Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
Faqja 1 e 1
Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
Përkujtim për burrin e shtetit të Kosovës
Nga Agim Gashi
Në çdo janarët që do vinë në shekuj, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht personaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas pesë viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhembje, ky pikëllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e tokësorë.
Njeriu që krijoi vetëdijen shtetërore
Koha prej pesë vitesh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperitetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerëzit e politikës botërore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjithëçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vëllazërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arriti ti bëjë mardhëniet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët
Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botëror, duke arritur që të bëj miq të sinqertë e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapësirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me mençurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytyra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!
Doktor Ibrahim Rugovën që pesë vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë. Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikërisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shtetit të Kosovës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosovës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerëzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finales së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetësisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarësisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerëzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.
Sot pas pesë vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Edhe bashkimi i atyre që jetojnë me amanetin tënd do të bashkohen përsëri për të mirën e kombit e atdheut.Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.
E vërteta për familjen e Dr. Rugoves!
Ibrahim Rugova, u lind më 02 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Dajtë e Presidentit Rugova janë me prejardhje nga Koshutani i Rugovës. Me fis janë Kelmend, nënfisi Muriq, përndryshe dera e lavdishme e kryetrimit të Zhuj Selmanit. Janë të ardhur nga Malësia e Rugovës në komunën e Istogut pikërisht në fshatin Llukavc i Begut para me shumë se 100 vjet. Nëna Sofë ka lindur në vitin 1921 në Llukavc të Begut dhe është vajza e Qerim Rrustem Rugovës,një burrë i urtë dhe pleqnarë në zë,dhe e nënës Razë, një grua fisnike nga familja Visoqi e po këtij fshati, pra Llukavc i Begut. Kulla e Qerim Rugovës ishte dhe është në zë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në vitin 2005 është futur me ligj nën mbrojtjen e shtetit si arkitekturë kombëtare me vlera të veçanta,kurse guri i oxhakut të kësaj kulle është në sallonin e Rezidencës së Presidentit Rugova,ku i ka pritur të gjithë burrshtetasit e botës.
Kurse sa i takon babait të Presidentit Rugova, Ukë Rrustë Rugova,është pushkatuar bashkë me babain e tij (gjyshin e Presidentit, Rrustë Rugovën) me 5 janar 1945,si familje nacionaliste nga OZNA serbe. Siç dihet familja e Presidentit njifet si një nga familjet më atdhetare në Rugovë e Dukagjin,që kanë dhënë shumë mashkuj për mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike, si Halil Sadria e Xhemë Sadria (Vëllëzrit e gjyshit të Presidentit,Rrustë Sadri Rugovës).Ja se çka shkruan Gjergj Fishta në një varg në Lahutën e Malsisë:
''Pritni djemt e vatanit,
Rrustem Ukën pika e djalit,
Xhemë Sadrinë si zanë e malit".
A nuk flet kjo mjaft se kush është familja e presidentit Rugova dhe sa gjakun e derdhi kjo familje për të mirën e atdheut?
Kurse rapsodët në këngën për Rrustë dhe Ukë Rugovën që u pushkatuan së bashku e këndojnë këngën si vijon:
''Në katerdhjetepestën me 5 janar
N´'Cerrcë kanë hy çetnikt barbarë.
Vranë çetnikt at Rrustë Rugovën,
Hije e zezë kaploi Kosovën,
Rrustë Rugovën me djalë t'vet,
E la Uka nji amanet,
Amanet e la një djalë
Që ta shpëtoj popullin shqiptarë“!
Dhe aludohet në Presidentin Rugova që mbeti jetim kur kishte vetëm 5 javë jetë.
Presidenti Rugova duke shpalosur flamurin të cilin duhej sot ta kishte Kosova tha:Ky flamur do të valon në hapsirat e Dardanisë! Fatkeqësisht ate e dogjë në rrugët e Prishtinës dhe për këtë sot e kemi atë flamur që si ngjan me asgjë identitetit shqiptar!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet Arkitekti i Pavarësisë
» Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
» Presidenti Rugova ishte, është dhe do te mbetet arkitekti i pavarësisë
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
» AGIM GASHI:PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi