Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën

Shko poshtë

Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën Empty Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:41 am

Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën


Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën Visar_kryeziu-votimet_(5)-490x320

Partitë politike sërish do t’i kushtojnë vëmendje të madhe garës për të fituar Prishtinën. Përveç LDK-së, e cila ka dhënë indikacione se nuk do ta lëshojë Isa Mustafën, partitë e tjera me gjasë do të shkojnë me kandidatë të rinj, emrat e të cilëve akoma nuk i kanë gjetur. Kryeqyteti do të marrë peshë më të madhe pas miratimit të ligjit që do ta bëjë me status të veçantë.

Nga Express

Beteja për të fituar Prishtinën akoma mbetet prioritet i lartë i partive politike në vend, jo vetëm për shkak të numrit të madh të votave që sjell ky qytet, por edhe për shkak të prestigjit.
Për këtë arsyen e fundit, partitë politike në zgjedhjet e kaluara kishin vënë në lojë karta të mëdha, duke zgjedhur për kandidatë personalitete të cilat mendoheshin si më të përshtatshmit për të marrë besimin e qytetarëve.

Prishtina do të marrë një rëndësi edhe më të madhe pas miratimit të ligjit që do t’i japë asaj status të veçantë dhe që përfundimisht do ta dallojë atë nga komunat e tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka arritur të mbajë primatin në Prishtinë në të gjitha zgjedhjet e organizuara pas luftës, sipas indikacioneve të deritashme, e ka të zgjidhur çështjen e kandidatit.
Isa Mustafa sërish shihet si njeriu më i mirë brenda LDK-së për të udhëhequr me Prishtinën.
Së paku kështu mund të vlerësohet nga deklarimet e zyrtarëve të kësaj partie. Vetë kryetari i Komunës së Prishtinës po ashtu ka dhënë sinjale se do të garojë edhe për një mandat, nëse kjo i kërkohet nga LDK-ja.

Partia Demokratike e Kosovës në të gjitha zgjedhjet lokale ka pasur Fatmir Limajn si kandidat për kryetar të Komunës, dy herë si bartës i listës, një herë si kandidat i drejtpërdrejtë.
Zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar se Limaj nuk do të kandidojë më për këtë pozitë.
Por në PDK akoma shprehen të interesuar për të fituar Prishtinën.

Ramadan Avdiu, sekretar organizativ në PDK, thotë se kjo parti ka kandidatë për Prishtinën.
“Kemi kandidatë, por nuk kemi vendosur akoma, jo vetëm për Prishtinën, por edhe për komunat e tjera. Pas vendimeve në instancat e partisë, ne do t’i bëjmë publike vendimet për secilën komunë, e edhe për Prishtinën”, thotë Avdiu.

“Në Prishtinë jemi shumë të përqendruar dhe jemi duke punuar që këtë herë ta fitojmë pushtetin”.

Por, a është PDK-ja e interesuar që të përqendrohet për të mundur Isa Mustafën, kur dihen relacionet mes dy partive?

Shumëkush koalicionin qeverisës në vend e sheh si pengesë dhe pothuaj të pamundur që kandidati i PDK-së ta sulmojë kandidatin e LDK-së, pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve.
Por kjo mohohet nga Ramadan Avdiu, i cili thotë se PDK-ja do të luftojë që ta marrë qytetin.

“Edhe pse jemi në koalicion me LDK-në, për zgjedhjet lokale ne shkojmë si subjekte të veçanta. Ne thjesht jemi duke punuar që në Prishtinë ta fitojmë pushtetin. Neve edhe pak na duhet ta udhëheqim kryeqytetin, jemi shumë afër”, thotë ai.

Avdiu thekson se PDK-ja nuk do të dalë nga strukturat e saj për të gjetur kandidatin, duke thënë se kjo parti ka shumë kuadro.
“Ne mundemi të caktojmë një personalitet që vërtet çon peshë në Prishtinë dhe në krejt Kosovën, që mund të ndryshojë Prishtinën, ta bëjë një qytet modern dhe t’ia ndërrojë konturat”.
Aleanca për Kosovën e Re, e cila ka dalë partia e dytë në zgjedhjet e fundit lokale në kryeqytet, po ashtu është e interesuar që të marrë primatin në qytetin kryesor të vendit.
Ibrahim Makolli, ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se kjo çështje ende nuk është diskutuar në parti.
Sidoqoftë, Makolli nuk duket shumë i interesuar që të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës.

“Unë jam i bindur se brenda AKR-së ka potencial të mjaftueshëm, ka mjaft njerëz, të cilët janë kandidatë shumë të përshtatshëm për të qenë jo vetëm kandidat, por edhe kryetar të Komunës”, thotë ai.
Por Makolli është i bindur se AKR-ja mund të dalë fituese kësaj here.

“Unë jam shumë i bindur se AKR-ja do të radhitet si partia e parë në komunën e Prishtinës, pasi e dini se herën e kaluar kemi pasur më së shumti vota”, ka thënë Makolli.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu kishte provuar që në zgjedhjet e kaluara të fitojë në Prishtinë, duke instaluar një model “më ndryshe” të fushatës. Sidoqoftë, i përzgjedhuri i AAK-së, Genc Meraku nuk kishte arritur të fitojë, përderisa AAK-ja ishte radhitur e pesta.
AAK-ja po ashtu është në kërkim të një kandidati.

“Ne e kemi filluar debatin për këtë çështje, por ende nuk ka përcaktim se kush do të jetë kandidat i AAK-së për Prishtinën. Emra nuk janë përmendur, por po punohet, po mendohet, po debatohet, emra ndoshta aty-këtu, por nuk jam në dijeni që është biseduar me dikë, që i është ofruar mundësia që të na përfaqësojë”, thotë Avni Arifi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.
Këtyre ditëve është spekuluar se AAK-ja i ka ofruar edhe Blerim Shalës, nënkryetar i parë i kësaj partie, që të jetë kandidat i saj për kryetar të Prishtinës.
Avni Arifi thotë se nuk beson se Shala do të mund të jetë i interesuar për një gjë të tillë.

“Është mirë ta pyetni Blerim Shalën, por njohuritë e mia flasin të kundërtën. Blerim Shala është nënkryetar i parë dhe nuk besoj se kjo çështje do të jetë orientim i tij”, ka thënë ai.
Sido që të jetë, AAK-ja nuk përjashton mundësinë që kandidati të jetë edhe jashtë strukturave të partisë.
Po ashtu kjo parti shprehet optimiste për fitore.

“Ne do të luftojmë, ne do të përpiqemi, nuk është me rëndësi, në fund, a fitojmë, me rëndësi është që qytetarët e Kosovës t’i respektojmë me një program, i cili do t’i plotësonte nevojat e qytetarëve të Prishtinës. Dhe, ne do të përpiqemi që t’u sqarojmë qytetarëve se pse duhet të votojnë për AAK-në dhe natyrisht se ne luftojmë për fitore”, thotë Arifi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi