Musa Jupolli-ÇUN JAJÇI- Vargje zemrash
Faqja 1 e 1
Musa Jupolli-ÇUN JAJÇI- Vargje zemrash
Musa Jupolli-ÇUN JAJÇI- Vargje zemrash
Musa Jupolli
nuk kuptoj !
n' këtë dhe
ndihet aromë dashurie
fjalë lirie
në përkthim
fjalë demokracie
në gjenezë
tokë pjellore
tokë ilire
fjalë urtësie
origjinale n' thelb
zonjë hyjneshë
kjo tokë shqiptare
*nuk kuptoj
pse nuk di(tëm)më
ta ruajmë
u poqëm
u dogjëm
me cilën notë
mund ta shërojmë
*pes çun lajçi n' Prishtinë
nuk mund të recitojë ?
musajupolli,24/09/2013)
_____________________
Çun Lajçi
farë anomalie!
Vet e shkrova dhe u përgatita ta recitoj në ditën e përurimit të shtatorës ne shej nderimi për pavdeksinë e Ibrahim R.
Jo me than,nuk ban.
Presidenca e ka në patronat!
Thash: po unë i kujt qenkam?
S'e di a i vrau porosia e poezisë apo xhelozia ndaj Hirësisë së tij!
Sidoqoftë,turp!!!
Edhe njëherë vlersojeni poezinë,ja ku e keni origjinalin.
Çun LAJÇI
Ti urtaku i Ukë Rugovës
/ Presidentit I.R /
Sa bukur të rrika hirësia jote n'bronz
Thua së mbi supe ke varur kodër e fushë
Ti urtaku i butë i Ukë Rugovës
Mëkat që s'mund të flasësh e t'na e thuash
Atë përrallën e bukur për mal e pushkë!
"Ai që braktis malin tue lakmue fushën,ka braktisur pushkën
Lirinë e ka përbuzë"!
Thoshe, e buzëqeshjën e ngrije n'buzë.
"Po ike nga populli ke ikur nga atdheu e zoti
E zoti e denon robin e vet!
Shumë herë na ndrydhën e na shtrydhën
Por s'ikëm nga shalli as nga plisi
Qendruam mes qiellit e tokës
Rrënjët n'dhe na i breu urithi
Degët na i thyen shtërgatat,
por prap nxorri pipa lisi!
Dy herë u kollite e këtu u këput rrëfimi.
Tani pusho,mos pyet se ç'bëhet këndej se
deshpërohesh!
Këtu lirë shitët lëkura.Atdheu grimcohet.Liria matet me ura!
Ty t'kemi harruar që moti!
T'kujtojmë vetëm kur druajm nga djajt e zoti!
E Ti ece gacave e gjëmbave për Ne
U the jemi Dardan edhe kur ta mbyllën gojën
Edhe kur të than së Ti s'ke Zot as Fe
Edhe kur deshtën të t'varrosin për së gjalli,
Ti vetëm buzëqeshe e shallin qefin n'qafë e vare.
Unë s'iki nga atdheu i
robëruar,the
Së më mallkon Uka,Meshari e Lahuta!
Dhe u shkrumove për ne!
E Ne " njerëzisht e burrërisht" të dëshpëruam!
Andaj mos pyet se ç'bëhet këndej!
Këtu dhëmbja e mallkimi ecin trotuarëve
Në çdo skutë takojmë mjerimin
Sa keq kur krimbat e arës tënde të hanë,tha dikush
E jeton më shpresën së afër s'e ke varrimin!
E Ti si shallin n'qafë na mbajte,e kurrë s'na
hoqe
Së dhëmbja s'tu hoq për Ne e Dardaninë!
Emrin e kemi the nga fjala dardhë
Dhe drejt lirisë gacave ece prore
Ti urtaku i Rugovës më shalla t'bardhë
President i përjetshem që kokëlartë rri n'shtatore.
22.09.2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje
» Abdi Pergjegja e Musa Jupolli i shkruajnë motrës vargje
» Leonora Buçinca:PASTAJ ME THUAJ
» Musa Jupolli:Musa Ramadani -t
» Musa Jupolli:P a r i s i
» Abdi Pergjegja e Musa Jupolli i shkruajnë motrës vargje
» Leonora Buçinca:PASTAJ ME THUAJ
» Musa Jupolli:Musa Ramadani -t
» Musa Jupolli:P a r i s i
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi