Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND

Shko poshtë

HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND Empty HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 20, 2013 2:57 pm

HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND 1236761_690366744325617_609413018_a
 
HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND
 
-POEZI PER TE MADHIN NDOC GJETJA.
 HYQMET HASKO:MBRËMË ISHA NË QYTETIN TËND 1234535_693547490674209_1161737836_n
Mbrëmë isha në qyetetin tënd Lezhë,
ecja me hap te ngadaltë dhe vështroja përqark,
kostatova se imazhi yt ishte i gjallë në këtë qytet,
por shqetësimi njerëzor përherë për ty është vetmi e  merak.
 
Mungon shpirti i qytetit tend, pa ty ndihet bosh,
ehh, thoshin, i ka ikur motivi këtij qyteti,
shkruajnë shumë poezi, por janë për t’u hedhur në kosh,
poezia e Ndocit ishte mjalti, shija e jetës dhe lezeti.
 
Unë u përmenda disa emra që dhe ti i ke pasur në shpirt,
tundnin kokën, të mirë janë por gjenden në Amerikë.
që kur iku Ndoci, ikën dhe ata, dikush u bë politikan,
bij të këtij qyteti janë, por shpirtin tjetërkund e kanë.
 
Por një miku yt  i vjetër, librin tënd më dhuroi,
në këtë qytet është një Ndoc dhe s'ka poet tjetër,
dhe foli për ty gjithë darkën, gjersa dita tjetër agoi,
s’i hiqej nga mendja kurrë miqësia juaj e vjetër.
 
Mbreme isha në qytetin tënd, të gjithë doja t’i takoja,
duke takuar ata, diçka nga shpirti i tyre për ty ju merrja,
në qytetin tënd ti ishe relikja, ishe sharmi dhe përmendorja, l
uftëtar i artit, i pa përzhitur, legjendë, o poeti NDOC GJETJA.
H..B..H.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi