Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria deri në qershor kërkon të gjitha kompetencat e EULEX-i

Shko poshtë

Qeveria deri në qershor kërkon të gjitha kompetencat e EULEX-i Empty Qeveria deri në qershor kërkon të gjitha kompetencat e EULEX-i

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 24, 2013 1:52 pm

Qeveria deri në qershor kërkon të gjitha kompetencat e EULEX-i

Qeveria deri në qershor kërkon të gjitha kompetencat e EULEX-i F1_24eulex1380009002



Prishtinë, 24 shtator - Me krimet e luftës, korrupsionin dhe krimin e organizuar misioni i EULEX-it do të merret vetëm deri në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo pasi institucionet e Kosovës i kanë dorëzuar një dokument Komisionit parlamentar të legjislacionit, me të cilin kërkohet bartja e të gjitha kompetencave nga EULEX-i tek institucionet kosovare, transmeton KTV. 



Qeveria është ngutur dhe ka vepruar papërgjegjshëm ndaj Bashkimit Evropian, konsideron kryetari i Komisionit të legjislacionit, Arben Gashi. Sipas tij, Qeveria do të duhej të konsultohej me BE-në dhe të ishte me specifike kur flet për shuarjen e EULEX-it. Për deputetin e PDK-së, Behar Selimi, dokumenti i Qeverisë nuk përbën ndonjë risi. Ai thekson se bëhet fjalë për një strategji të përditësuar, e cila ekziston tashmë tre vjet, që shpreh qëndrimin e institucioneve për marrje të të gjitha përgjegjësive në fushën e sundimit të ligjit. Ndërkohë deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, thotë se EULEX-it nuk do të duhej t’i jepeshin asnjëherë kompetenca ekzekutive. Dilema për këtë proces ka shfaqur edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. 

Misioni evropian për sundim ligji, EULEX, ishte vendosur në Kosovë më 2010, mirëpo shpeshherë ka qenë pre e akuzave të ndryshme nga institucionet e vendit. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi