk mund të përfitojnë e as të humbin poenë politikë në rast dështimi apo madhështimi të kësaj date historike, sepse siç thash qytetarët e vlerësojnë me shpirtë dhe zemër madhështinë e Jasharajve të Prekazit dhe tërë Kosovës. Nga ana tjetër janë pushtetarët dhe partitë politike me liderët e tyre, ata që janë të interesuar të fitojnë ndonjë poen apo diç tjetër në raste të tilla. Kjo u pa dhe u vërtetua 3 ditët e manifestimit, në vend që të ishte e tëra në funksion të manifestimit dinjitoz thuaj se kaloi në konflikte, mosmarrëveshje, ndarje fajesh te tjetri dhe kaloi edhe në shtyrje dhe ballafaqim mediatik dhe më gjerë. Pra ndodhi ajo që më së paku duhej të ndodhte, ajo më e mbrapshta që mund të ndodhë vetëm tek ne shqiptarët, pra doli në shesh një e vërtet e madhe, tregtia politike me data dhe njerëz të mëdhenj kombëtar. Qytetarët vërejtën qartë se liderët (që fatkeqësisht) kemi tepër të tillë që e quajnë veten kinse liderë, në të kaluarën kishin përfituar mjaftë me emra të heronjve dhe dëshmorëve kishin shfrytëzuar masat e popullit kinse si bashkëluftëtarë, bashkëpjesëmarrës e çka jo tjetër të këtij apo atij heroi. Kjo u pa qartë, u vërtetua se qëllimi i shumë pseudopatriotëve është mbërritja tek kolltuku, tek posti, tek privilegjet pra të përfitimi i shumë gjërave në emër te të tjerëve, në emër të atyre që ishin të krejt Kosovës, të tërë kombit shqiptar. Pra unë nuk do të ndalëm se kush gaboi dhe dështoi në këtë përvjetor.
Prandaj 5, 6 dhe 7 marsi do jenë gjithherë në trurin shqiptar, do jenë data të shënuar do jenë udhërrëfyes për atdhedashurinë, dinjitetin dhe sakrificën për shtetin, andaj Adem Jashari me familjarët tjerë të rënë për lirinë Kosovës nuk ishin, nuk janë dhe kurrën e kurrës nuk do jenë vetëm të një partie apo grupi politik, ishin janë dhe do të jenë të tërë popullit shqiptar, dhe tani e tutje askush më nuk do ketë të drejtën të thirret në emrin e tyre, sepse do mallkohen nga amanetet e tyre dhe dëshmorëve dhe të rënëve të tjerë të Republikës së Kosovës. Andaj është shumë me rëndësi që edhe familjarët që sot janë të gjallë të kësaj familjeje të mos gabojnë dhe të mos bien pre e politikave ditore, ata kanë një përgjegjësi të madhe ndaj atyre që ranë, ndaj vetvetes si përfaqësues të familjes dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi.
Prandaj tani e tutje ne duhet të mendojmë për ardhmëninë, ndërsa në të ardhmen institucionet duhet të përkujdesen pa parcializime dhe ndasi partiake e rajonale për rregullimin me ligj të datave historike, dhe të jetë përkujdesja gjithherë e institucionalizuar.
Besojmë se shpirti i të rënëve për Kosovën dëshiron që ne të zhvillohemi dhe të ndërgjegjësohemi për të ardhmen, pra të mendojmë edhe ne për zhvillime në sfera të ndryshme të jetës, nëse nuk mundemi si e sa Amerika mundemi të marrim shembull nga ata se i kemi miq të mëdhenj dhe të dashur.
Andaj sikur institucionet e shtetit të pavarur Kosovës ta kishin kryer me dinjitet këtë detyrë ne qytetarët do ishim më të relaksuar, se neve ashtu se ashtu do i ruajmë me fanatikllëk datat e njerëzve të mëdhenjë të Kosovës. Me forcimin e shtetit dhe zhvillimin e shpejtë pa hile të tij, ne i nderojmë dhe madhështojmë heronjtë tanë, pra familjen Jashari.
Xhevat Rexhaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Familja Jasharaj priti shumë personalitete
» Gjon Neçaj: Familja e Niman Sylës - Derë e njohur e fisit të Krasniqes
» Kristo Frashëri:"Pavarësia është ngjarja më e madhe e Shqipërisë"
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi